Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë. Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë në numër dhe sipas të dhënave, shanset për t‘u pakësuar janë të vogla. Më poshtëë ne do ju njohim me të gjitha gjërat që ju duhet të dini për depresionin, në mënyrë që ta parandaloni në kohën e duhur.
Çfarë është depresioni?
Depresion është term mjekësor, që mbulon në gjerësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të lehtë, gjë që shkakton mërzitje për sa i përket gjendjes shpirtërore dhe në mënyrë të përkeqësuar, që në disa raste mund të kërcënojë jetën tuaj.
Ankthi
Njerëzit të cilët janë në gjendje depresive përjetojnë ankth në mënyrë të vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni të kërcënuar, pa marrë parasysh nëse është e imagjinuar apo e vërtetë. Ankthi mund të paraqitet në simptoma fizike si dhimbje kokë, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi që ka këtë gjendje ankthi të vazhdueshme e ka të vështirë të përqendrohet, të qetësohet ose të flejë. Në kohë afatgjatë, ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe gjendje jo të mirë shëndetësore.
Simptomet e depresionit
Depresioni ndikon në mënyra të ndryshëm te njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike. Personat që vuajnë nga depresioni mund të:ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht
ndihen të pavlerë dhe të pasigurt
gjatë gjithë kohës mendojnë për gjëra negative
ndihen të dëshpëruar dhe ndiejnë zbrazëti shpirtërore
fajësojnë veten dhe ndihen fajtorë për gjëra të paqena
kanë vështirësi të përqendrohen dhe të marrin vendime
janë në shumicën e kohës të zemëruar dhe të padurueshëm për personat e tretë
zgjohen herët dhe kanë probleme të mëdha me pagjumësinë
ka dy raste: ose hanë shumë dhe shtojnë në peshë, ose nuk hanë dhe bëhen anoreksikë
nuk kënaqen me asgjë
humbasin dëshirën për marrëdhëniet seksuale
pinë më shumë se zakonisht duhan, alkool dhe droga të tjera
konsiderojnë ose kryejnë vetëvrasje
duan të rrinë të mbyllur në shtëpi
shkëputen nga të tjerët
bëhen pesimistë
u humbasin energjitë për punë dhe aktivitete të ndryshme
Çfarë e shkakton depresionin?
Shkaqet e depresionit ndryshojnë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund të shkaktojnë depresionin. Rënien në depresion mund ta shkaktojë edhe humbja e një personi të dashur. Por nuk janë vetëm përvojat negative që shkaktojnë depresionin. Përvojat negative ndikojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni po ashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirë, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundje të ndryshme mund t‘ju lënë me shenja depresive.
Përdorimi i shpeshtë i alkoolit ose drogës mund t‘ju shpjerë në depresion.
Karakteristikë e rëndësishme e depresionit është që ushqehet vetvetiu, kështu që gjithçka varet nga personi. Me fjalë të tjera, nëse ju jeni në depresion, bini më tepër në depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.
Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen.
Një gjë me rëndësi që nuk duhet ta harroni është që nuk ka zgjedhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjidhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumë energjikë dhe të motivuar për punë. Por gjëja më me rëndësi është që të ndihmoni veten me trajtime të ndryshme.
Duhet të përpiqeni që me forcën tuaj të brendshme të thyeni fuqinë e depresionit që është te ju. Ju duhet të mposhtni mendimet negative dhe të merreni me sa më shumë aktivitete të ndryshme konstruktive, të cilat do të shërbejnë si terapia vetëshëruese më e mirë. Mundohuni të bëni gjëra që ja u largojnë mendjen nga këto mendime. Merrni pjesë nëpër sporte të ndryshme, kurse vallëzimi, bëni vrap dhe jepini biçikletës. Të tilla aktivitete stimulojnë një pjesë të trurit që lëshon endofrinë, lëndë e cila ju ndihmon të ndiheni më mirë. Mundohuni që ta trajtoni veten sa më mirë të jetë e mundur. Jeni ju personi që duhet të keni kontroll të plotë mbi veten: ushqehuni sa më mirë dhe merruni me sa më shumë aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni për pamjen tuaj dhe një herë në muaj bëjini vetes një dhuratë.
Forcë, shokë dhe ushtrime
Ju nuk do t‘i gjeni në asnjë farmaci. Këto tetë trajtime mund t‘ju ndihmojnë për të luftuar depresionin
Nuk mund të mbështeteni tek antidepresivët për të larguar depresionin. Mund të jenë 70 për qind efektivë, por nëse kombinohen me terapi, japin efektet e shumëpritura. Studimet e fundit tregojnë se rrugët plotësuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund të ndihmojnë në ngritjen e gjendjes shpirtërore. "Shërimi nga depresioni është si shërimi nga një sëmundje e madhe dhe e rëndë", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit në "Centre for Addiction and Mental Health" në Universitetin e Torontos. Më poshtëë janë tetë nga këshillat që ju japin ekspertët duke mënjanuar trajtimet mjekësore.
Piqni mish në zgarë Sipas studimit të fundit të "Finnish", pacientët të cilët janë trajtuar për çrregullime mendore - më shumë se gjysma e të cilëve po marrin antidepresantë - u përgjigjeshin se do të ishin më mirë nëse do të kishin nivel të lartë të vitaminës B12 në gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanë këtë ushqyes. Rekomandohet ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë.
Ecni më këmbë
Nëse nuk ndiheni mirë, bëni një ecje të gjatë në këmbë ose shkoni në palestër. Një studim nga "Duke University" në Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetëm 8 për qind e njerëzve që nuk kanë marrë antidepresantë, por që kanë bërë ushtrime për 90 minuta në javë, krahasuar me 38 për qindëshin e atyre që merrnin antidepresantë, por që nuk bënin ushtrime. "Ndërkohë që aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në luftimin e depresionit", thotë Dr. Murray Enns, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Manitobës në Winnipeg.
Planifikoni një drekë me një mik
Marrëdhëniet e mira shpirtërore janë antidepresioni më i këshillueshëm, thotë psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry në librin e tyre "Creating Optimism". Të zgjidhni marrëdhëniet dhe të rilidheni me njerëzit mund të jenë hapa të rëndësishëm drejt shërimit nga depresioni.
Meditoni Fuqia e lutjes nuk është provuar shkencërisht, por shpirtërisht. Ajo mund të përmirësojë depresionin. Të besosh në natyrën shpirtërore sjell shumë përfitime. Lutja dhe meditimi mund të ndikojnë shumë mirë në jetën e çdokujt.
Diskutoni
Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit është një nga trajtimet më eficente. Të diskutosh me doktorin tënd për problemet që të shqetësojnë, për streset, është një çlirim i madh.
Merrni frymë thellë
Metoda e meditimit konsiston në frymëmarrje të thella dhe të thjeshta, ushtrime të jogës, të cilat ndihmojnë në kapërcimin e mendimeve negative.
Ndani problemet tuaja me një mik
Pacientët që marrin antidepresantë kanë mundësi të përmirësohen nëse ata përdorin një bisedë telefonike me një mik, sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar në Journal of the American Medical Association. Një studim australian i kohëve të fundit është bërë me 525 njerëz, të cilët vizituan një faqe interneti për të pakësuar ankthin dhe për të pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesërisht. "Njerëzit duan të mësojnë për sëmundjen e tyre për t‘i bërë ballë asaj". Filozofia e vështirë"
Nëse jeni të mërzitur dhe kjo buron nga ndjenja që jeta është e pakuptimtë dhe e paplotësuar, një këshillim filozofik do t‘ju bënte mirë. Këto janë mendimet kryesore që çon ndërmend çdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtë, gri dhe pa asnjë zgjidhje.