Shkencëtarët konfirmojnë se truri arrin të mbajë vlerat tona të shenjta, larg analizave kosto-perfitim
Gjithmonë do të kemi diçka që e mbajmë shtrënguar brenda nesh dhe nga e cila s’jemi të gatshëm të heqim dorë për asnjë arsye në botë. Janë vlerat personale, kodi ynë etik, bindjet tona dhe identiteti kombëtar. Sipas disa studimeve të fundit, këto informacione ndjekin një proces konjuktiv të ndryshëm nga të gjithë të tjerët, që i përthithim dhe i shkëmbejmë me të tjerët.
Me fjalë të tjera, truri ynë trajton atë lloj “zone të së shenjtës” në mënyrë të dalluar nga pjesa tjetër e memories. E kanë zbuluar ekspertët e “neuroimaging” të Emory University të Atlantas në SHBA. Vlerat e shenjta, siç thonë ekspertët, aktivizojnë një zonë të veçantë të trurit, që lidhet me rregullat bazë të jetës, me seleksionimin mes të drejtës e të gabuarës, por kurrë s’prekin ndonjë nga zonat e destinuara për analizat kosto-përfitim, që na bëjnë të reflektojmë mbi mundësinë apo jo për të marrë një vendim. Nuk duhet të ketë asnjë çmim për të detyruar njerëzit të kenë një opinion të ndryshëm mbi pozicione të caktuara.
Kërkimi është financuar nga “Us Office of Naval Research”, nga “Air Forc Office of Scientific Research” dhe nga “National Science Foundation”, ndërkohë që e tërë puna është udhëhequr nga profesor Gregory Berns, drejtor i “Center for NeuroPolicy” në Emory Universiy. “Donim të përpunonim një metodë për të zbuluar sesi njerëzit marrin vendimet, të cilat përfshijnë vlerat e shenjta, për të kuptuar më mirë se çfarë ndikon në sjelljen njerëzore të personave të vendeve e kulturave të ndryshme – ka deklaruar Berns -. Vumë re se vlerat kulturore themelore janë të përfaqësuara në tru”. Në studim, kërkuesit përdorën rezonancën magnetike funksionale, instrument që ka lejuar konfrontimin e reagimit të personave përballë pyetjes mbi jetën mondane, apo për apekte më të thella të jetës.