Timline, pse i njohur ndryshe në formën e ditarit në profilin tonë, shumë shpejt do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë dhe jo më një thjesht një opsion.
Për momentin nuk është dhënë një datë e sakë, por bëhet e ditur se koha është tepër e kufizuar.
Në këtë njoftim, siç bëhet e ditur nga “Dailymail”,lexohej: “Vitin e kaluar prezantuam timeline, që është një tip i ri profili, i cili i jep një rëndësi të madhe fotografive, komenteve dhe eventeve në jetë duke të ndihmuar të kesh një përmbledhje sa më praktike të historisë që keni kaluar. Brenda javës Timeline do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Në këtë mënyrë t gjithë kanë vetëm 7 ditë kohë për të bërë ndryshime, për të fshirë apo modifikuar profilin e tyre”.
Timeline është kritikuar pasi ai paraqet komente dhe foto që shumë persona preferojnë të mos i kujtojnë nga e kaluara e tyre