Facebook sjell tjeter risi, vjen “timeline” per çiftet
Bëhet fjalë për një faqe të dyfishtë, që mund të përdoret nga të dashuruarit, të fejuarit, të martuarit, ose edhe miqtë
Një “timeline” çiftesh, për të dashuruarit, të fejuarit, apo të martuarit, por edhe për miqtë që mund të kenë marrë pjesë në një ngjarje të caktuar. Një profil i ndarë është lancuar më në fund nga Facebook, me synimin për të krijuar një profil ku ndërthuren mesazhet, fotot dhe eventet që juve dhe një tjetër mund të keni të përbashkët.
Ky funksioni është plotësisht inovativ në ‘layout”. Praktikisht, duke shkuar në faqen e një miku, klikohen impostime dhe aktivizohet funsioni “detaje miqësie”. Në këtë mënyrë mund të vizualizohet faqja e krijuar me të gjithë materialet që kanë të përbashkët dy personat.
Risia tjetër ka të bëjë me ato që virtualisht ose në jetën reale, janë të deklaruar si çifte. Në këtë rast, “timeline” është e shikueshme automatikisht, duke shkruar “facebook.com/us”. Menjëherë do të shfaqet një ditar çfiti, i ndarë me njeriun me të cilin jeni të lidhur në Facebook.