Forumi Kuq E Zi
Truri Kuantik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri Kuantik Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Truri Kuantik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri Kuantik Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Truri Kuantik Empty Truri Kuantik 31/5/2012, 21:01

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndoshta çështja më e vështirë që është shtruar ndonjëherë në shkencë është ajo e quajtur “problem i vështirë“, ose “problemi i pazgjidhshëm“.Është problemi se si bota jomateriale e mendimeve dhe e ndjenjave tona bashkë - vepron me botën materiale të trupit tonë.Gjendja emocionale të shkaktura nga mendimet dhe nga ndjenjat tona (bota jomateriale) pasqyrohen në mënyrë të menjëhershme në fiziologjinë e trupit tonë (bota materiale).Për shembull,kur në trurin tonë vjen një mendim jomaterial për të ngritur dorën,truri fillon menjëherë të prodhojë bartës mesazhi neurotransmetues,të cilët lëvizin nepër sistemin nervor.Në muskujt e dorës dërgohen impulse elektirke dhe muskujt fillojnë t’i përgjigjen mendimit fillestar.

Si është e mundur kjo?Si mundet që diçka jomateriale siç është mendimi të shkaktojë një pasojë reale materiale, gjë që ndodh vazhdimisht në trupin tonë?
Nisur nga Dekarti,i cili tha se ka një hendek ndërmjet trupit dhe mendjes, përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e mundur që të merret me anët të fizikës njutoniane.Por si mundet atëherë të lidhet bota jomateriale e mendjes dhe bota materiale e trupit?

A ka të ngjarë që përgjigja të vijë nga fizika kuantike?


I gjithë realiteti i jashtëm që përthithet nga truri vjen në të përmes pesë shqisave: dëgjimi, nuhatja,shijimi,prekja dhe perceptimi pamor.Sipas filozofit Imanuel Kant,ne duhet të bëjmë dallim ndërmjet botës numenale,botës në vetvete (daß Ding an sich) dhe botës fenomenale,botës ashtu siç e perceptojmë ne.Kanti thotë se është i pamundur perceptimi i drejtpërdrejtë i botës;në mundemi ta perceptojmë atë vetëm përmes shqisave.

Realitetin e jashtëm askush nuk mund ta njofë vërtet,sepse ne asnjëherë nuk e perceptojmë atë drejtpërdrejtë. Mandje mund të shkohet deri aty sa të ngrihet pyetja nëse ekziston një realitet fizik.Sidoqoftë,Kanti besonte se realiteti fizik,burimi i perceptimeve tanë,është real.Ai pohonte se ajo që njohim ne për botën është kryesisht një interpretim i bërë nga truri ynë.Për të vlerësuar se çfarë thoshte Kanti, përpiqu të numërosh pikat e zeza në figurë;nuk është e lehtë,sepse në të nuk ka fare pika të zeza! Truri yt imagjinon se aty ka pika të zeza,të cilët ti i shikon sikur lëvizin para-prapa!


Përkthimi që bën truri,nga nxitja e jashtme e korteksit pamor deri në pamjen që formohet në kokë vjen prej një modeli valor elektromagnetik të jashtëm. Ndoshta nuk e ke menduar ndonjëherë,por ngjyra e kuqe në vetvete nuk ekziston! Ngjyra e kuqe,ashtu si pikat e zeza që thamë sipër, është vetëm një përkthim,një paraqitje që sjell shqisa tek ti.Ngjyra e kuqe është një ndërtim subjektiv i asgjëje tjetër veçse i një vale elekrto -magnetike me një frekuncë, amplitudë dhe fazë të caktuar.

Insekte që kanë vetëm dy lloje të receptorëve të ngjyrave kanë një pamje subjektive krejtë të ndryshme të po asaj ngjyre që ti e quan e kuqe; duke qenë se ata nuk e shikojnë atë,ajo për ta perceptohet si e zezë.Ne mandje nuk dimë as se si e perceptojnë ngjyrën e kuqe njerëzit e tjerë! Kjo është ajo që Imanuel Kanti donte të thoshte kur fliste për pamundësinë e njohjes nga ne të botës numenale,botës në vetvete;ne shikojmë vetëm varoantin tonë personal ,interpretimin tonë të realitetit,i vili qëndron përtej nesh.Në mënyrë të pashmangshme njohja jonë është e kufizuar, sepse ne interpretojmë vetë pak përqind të të gjithë spektrit të energjisë elektromagnetike që ekziston.

Kemi mësuar në shkollë që truri ynë është një lloj superkompjuteri i pajisur me neurone që marrin nxitje në sinapse, të cilët përpunojnë informacionin vibrues të marrë nga pesë shqisat. Mendimet e individit janë personale dhe asnjë tjetër përveç atij individi nuk mund t’i njohë ata!

2Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 31/5/2012, 21:05

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Kujtesa ruhet në qelizat gri që përbëjnë trurin.Shumicëa e njerëzve këto kanë mësuar në shkollë dhe i besojnë akoma ato që kanë mësuar,por shkenca ka përparuar qysh nga koha kur janë shkruar këta tekste shkollorë dhe tani përdor shkencën kuantike për të shpjeguaar ndërgjegjen.

Në vitin 1920 Vildër Penfild besonte se kujtesat ruheshin si engrame në një vend të veçantë apo adresë në tru, ashtu si një kompjuter ruan të dhënat e tij në një vend të veçantë të memories. Karl Leshli,duke kërkuar këto engrama,duke eksperimentuar me minj,zbuloi se kujtesa nuk ruhet në vende të caktuara brenda trurit,por duke se shpërndahet në të gjithë trurin dhe çdo pjesë e trurit duket se përmban të gjithë kujtesën.Shpërndarja e nkujtesës në të gjithë trurin dhe çdo pjesë e trurit duket se përmban të gjithë kujtesën.Shpërndarja e kujtesës në të gjithë trurin mund të shpjegojë pse njerëzit me zona të dëmtuara të trurit i ruajnë akoma kujtimet e tyre.

Vetia e kujtesës së trurit që “pjesa të përmbajë të tërën” e shtyti neurofizilogun e Stenfordit Karl Pribram të kryente kërkime kur mësoi mbi holografinë në vitin 1960.Ai doli me një shpjegim të ri për ruajtjen e kujtesës dhe besonte se truri e ruan kujtesën si model interference valor në formën e hologramës.Një hologramë është një pamje tredimensionale që ruhet në një fotografi dydimensionale si model valor.

Ajo ndërtohet duke ndarë me anë të pasqyrave një tufë koherente lazeri në dy të tilla.Këto dy tufa ruhen si një model i interferencës valore në një plakë fotosensitive ku tek subjekti që fotografohet drejtohet njëra nga tufat, ndërsa tufa tjetër drejtohet drejtpërdrejt në pllakën fotosensitive.Kur shikohet në dritë normale holograma nuk tregonë figurë,ajo përmban vetëm një numër rrathësh të mjegullta,por kur ajo ndriçohet me një rreze lazer, në të shfaqet një pamje tredimensionale e subjektit origjinal,pamje që mund të shikohet nga një numër i madh këndesh. Pamja tredimensionale duke sikur rri pezull në ajër. Kujtimet në tru mendohet se ruhen në të njejtën mënyrë si holograma ruan një pamje.Ruajtja holografike e kujtesës mund të shpjegojë kapacitetin shumë të madh të trurit.kapacitet i rendit 10 miliard bite informacioni në një jetëgjatësi mesatare njerëzore.

Hologramat shpjegojnë shumë mirë edhe mënyrën se si truri arrin të gjejë dhe të kujtojë shumë shpejt kujtimet nga sasia gjiigande e informacionit që ai ruan.Në çast ne njohim një fytyrë të dikujt që nuk e kemi parë prej vitesh edhe kur kjo fytyrë është plakur.Pamjet holografike mund të krahasohen edhe kur ato nuk janë njëqind të njejta. Pribram tregoi që jo vetëm kujtimet tona,por edhe procesi ynë njohjes, nuhatja, shijimi, dëgjimi dhe shikim mund të shpjegohen me anë të parimeve holografikë.

Le të marrim si shembull një perceptim pamor.Pikëpamja e sotme e shkencës është se pamja e botës projektohet nga lentet e syrit në një sfond,në retinë dhe se kjo pamje si të thuash “dixhitalizohet” nga truri dhe elementët e saj ruhen.

Pribram provoi se qelizat nervore të syrit reagojnë ndaj frekuencave të caktuara të valëve elektromagnetike që godisin syrin.Pamja shikohet del pyetja:si mundet një pamje të përmbajë frekuenca? Me anë te një procesi të quajtur transformimi Furie,informacioni hapësinor mund të përkthehet në një spektër frekuencash.Zhan Furje provoi se çdo lloj forme valore mund të ndërtohet prej valëve sinusoidale me frekuenca,faza dhe amplituda të ndryshme,mund të përftohet çdo lloj forme valësh.Procesi i përshkruhet metematiksht nga transformimi invers Furje.Ky transformim përdoret për të krijuar valë origjinale prej spektrit të valëve,sinusoidale. Transoemimet Furje mund të zbatohen kështu edhe në informacionin hapësinor dydimensional.

Pribram zbuloi që korteksi i truri kryen një transfromim Furje të pamjes vizualenë sy dhe shpërndan frekuencat përbërëse të pamjes në të gjithë neuronet e trurit.Në këtë mënyrë pamja përvetësohet dhe memorizohet si model i interferencës valore në neuronet,tamam si holograma që ruan fotografinë.Forma origjinale e pamjes mund të rindërtohet nga paraqitja holografike e saj me anë të transformimit invers Furje,duke dhënë një imazh pamor brenda kokës sonë.

3Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 31/5/2012, 21:07

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndërtimi i një imazhi prej frekuencave valore sinusoidale të veçanta është teknika e përdorur në skenarin MRI (pamje me rezonacë magnetike) që përdoret në spitale.Skenari MRI (Magnetic Resonance Imaging) përdor transformimiet Furje për të ndërtuar një imazh holografik të trupit që akanohet me anë të atomeve të ngacmuar të hindrogjenit që kalojnë përmes molekulave të ujit të trupit.Kjo teknikë është krijuar nga Uolltër Shemp, i cili më vonë dha kontribut në teorinë kuantike të trurit duke thënë që kujtimet nuk ruhen brenda vet trurit,por në materialin e hapësirës,në vakuumin fizik.Truri vepron si një mjet leximi në vakumin fizik ku ruhet kujtesa holografike në formën e mdelit valor.

Kur kombinojmë teorinë holografike të trurit të Karl Pirbramit me teorinë e Dejvid Bohmit,e cila thotë se universi si i tërë është vetëm një hologramë gjgande,marrim një pikëshikim interesant të realitetit,atë që quhet modeli holografik.Në modelin holografik universi shikohet si një magazinë gjigande e frekuencave elektomagnetike,të cilat përmbajnë nevele të shumëfishtë të realitetit.

Truri,duke përdorur transformimet Furje,dekodon një kanal përmes ferkuencave elektromagnetike të universit dhe prej këtej ndërton paraqitjen tonë të mbrendshme të realitetit. Truri ynë mund të marrë vetëm një diapazon të kufizuar të frekuencave nga bota e jashtme,pra mund të arrijë vetëm një njohje të kufizuar të realitetit.Mund të thuhet që truri akordohet në një realitet të caktuar,ashtu si radioja që akordohet në një stacion.

Ne mendojmë se lëvizim në një botë solide të pamjeve që janë perceptuar prej trur,por e vërteta më e thellë mund të jetë që ne zbërthejmë vetëm një realitetet e botëve të shumta paralele.

Modeli holografik zgjidh shumë mistere të fenomeneve paranormalë,sepse trutë individualë janë vetën pjesë të një të tëre,trurit univerzal.Në modelin holografik të gjithë trutë janë të lidhur në mënyrë rë pakufizuar dhe informacioni paranormal(telepatia) mund të kalojë lehtësisht nga një tru në tjetrin.

Stjuart Hamerof dhe Roxher Penroz kontribuan në teorinë kunatike të trurit duke paraqitur një model të trurit të bazuar në llogaritjen kuantike.Ata besojnë se truri ynë e përpunon informacionin nga neoronet jo vetëm në gjendje klasike,por duke përdorur edhe gjendjet kuantike.Gjendjet kunatike brenda trurit për një kohë të gjatë besohej se ishin absolutisht të pamundura,sepse truri ishte shumë i madh,shumë i lagësht dhe shumë i ngrohtë për t’i bërë të mundura gjendjet kunatike,të cilat ishin vrojtuar vetëm në laborator, në situata të izoluara dhe të kontrolluara të shkallës nënatomike.Por tani Hamerof beson se ka gjetur tullën bazë,kubitin,për llogaritje kunatike në tru.Ai ka dalluar një tub shumë të vogël,të quajtur mikrotubul,i cili përmban citoskeletin e qelizës.

Citoskeleti është skeleti që i jep qelizës strukturën e saj;ai është korniza e qelizës.Përveç kësaj,mikrotubuli shërben edhe si një tub për kalimin e të gjithë llojeve të komponimeve kimikë që përdoren nga qeliza.Homerof thekson se citoskeleti mund të ketë edhe një funksion neral dhe se ai mund të jetë madje edhe më i përparuar nga vet neuronet. Funksioni neural i citoskeletit mund të shpjegojë pse një organizëm njëqelizor mund të kryejë funksione inteligjentë, sepse ndonëse organizmi njëqelizor nuk ka rrjet neoronesh, neurone dhe tru,ai zotëron një formë primitive të ndërgjegjs duke qenë se kryen funksione inteligjentë si notimi,ngrënia dhe çiftimi!

Për sa i takon njerëzve,ne kemi një tru të përbërë nga neurone të cilët ndërlidhen me anë të dentriteve dhe sinapseve,duke krijuar kështu sistemin nervor qendror.Brenda qelizave neuronale gjendet citoskeleti i përbërë nga mikrotubulat.Vetë mikrotubulat janë të ndërtuar prej tubulinave,proteina me formë hegzagonale.Këtë tubulinë brenda mikrotubulit të neuronit ka indentifikuar Hamerof si klubit të trurit.

Interpretimi klasik i neurobiologjisë ka qenë që përqendrimet e joneve të ndryshëm bartin impulset që lëvizin në të dy drejtimet brenda sistemit nervor qendror dhhe janë përgjegjës për të gjithë informacionin e përpunuar nga sistemi nervor në tërësi.Hamerof vërejti që mikrotubulat përmbajnë dritë me koherencë të lartë (dritë të ngjashme me lazerin) dhe që kjo dritë luan një rol të rëndësishëm në përpunimin e informacionit nga truri.Fric Pop gjithashtu ka zbuluar lëshimin e biofotoneve nga trupi i njeriut.pop zbuloi që dalja e dobët e biofotoneve mund të diktohet jo vetëm prej trupit të njeriut,por nga të gjitha format biologjike të jetës dhe dyshon se burimi i këtyre biofotoneve lidhet me ADN-në.

4Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 31/5/2012, 21:10

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Hamerof gjeti biofotone koherentë brenda mikrotubulave kur ata janë në gkendje kuantike.Me fjalë të tjera, biofotonet ishin koherentë dhe me lidhje kuantike.Mikrotubuli është i mbushur me molekula uji të renditura me koherencë të lartë dhe Hamerof beson se ky ujë të rëndësishëm në përcjellshmërinë e biofotoneve përmes mikrotubulit.Kur biofotonet kalojnë përgjatë mikrotubulit,ata shkojnë në sinapset e neuronit dhe pastaj kalojnë më tej në neuronin tjetër.në këtë mënyrë mikrotubulat shërbejnë si sistem përcjellës për dritën koherente në tru dhe më të gjitha pjesët e tjera të trupit.

Ky rrjet mikrotubulash është quajtur si interneti i trupit njerëzor,i cili lidh jo vetëm qelizat nervore, por edhe çdo qelizë tjetër të trupit.Ai bën të mundur shkëmbimin e infromacionit kuantik ndërmjet trurit dhe pjesës tjetër të trupit.Rrjedhimi i kësaj është se ndërgjegjja nuk është e kufizuar vetëm në tru,por të gjitha qelizat e trupit kanë të njejtin rol në ndërgjegje.Kjo mund të shpjegojë natyrën mbinatyrore të ndërgjegjes, pra mendimet dhe ndjenjat veprojnë në unitet brenda truput.

Mendo se çfarë ndodh kur ti je i dashuruar dhe njeriu që ti dashuron kalon papritur para teje.I gjithë trupi dhe truri yt do të reagojnë menjëherë dhe në unitet! Ti shqyen sytë,zemra rreh shpejt,të merret fryma,niveli i adrenalinës rritet dhe të shkojnë mornica në shpinë e të dridhen gjunjët; të gjitha këto ndodhin njëkohësisht. Reagimi i unifikuar i trupit brend çasti,me anë të internetit neural të tij përhapet përmes “përcjellsave” motubula si valë drite koherente,duke lidhur të gjitha qelizat e trupit tënd.

Kolegu i Hamerofit,matematikani Roxhër Penroz ndërtoi një shpjegim të ri alternativ për interpretimin Kopenhagen të fizikës kuantike,pra shuarjen e vales kuantike nga vrojtimi i ndërgjegjshëm.Penroz propozoi një zvogëlim objektiv (zvogëlim është sinonim për “shuraje e valës kunatike”). Zvogëlimi objektiv(OR) mundëson shuarjen e valës kunatike pa pjesëmarrjen e vrojtimit të ndërgjeshëm njerëzor,por ndodh vetëm kurr arrihet një “prag i caktuar” i atij që ai e quan gravitet kunatik.

Llogaritja kuantike që bëhet në tru përdor mekanizmin e informaccionit (lidhjes) së kundërt (fidbek) që kalon nga ndijuesit hyrës të trupit dhe prandaj shuarja e gjendjes kunatike që arrihet në mikrotubula quhet Zvogëlim Objektiv i Orkestruar (Orch ose OR).Gjendja klasike e sinjalit hyrës në dijuese orkestron llogaritjen kunatike me anë të lidhjes së kundërt.

Modeli i trurit kuantik i Hamerofit çon në pikën që ndërgjegjja,mendimet dhe ndjenjat tona janë rezultat i zvogëlimit objektiv (OR) të një mbivendosjeje të të gjithë mendimeve dhe ndjenjave të mundshme që ndodhin në kubitet brend mikrotubulave në neuronet e trurit.Me fjalë të tjera,mendimet tanë personalë janë thjesht një shuarje (kolaps) i mendimeve universalë.

Modeli kuantik i trurit thotë se vet universi zotëron veti themelore të protondërgjegjes!


Është kjo protondërgjegje,apo ndërgjegjja universale (mendimet e të gjithë mendimeve) e cila shuhet në ndërgjegjen individuale në kubitet e trurit.Kjo ndodh me një shpejtësi mestare prej 40 shuarjesh në sekondë, çka i korrespondon frekuencat prej 40Hz të valëve të trurit.Vetëdija jonë për mendimet dhe ndjenjat e brendshme është e ndërtuar si modeli i një filmi që xhirohet me shpejtësi 40 kuadro në sekondë nga një ndërgjegje universale.

Hamerof dhe Penroz theksojnë se modeli i tyre i Zvogëlimit Objektiv të Orkestruar (OR) për përpunimin kuantik në mendje përputhet me mësimet siritualë të budizmit,hinduizmit dhe kabalës,të cilt mësojnë ekzistencën e një mendjeje universale.

Ajo që fitojmë ne në këtë mënyrë,është një model i trurit i cili tregon që ndërgjegjja nuk është një epifenomen, rezultat i veprimtarisë së trurit, por se truri duhet të shikohet si një antenë e madhe apo si një marrës i ndërgjegjes universale e cila ndodhet kudo në univers!

Teoria kuantike e trurit ka mjaftë kundërshtarë dhe është akoma në fazën e saj foshnjore, por ajo ka tërhequr tashmë shumë vëmendje dhe një ditë mund të pranohet gjerësisht si shpjegim i saktë për mënyrën se si punon truri.

5Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 31/5/2012, 22:07

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Qëllimi njerëzor

Dr.Ulliam Tiler është prof. emeritus i Universitetit të Stanfordit dhe bashkëthemelues i Institutit të Shkencave Noetike dhe i Akademisë së Parapsikologjisë dhe Mjekësisë.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij ka qenë prof. në departamentin e shkencës dhe inxhinierisë së materialeve dhe fushta e tij ishin metalurgjia,rritja e kristaleve,materialet gjysmëpërcjellës, etj. Në vitet 60 ai fillon një karrierë krejtë të re në një fushë që i kishte interesuar gjithmonë,studimi i zonave paranormale dhe të pashpjeguara të ndërgjegjes njerëzore.

Kërkimet e tij synonin të mbushnin boshllëkun ndërmjet shkencës dhe sipritualitetit. Për këtë qëllim ai përdori një protokoll të tillë shkencor në kërkimet e tij që mundi të tërhiqte vëmendjen e studiuese të tjerë.

Ai u interesua për studimin e energjive të vogla,energji të tilla si energjia Reiki që përdoret për shërimin e njerëzve me anë të prirjes shkencore. Dr.Tiler zhvilloi një lloj aparati numërues Gejger ultra të ndjeshëm për matjen e enrgjive të vogla të lëshuara nga duart e mësuesve Reiki dhe tregoi ekzistencën e një fushe enegjie që nuk futet në spektrin elektromagnetik.

Ky eksperiment ishte një nxitje pozitive për komunitetin Reiki; ai ka tani një konfirmim shkencor se fushat e energjisë Reiki ekzistojnë realisht dhe se ato mund të maten.Në kërkimin e tij prof. Tiler vërejti që qëllimi i shërimit i dërguar nga duart e paraktikuesve Reiki kishte një efekt thelbësor në enregjinë e matur.Nga këta eksperimente ai arriti në përfundim se qëllimi njerëzor që transmetohet përmes mendimeve dhe ndjenjave tona ka një efekt të matshëm mbi realitetin fizik.

Ai testoi edhe mësuesit Ki Gong dhe zbuloi se duart e tyre kanë një magnetizëm shërues të barabartë me një magnet prej 20.000 Gaus.Gishtat e tyre emetonin një tufë rrezatimi infrarot (me gjatësi vale 1-4,5mikron) i cili kishte veti shëruese.

Prof.Tiler bëri një seri eksperimentesh për të studiuar efektin e mundshëm të qëllimit njerëzor duke përdorur protokolle të rreptë shkencorë.Ai ndërtoi një apart të dedikuar të quajtur aparati elektrik me përmbajtje qëllimi (IIED) i cili rrezatonte një energji elektromagnetike, shumë të vogël,më pak nga një të miliontën e vatit.

Ai u kërkoi katër njerëzve të stërvitur të cilët kalonin në gjendje të meditimit të thellë të futnin atje qëllimin e eksperimentit që do të kryej.Pastaj kryej eksperimenti dyfish i verbër me dy aparate identike IIED (ifrarot),ku tek njeri ishte futur qëllimi me anë të procesit të meditimit dhe tjetri ishte lënë i paprekur.

Aparatet IIED ku ishte futur qëllimi u vendosën në dhoma të ndara përballë subjekteve.U vërejtën këta ndryshime(probabiliteti statistkor i ndryshimit p<0:001)
Aciditeti (PH) i ujit mund të ngrihej apo të ulej në mënyrë të qëllimshme me 1 njësi PH.
Aktiviteti i një enzime të mëlçisë së njeriut mund të rritje me 15-30%
Shejtësia e rritjes së larvave të një fluture mund të rritej me 25%
Rezultatet e matur ishin të dukshme,mundësia e ndodhjes së rastit ishte më e vogël nga 1/1000.

Me këta eksperimente Uilliam Tiler provoi në mënyrë të padyshimtë që qëllimi njerëzor ka një ndikim real të matshëm mbi realitetin tonë fizik.Pas provave të vazhdueshme për 3-6 muaj ai vërejti që efektet e qëllimshëm të eksperimentit vazhdonin edhe kur aparati IIED hiqej nga dhoma.Dhoma e laboratorit ku kryeheshin eksperimentet u bë e kushtëzuar dhe nuk kishte më nevojë për aparatin IIED që të përfitohej i njëjti efekt.

Eksperimentete prof. Tilerit mund të jenë një tregues indirekt se lutja ka një efekt real dhe se kush lutet merr përgjigje.Tiler mendon që vendet ku njerëzit mbidhen me qëllimet pozitive për t’u lutur për kohë më të mira mund të fitojnë kushtëtim të përhershëm dhe të bëhen kështu vend të shenjtë pas futjes në të për vite e vite të të njejtit qëllim.

Ai e shpejgon efektin që mati duke thënë se gjendja e vakumit fizik në dhomë ku u krye eksperimenti ndryshoi.Në gjendjen e tij normale vakumi fizik i dhomës është eregjetik ai mund të ndryshojë ndjeshëm dhe përgjithmonë.Do të flasim më tej në kapitullin pasues për vakumin fizik dhe për enregjinë që ai përmban.

6Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 31/5/2012, 22:10

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Efekti Hado

Kërkuesi japonez Dr.Masaru Emoto,shef i Institutit Hado në tokio,tregoi atë që mund të jetë ndikim më bindës që ndërgjegjja njerëzore mund të ushtrojë mbi realitetin fizik.

Dr,Emoto ka zbuluar një efekt mbi ujin,të cilin ai e quajti efekti „Hado“.Ai e përshkruan atë me këto fjalë: „Hado është model i brendshëm i vibrimit në nivel atomik i të gjithë materies,njësia më e vogël e energjisë.Baza etij është energjia e ndërgjegjes njerëzore“.

Ai shkroi një libër që u botua në vitin 1999 me titull "Mesazh nga uji“,libër i shitur në miliona kopje dhe i përkthyer në shumë gjuhë.Ai mban leksiobe dhe seminare në të gjithë botën dhe drejton ekserimente ku tregon efektin Hado të ujit.Fjala Hado tani është futur në përdorim të ditës në Japoni dhe përdoret për të shprehur vibrimin e një vendi apo të një personi në formën “ky vend nuk ka Hado“ apo “ai sot ka Hado të ulët“!

E gjithë kjo lidhet me kristalizimin e ujit kur ai ngrin.Pra,çfarë ka zbuluar Dr.Masaru?

Ai kreu një sëri eksperimentesh ku provoi se mendimet dhe ndenjat tona ndikojnë mbi realitetin tonë fizik.Subjekti i studimit të tij ishte uji dhe ai filloi duke studiuar formën e kristaleve të akullit të ujit.Ai përdori ujë të marrë nga vende të ndryshëm kudo në botë dhe studioi se si formoheshin kristalet e akullit prej mostrave të ndryshme. Vërejti që uji nga lumenjtë shumë të ndotur nuk kristalizohej fare dhe se ujrat e pastër mineralë jepnin kristale akulli të bukur kur ngrinin.

Këta rezultate ishin të tilla që priteshin.Por,për habinë e tij,ai zbuloi që kristalizimi i molekulave të ujit lidhej me mënyrë që ai përdorte për ngrirje. Ai filloi eksperimnete ku përdori kampionë uji të pastër çezma dhe kur futi të gjithë llojet e mendimeve dhe ndjenjave njerëzore para se t’i ngrinte ata.

Kur përdoreshin mendime dhe ndjenja negative,nuk formoheshin kristale akulli të bukur,ata ishin ose me forë kaotike,ose uji nuk kristalizohej fare. Kur në kampionë futeshin mendime dhe ndjenja të bukura, formoheshin kristale nga më të bukurit dhe me formë shumë të rregullt.

Në eksperimentet e tjera aivendosi në shishet e ujit shufra me fjalë si “Dashuri,Zot“ dhe “urretje,Djall“ dhe përsëri kristalet e akullit pasqyruan kuptimin e fjalëve të futura në shishe.

Më tej ai eksperimetoi me çdo lloj muzike për të testuar efektin.Muzika është shprehja natyrore e vibrimeve dhe ai nuk u befasua më kur vibrimet e muzikës së bukur klasike nga njëra anë dhe ata të muzikës agresive hard rok nga ana tjetër u pasqyruan respektivisht në kristalet e ujit.

Teoria Hado e Dr, Emotos thotë se “Duke qenë se të gjithë fenomenet janë në thelb energji rezonuese,duke ndryshuar vibrimin ne mund të ndryshojmë lëndën“, Kështu,kur ne duam të ndryshojmë vibrimin e brendshëm, të themi të ujit të ndotur, ne mund të përdorim qëllimin tonë pozitiv për ta pastruar këtë ujë!

Pikërisht këtë gjë po bëjnë tani Dr.Emoto dhe “pasuesit“ e tij.Ritualet Hado po mbahen tani në të gjithë botën për të pastruar lumenjtë, detrat dhe oqeanet. Kur për herë të parë ai tregoi efektin Hado në publik, u mblodh një turmë prej 350 njerëzish në liqenin japonez më të ndotur, Liqeni Biva, më 25 korrik 1999. Uji i liqenit kundërmonte erë të keqe të shkaktuar nga alga “Kokanada“ që mbulonte prej vitesh liqenin.

Në grumbullimin e organizuar nga Dr.Emoto,një turmë e madhe njerëzish projektuan qëllimet e tyre pozitive,si një tufë lazeri,në ujërat e ndotur. Nga krahasimi i kampionëve të ujit para dhe pas ngjarjes,u vërejt një përmirësim dramatik i strukturës së kristaleve të ujit. Një muaj pas cermonisë,në gazetën Kioto Shinbërn doli një artikull i cili thoshte që këtë vit “përhapja e algave të ujit ishte zvogëluar dhe era e keqe ishte zhdukur“.

7Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 1/6/2012, 17:31

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Meditimi dhe lutja


Maharrish Mehesh Jogi mëson meditimin transhndental (TM),një formë e meditimit që e sjell praktikuesin spiritual në gjendje më të larta të ndërgjegjes.Banesa e tij e sotme është në pyjet e Vlodropit në Holandë.Ai e ka zgjedhur këtë vend sepse sipas tij,ky vend ka vibrime pozitive.


Pasuesit e Maharishit janë një numër në rritje e njerëzve me shkollim shkencor,të cilët kanë kuptuar që meditimet e Mahatishit kanë ndikim pozitiv mbi paqen botërore.Shkenca i ka bërë ata të bëjnë krahasime me mësimet siprituale lindore dhe u ka krijuar një bindje të re.

Meditimi transhndental (TM) është bërë shumë popullor në gjithë botën,sidomos qysh kur Bitëllsat vizituan Maharishin në vitet 60.Dhjetëra menaxherë biznesi po e përdorin TM si një terapi të çlirimit nga stresi.

Kërkime të zgjeruar mbi efektin TM kanë treguar që kur ai praktikohet nga një grup i madhë njerëzish,mund të ulë ndjeshëm nivelin e krimit në një qytet të madhë.Kur u ndërpre meditimi,niveli i krimit u rrit përsëri.Ky efekt është njohur si efekti Maharishi dhe studime të shumtë kanë provuar se ky efekt ekziston.

Shumë njerëz luten për të dashurit e tyre kur ata janë të sëmuarë.Ata shpresojnë që një forcë hyjnore do t’i dëgjojë dhe do të përmbushë kërkesën e tyre duke shëruar të sëmurin. Të tjerët njerëz luten duke përdorur forcat e tyre të brendshme dhe besojnë se ata mund të shërojnë nga larg pacientin me anë të qëllimit që ata kanë.

Tre kërkues në fushën e mjekësisë në Universitetin e Teksasit.Helth Sajëns Sentër,në San Antonio botuan në verën e vitit 2004 rezultatet e tyre mbi një shqyrtim shkencor të rolit që luan besimi në lutje.Një grup prej 86 njerëzish,pa patur dijeni mbi eksperimentin dyfish të verbër,u ndanë në dy grupe: njeri si grup që do t’i nënshtrohej trajtimit me lutje dhe tjetri si grup kontrolli.

Vullnetarët që u lutën dinin vetëm emrat dhe shëndetin e njerëzve që kishin si partnerë.Tetë vullnetarë nga një grup lokal lutësish u luten dy herë në ditë për një kohë prej të paktën tre minutash.

Pasi një muaji rezultatet u përpunuan për publikim; ja një përmbledhje e tyre:

- Niveli i dhimbjeve ishte dallueshëm më i ulët tek lutësit në krahasim me grupuin e kontrollit,
- Pacientët me besimin më të madhë në lutje patën përmirësimet më të mira fizike në krahasim me grupin e kontrollit.
- Pacientët me besim më të ulët në forcën e lutjes patën përmirësime më të pakët fizik.

Kështu,ky kërkim tregoi dy gjëra:

- Lutja ka një efekt real të matshëm mbi objektin e lutjes së pacientit,
- Besimi i pacientit për lutjen ka një efekt mbi efektin e vet lutjes.

8Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 1/6/2012, 17:41

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Fuqia shëruese e mendjes

Nëse dikush ka patur ndikim madhor në mjekësinë holistike në këto dekadat e fundit,ky është padyshim Dr.Dipek Çopra.I lindur dhe i rritur në Indi,ai mori shkollim mjekësor në SHBA.Ndodhi pas takimir të tij me Maharishi Mahesh Jogin që ai u bind të studionte Ajurverdën tradicionale indiane 4.000 vjeçare.

Ajurveda është fjala sankrishte që do të thotë “shkenca e jetës“.Pas takimit me Maharishin,Çopra shkoi të takonte një mikun e tij,i cili i dha një libër mbi Ajurvedën. Ai e dinte se në atë libër kishte një mesazh.Pasi e lexoi librin,ai u bind që në Ajurveda përmbajnë më shumë nga ç’besohej zakonisht në perëndim.

Dr.Çopra kishte vuajtur në karruerën e tij për shkakun se mund të bënte shumë pak për pacientët e tij me kanser.Një pacienti me kanser në mushkëri ai i këshilloi të linte duhanin dhe iu përgjigj: “Faleminderit doktor,këtë këshillë mund të ma jepte edhe vjehra pa më kushtuar 50 dollarë!“

Në librin e tij “Shërimi kuantik;shqyrtimi i kufijve të mjekësisë mendje- trup“,Dr.Çopra shpjegon lidhjen ndërmjet fizikës kuantike dhe Ajurvedës. Ajurveda mëson që i gjithë shpirti, si dhe i gjithë trupi,është i krijuar nga mendja.

Në këtë kuptim,mendja duhet të ketë të gjithë fuqinë për të shëruar trupin.Duhet vërejtur që nuk ka “problem të vështirë“ për Ajuverdën,atje thjesht nuk ka asnjë hendek që duhet kapërcyer ndërmjet botës jomateriale dhe asaj materiale,sepse nuk ekziston dualiteti mendje-trup.

Sipas Dipek Çopras,mendimet dhe ndjenjat tona më të thella liajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e një pacienti.Kjo gjë është nënvlerësuar seriozisht në praktikat mjekësore perëndimore.Trupi riciklon vazhdimisht çdo atom të çdo qelize. Në një vit,trupi rinovohet krejtësisht dhe çdo atom i çdo qelize është zëvendësuar.

Atëherë,çfarë e shkakton krijimin e një tumori kur krejt trupi rindërtohet çdo vit?Dipek shpjegon që gjurma e trupit fizik është trupi delikat kuantik. Sëmundjet shfaqen në këtë trup kuantik përpara se ato të manifestohen në trupin fizik.Sa kohë sëmundja,pra gjurma,nuk hiqet nga trupi kuantik,trupi fizik do të rindërtohet bashkë me tumorin.

Sipas Dipek,mendja ka aftësinë të prodhojë çdo lloj ilaçi,në formën më të pastër dhe në dozimin më të saktë.Aftësia e mendjes për të shëruar trupin mund të shpejgojë efektin e mirënjohur plejsbo,efekt ku një pacient mjekohet me anë të autosugjestionit dhe ku ai nuk merr ilaçe të vërtetë,por vetëm hapje kallpe.

Aftësia e mendjes për të shëruar trupin mund të qëndrojë edhe në shërimet e mrekullueshëm të kancerit,shërime që janë raportuar shpesh në mjekësi,por që nuk kanë shpjegim mjekësor.Efekti nejsbo është efekti i kundërt i atij peksbo; ai është efekti negativ që kanë diagnozat e mjekëve në kurimin e pacientit.

Prandaj,lidhja mjek - pacient ka rëndësi vendimtare në procesin e kurimit.Në kodin etik perëndimor pacienti ka të drejtë të njohë në të gjithë rastet kushtet e mjekimit,por kur një mjek i tregon drejpërdrejtë një paceienti diagnozën “ti ke një kancer të pashërueshëm“,ai i jep pacientit vendimin me vdekje.

Diagnoza “i pashërueshëm“ vret shpresën e fundit të pacientit për t‘u shëruar e bashkë me të edhe aftësitë e tij për t’u vetëshëruar,pa thënë që ai mund të pësojë edhe një goditje mendore.

9Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 2/6/2012, 19:04

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndërgjegjja kolektive

A ekziston diçka e tillë si ndërgjegjja kolektive,pra një ndërgjegje e përbashkët për të gjithë njerëzit mbi Tokë? Psikologu Karl Jung sepkulonte duke thënë se në të gjithë ndajmë një subkoshiencë të përbashkët.Por a mund të provohet kjo nga shkenca?

Në Institutin Princtaun për kërkimet e anomalive(PEAR) janë të bindur që ekziston një ndërgjegje kolektive dhe punonjësit e tij po e ndjekin atë në të gjithë botën.Në këtë institut,prof.Robert Jen dhe kolegët e tij kanë bërë n jë sërë eksperimentesh laboratorikë për të provuar apo për të hedhur poshtë ekzistencën e psikokinezis (PK), aftësia e mendimit për të ndikuar trupat pa jetë.

Pk është bërë popullore pas shfaqjeve publike të Uri Geller,i cili përkul lugët.Në Princtaun PK është marrë seriozisht dhe aty duan të testojnë nëse ekziston ky fenomen apo jo.Për të testuar këtë gjë aty u përdor një makinë RNG,i cili është një gjenerator i zhurmave të rastit,një aparat i cili,sipas parimit të papërcaktueshmërisë të mekanikës kuantike,gjeneron një zhurmë krejt të rastit.

Kjo zhurmë përkthehet në formën binare si 1 ose 0.Duke qenë se zhurma është e rastit,pritet që të shfaqen me raport 50 me 50 si njëshat ashtu edhe zerot e prodhuara nga aparati RNG.Pjesëmarrësve në eksperimentet e kryer në institutin PEAR iu kërkua të ndikonin mendërisht në numrin e gjeneruar nga RNG.

Ata ishin njerëz zë zakonshëm,pa aftësi paraprake psikike të njohura.Në institutin PEAR u provua që aftësitë mendore të “mendjes mbi materien” ekzistojnë,sepse raporti 50:50 i numrave të gjeneruar nga RNG mund të ndroshohej.

U kryen prova për më shumë se një dekadë,u testuan subjektet në mijra prova,para se të arrihej në përfundim që PK ishte e vërtetë.U arrit madje në përfundim se aftësitë PK janë të zakonshme tek kushdo deri në njëfarë shkalle.Njerëzit pjesëmarrës nuk kishin aftësi të njohura paranormale.

Në Princtaun janë të bindur se PK është e vërtetë dhe tani atje po punohet për të gjetur një shpjegim teorik të saj.Një citim i Dr.Jen nga Sendi Telegraf i 16 nëntorit 1997: “Ne nuk shikojmë ndonjë përfitim nga grumbullimi i më shumë të dhënave.Ne po i rimendojmë ekserimentet për të arritur në një kuptim më të mirë të këtyre fenomeneve”.

Në rreth 30 universitet në të gjithë botën,janë instaluar aparate RNG dhe janë lidhur ata në internet.Ajo që donte të testonte PEAR me aparatet RNG ishte nëse ekzistonte një ndërgjegje njerëzore kolektive.Projekti u quajt “Projekti i ndërgjegjes globale" dhe makinat RNG u përdorën për t’i dërguar rezultate e tyre përmes internetit tek një kompjuter qendro në Princtaun.

Ky kërkim provoi se aparatet RNG mund të regjistrojnë ngjarjet tronditëse globale të cilat realizojnë lëvizjen kolektive të masave.Disa nga këto ngjarje janë: funerali i Princeshës Dajana,vendimi për rastin OJ Simpson dhe më së afërti,sulmet e 11 shtatorit në Njy Jork.

Të gjitha këto ngjarje treguan shmangie të ndjeshme e të matshme nga shpërndarja e ratit 50:50.Në rastin e sulmeve të 11 shtatorit mbi kullat binjake, aparatet RNG regjistruan shmangie madje përpara se të ndodhnin.

10Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 2/6/2012, 19:10

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndërgjegjja – baza e gjithë ekzistencës


Profesori i fizikës në Universitetin e Oregonit,Amir Gosvami,autor i “Universi i vetëdijshëm”, ”Krijimi kunatik”, ”Fizika e shpirtit” dhe “Dritarja vizionare”,është themelues idegës së shkenëcës që quhet “Shkenca brenda ndërgjegjes”.Gosvami beson se paradokset e ngritur nga shkenca kuantike mund të zgjidhen vetëm nëse zbatohet një këndvështrim indryshëm mbi ndërgjegjën.

Në këndvështrimin e tanishëm ndërgjegjja shikohet si një pasojë anësore apo epifenomen i veprimtarisë së trurit; ndërgjegjja është thjesht rezultat i vallëzimit kimik të molekulave dhe i fushave elektrike të enrgjisë në tru.Kjo pikëpamje deterministe shkakësore e ndërgjegjes quhet shkakësi me drejtim lart dhe thotë se vullneti ynë i lirë është iluziv.

E gjithë sjellja njerëzore përcaktohet vetëm nga kompenzimi i kromozomeve tanë dhe nga shuma e proceseve mekanikë,elektrikë dhe kimikë që ndodhin në trup.Sipas këtij koncepti,njerëzit janë makina kompleksepa vullnet të lirë.Amit Gosvami nga ana tjetër, beson në një shkakësi me drejtim poshtë për ndërgjegjen dhe se ajo është baza e të gjithë ekzistencës.

Ai ka një arsyetim shumë të thejshtë;“si mundt ndërgjegjja të jetë rezultat i botës fizike nëse bota fizike në rastin e shuarjes së valës kuantike kërkon vrojtim të ndërgjegjshëm?”. Ndërgjegjja nuk mund të jetënë të njëjtën kohë edhe shkak edhe pasojë e vetvetes! Problemi i pulës dhe vezës zgjidhet nëse ndërgjegja shikohet si parësore (primordiale).

Formimi fetar hindu i ka mësuar Amit Gosvamit se mendja e Brahmas është shkaku i vetëm i universit.Nisur nga formimi i tij skeptik shkencor ai nuk e besoi këtë, por më në fund u dorëzua dhe pranoi që besimi i kishtetreguar atij të vërtetën gjatë gjithë kohës.

Ai mëson tani se realizmi ynë material,besimi se bota jonë materiale është i vetmi realitet,është i gabuar dhe se baza e gjithë ekzistencës është ndërgjegjja.

11Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 20/8/2012, 22:43

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Fusha e pikës zero - Fusha e padukshme

Shkenca kunatike në shekullin 20 zbuloi praninë e një deti bazë gjithëpërfshirës të energjisë kuantike në univers.Doktori i Iniversitetit të Kembirixhit,Hrarold Putof ishte një nga të parët që e mati këtë energji të universit.Kjo enregji u mat në zero gradë Kelvin, temperatura më e ulët në univers,e barabartë me minus 273 gradë celsius.

Në këtë temperaturë, sipas fizikës njutoniane çdo lëvizje molekulare dhe atomike duhej të pushonte dhe nuk duhej të matej asnjë nivel energjie! Por,në vend të kësaj,Putof gjeti atë që ai e quajti “kazani që zien” i energjisë dhe prandaj ai i dha asaj emrin energji e pikës zero (ZPE).Harold Putof provoi se vakumi fizik nuk është pa energji dhe nuk është aspak bosh,por ka përmbajtje.

Në elektrodinamikën kuantike deti bazë i energjisë kuantike përdoret tani për të shpjeguar parimin e papërcaktueshmërisë që u zbulua nga fizika kuantike,sjelljen e paparashikuar të grimcave nënatomike.Lëkundja e grimcave nënatomike besohet se shkaktohet prej fushës së pikës zero.

Fotonë me virtualitet të rastit kërcejnë para-prapa ndërmjet fushës së pikës zero dhe botës sonë fizike.Ata përplasen dhe përthithen nga grimcat nënatomike,të cilat ngacmohen e kalojnë në një gjendje energjitike më të lartë.Fotoni quhet foton virtual sepse ai vjen dhe shon nga fusha zero dhe nuk qëndron vazhdimisht këtu, në botën materiale.Ai përdoret vetëm si shkëmbyes energjie ndërmjet fushës së pikës zero dhe botës materiale.

Jo vetëm fotonet,por të gjithë llojet e grimcave elementare vijnë në realitetin tonë fizik nga asgjëja.Ato duket se vijnë nga fusha e pikës zero,shfaqen në realitetin tonë fizik për vetëm të mijtat apo miliontat e sekondës dhe zhduken përsëri në asgjë.

Këto forma të grimcave misterioze u quajtën grmica virtuale sepse ato nuk janë kaq stabël sa të qendrojnë në realitetin tonë.Fusha e pikës zero është një shkumë kuantike e grimcave virtuale dhe e fotoneve.Universi ynë nuk gjindet asnjëherë në qetësi,madje as në hapësirën boshe!Edhe në një dhomë krejt të errët ku nuk mund të hyjë asnjë rreze drite nga jashtë, shkenctarët kanë matur praninë e fotoneve virtualë.

Ekzistenca e fushës së pikës zero është e njohur prej kohësh nga shkencëtarët kuantikë, por shumica e shkencëtarëve mbyllin sytë para rëndësisë së saj.Ata e bazojnë me zero energjinë e saj në llogaritjet e tyre,sepse ajo i bezdis. Si,rezultat,ata nuk e marrin parasysh efektin e fushës së pikës zero sepse mendojnë që ky efekt është i parëndësishëm!

Megjithatë,një numër i vogël,por në rritje,i shkencëtarëve tani e marrin shumë seriozisht fushën e pikës zero dhe kanë një pikëpamje shumë të ndryshme mbi realitetin tonë. Zbulimet e tyre shkencorë dhe teoritë janë kundërthënëse për opinionin e shkencëtarëve të traditës,të cilët u përmbahen modelit të vjetër se bota jonë mund të shpjegohet plotësisht me anë të modelit mekanik të universit.

Fusha e pikës zero është bërë e njohur për punblikun falë një gazetareje shkencore,Lin Mrk Tagert,e cila shkoi librin “Fusha”.Ajo zgjoi vetëdijen e publikut mbi fushën zero. Libri i saj është shumë i vlefshëm për ata që interesohen mbi zbulimet në këtë çështje dhe mbi rolin befasues që ndërgjegjja njerëzore luan në të.Për fenomenet paranormale dhe psikike ka tani një bazë shkencore studimi.

Një det energjie

Xhon Uillër dhe Riçard Fejnmen të Universitetit Princtaun vëlersuan për herë të parë energjinë e pikës zero.Ata llogaritën se një filxhan energjie e pikës zero është i mjaftë për të bërë të vjojnë të gjitha oqeanet e botës.Ekuivalenti i materies i energjisë së pikës zero,duke përdorur ekuacionin e famshëm të Ajshteanit “= m x c²,10**gram/cm³! Kjo është një dendësi më e madhe nga masa totale e krejt universit! Përkundër asaj që është besuar gjithmonë, material nuk është lëndë e ngjeshur,por një formë e shpërhapur e energjisë.

Si është pra e mundur që ne duket se jetojmë Brenda një deti gjigand energies dhe as nuk e vërejmë atë? Ne jemi si peshqit,të cilët jetojnë Brenda ujit,por nuk janë të vetëdijshëm se përreth tyre ka ujë.

Hejsh dhe Rueda kanë dhënë kontribut në fushën e pikes zero duke përdorur punën e Hal Putofit duke provuar ligjin e famshëm të Njutonit për inercinë,ligj i cili thotë se inercia është prodhim I masës me përshpejtimin:F= m x a.Ky ligj I vjetër të cilin Njutoni e vendosi si aksiomë në Principian e tij,bibla e shenjtë e fizikës klasike,nuk ka qenë e mundur të provohet kurrë në treqind vitet që kanë kaluar! Por,duke marrë parasysh fushën e pikës zero,Rueda dhe Hejsh provuan se inercia është thjeshtë rezistenca, tërheqja që pësojnë trupat kur përshpjetohen brenda fushës së pikës zero.

12Truri Kuantik Empty Re: Truri Kuantik 18/1/2013, 14:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Truri Kuantik F1_20truri1345450620
Chicago, 20 gusht - Truri i njeriut ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është i aftë për të ruajtur rininë e përjetshme, transmeton Star njoftimin. Për këtë dëshmojnë hulumtimet e kohëve të fundit.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Chicagos ka gjetur se në kushte të caktuara, njerëzit më të vjetër se 70 vjet, janë të aftë për të menduar dhe për të mbajtur mend po aq shpejt apo madje edhe më shpejt se sa personat 30-të vjeçarë. Shkencëtarët besojnë se në një shkallë të madhe kjo varet nga trashëgimia, veçoritë e kombinimit të gjeneve, mënyra e shëndetshme e jetesës dhe veprimtaria aktive e njeriut.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons