Gjithcka rreth personalitetit!
Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon veti të caktuara personale. Duke i vërejtur këto veti gjatë aktivitetit të individit, ne vërejmë mënyrën e veçantë të sjelljeve, që është karakteristike për të. Këto veti karakteristike, mënyrën e përgjithshme dhe të veçantë të sjelljeve të njerëzve dhe të çdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilët faktor varën ato, i studion Psikologjia e personalitetit.
Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, të motivacionit etj. janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra varën njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën.

Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën e vetë biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse faktorët biologjik kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, e para së gjithash aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t’u zhvilluar individualiteti njerëzorë në qenie humane, pra në qenie e cila ka karakteristika, që i përfillim si karakteristike njerëzore.
Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. etj.
Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër perioda: mosha e fëmijërisë, e rinisë, e pjekurisë dhe e pleqërisë.
Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtarë për formimin e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë. Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndosh, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët.
Moment tjetër i rëndësishëm për zhvillimi e cilësive të personalitetit është edhe fillimi i parë shkollor, që përbën një ndër bazat shumë të rëndësishme në zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të mëvonshëm të individit. Ardhja e fëmijës në shkollë, është ardhje në një rreth të ri, me kërkesa të reja, dhe me më shumë obligime, në të cilat ai duhet të gjendet, pasi ato ndryshojnë dukshëm prej kërkesave familjare me të cilat ai është mishëruar. Gjithashtu, rol me rëndësi në këtë periodë luan edukatori, mësuesi ose pedagogu. Mësuesi, si edhe prindërit paraqesin modelin, në të cilin fëmija merr shembull. Me sjelljet, veprimet, gjestet, qëndrimet etj. ata i japin kahjen e mëtejme fëmijës, drejt formimit të cilësive të personalitetit.
Perioda tjetër, shumë e rëndësishme është mosha e rinisë, e cila karakterizohet me dy momente: Zhvillimin fiziologjik dhe zhvillimin social.
Në zhvillimin fiziologjik bie në sy rritja e gjatësisë së trupit dhe shtimi në peshë; paraqitja e karakteristikave seksuale dhe disa kriza psikologjike në lidhje me këtë moshë etj. Ndërsa në zhvillimin social, paraqiten interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën; zhvillohet ndjenja e vetëdijes dhe nevoja e pavarësimit, si dhe formohen pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme shoqërore etj.
Për kapërcimin e kësaj periode, e cila është e mbushur me trauma e probleme të ndryshme psikike e fizike, dhe për marrjen e kahjes vendimtare drejtë cilësive të qëndrueshme të personalitetit (qoftë pozitive, apo negative), ndikim parësor luajnë: faktorët e fëmijërisë së hershme, qëndrimet e prindërve dhe edukatorëve, pikëpamjet dhe normat shoqërore si dhe shumë faktor tjerë social.
Nga zhvillimi i faktorëve të sipërpërmendur varet edhe perioda tjetër vijuese – mosha e pjekurisë. Kjo periodë zgjat deri në moshën 50 vjeçare, dhe përbën periodën më të gjatë në jetën e individit. Në këtë periodë bëhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve më rëndësishme për jetën e njeriut, si: zgjedhja e profesionit, formimi i koncepteve mbi jetën, martesa dhe krijimi i familjes, që ngrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të cilësive të qëndrueshme të personalitetit. Në këtë periodë, individi krijon koncepte të qëndrueshme për dukuritë e përgjithshme, pavarësisht të çfarë drejtimi janë ato, prioritare apo herezike, të përputhshme me logjikën e shoqërisë apo jo etj., dhe e ka shumë të vështirë që t’i ndryshoj ato koncepte.
Perioda e fundit është mosha e pleqërisë, e cila fillon nga vitet e 50-ta, dhe karakterizohet me personalitet të qëndrueshëm, në kuptim të plotë. Studimet e fundit kanë treguar se në moshën e pleqërisë, aktivitetet psikike zvogëlohen shumë pakë (ose aspak), në krahasim me ato fizike. Kjo dukuri ndikon në psikologjinë e të moshuarve. Pasi ata nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike, deri sa ato psikike i kanë aktive, fillojnë të tërhiqen në vetvete, largohen prej ambientit dhe e ndiejnë vetën, herë-herë si të tepërt në shoqëri. Pra, këtë moshë e karakterizon personaliteti i mbyllur (mbyllja në kornizat vetjake). Prandaj është shumë i nevojshëm angazhimi i shoqërisë dhe qëndrimi konstruktiv ndaj personave në këtë moshë.
Nga kjo analizë që e bëmë më lartë, mund të konkludojmë se zhvillimi i cilësive të qëndrueshme të personalitetit varet nga shumë faktorë. Këto cilësi karakterizojnë, personalitetin ose karakterin e individit, ndërsa bashkimi i individëve indigjen, formon shoqërinë (kolektivitetin) e që ne e quajmë KOMB. Kjo do të thotë, se pasqyrimi i karakterit individual është edhe pasqyrim i karakterit kolektiv, pra pasqyron sjelljet, zakonet, vleratkulturoro-artistike, inteligjencën etj, të një kombi. Prandaj edhe lind pyetja: sa i njohim dhe sa merremi ne shqiptarët me këta faktor për kultivimin e një shoqërie me personalitete të shëndosha?
Gjurmimet e shumta rezultojnë, se edhe roli i historisë, kushtet e veçanta të zhvillimit, tradita, zakonet e doket e një shoqërie, paraqesin faktor të rëndësishëm në formimin e personalitetit. E dihet shumë mirë rrjedha e historisë së popullit tonë. Prandaj edhe mund ta justifikojmë të kaluarën, duke mos hyrë në detaje për faktorët sfidues drejt zhvillimit intelktual, sepse na duhet një hapësirë shumë e madhe për analizimin e asaj periudhe…Por a mund ta justifikojmë të tanishëm? Sot kur mburremi me të arriturat tona në artë, kulturë, shkencë; sot që kemi sa e sa universitet, shoqërore e private, kolegje të vendit e të huaja duke filluar nga shteti amë, në Shqipëria e deri edhe në diasporë; sot që kemi aq shumë doktor shkencash, magjistra e akademik; sot që botojmë aq shumë libra, gazeta e revista; sot që kemi qeveri demokratike; sot që kemi të realizuar edhe ëndrrën shekullore, pavarësinë e Kosovës; sot që më së shumti merremi me vetveten…E më së paku u japim rëndësi çështjeve edukative, etike e psikologjike të brezit të ri, brez që do jetë pasqyrim i ardhmërisë së kombit.
Ja një analizë e shkurtër në këtë drejtim pas viteve të 80-ta. Me suprimimin e organeve më vitale të saj nga Beogradi, Kosova kaloi nën okupim klasik. Në planin diskriminues të pushtuesit, pikë qëndrimi kryesor (jo pa qëllim) ishte arsimi, mbyllja e shkollave. Shkolla si institucion edukativ si qëllim kryesor ka: zhvillimin e cilësive pozitive, cilësi që i konsideron si të nevojshme dhe të domosdoshme, si për individin ashtu edhe për shoqërinë; të formoj botëkuptimet e caktuara shoqërore dhe qëndrimet e caktuara sociale etj. me një fjalë, zhvillimin intelektual të individit; të pengoj zhvillimin e cilësive negative, që dëmtojnë vetë individin dhe që shkojnë në kundërshtim me etikën e moralin e shoqërisë. Prandaj, me mbylljen e shkollave, pikërisht u atakua ky zhvillim. Rinis ju mbyll perspektiva, ju mbyll ardhmëria.
Të ballafaquar me kriza të ndryshme rinore, duke mos parë perspektivë në horizont dhe me qëllim të shmangies së shërbimit ushtarak nëpër kazermat e okupatorit, një pjesë shumë e madhe e kësaj shtrese braktisën vendlindjen dhe shtegtuan drejt Perëndimit, me shpresë për ditë më të mira.
E siç dihet, kjo është një ndër periodat më vendimtare në formimin e cilësive të qëndrueshme të personalitetit, nga e cila edhe varet ardhmëria e individit. Pa mbështetje institucionale, në pragun e thyerjeve të mëdha shpirtërore, në mesin e një shoqërie me sjellje, zakone e botëkuptime tjera, pa koncept të qartë mbi ardhmërinë e jetës, kjo rini assesi nuk mund të krijoj veti të drejta e të qëndrueshme të personalitetit, përkundrazi, kjo do goditet rëndë nga çrregullimet e ndryshme të personalitetit, do të pësoj enervacion, që do e përcjell pas gjatë gjithë jetë. E aq më tragjikë bëhet fakti, se kjo rini, këta individë, më vonë, do të bëhen prindër, vetit psikike të tëcilëve do të përcillen në njërën apo tjetrën formë, me dije apo pa dije, me dashje apo dashje… edhe tek fëmijët e tyre, e që në instancën e fundit do të mund të ketë ndikim negativ në formimin e personalitetit të trashëguesve, sepse prindi për fëmijën paraqet modelin, me të cilin fëmija identifikohet dhe të cilin e imiton.
Pastaj tmerret e luftës hapën plagë të reja dhe të thella në shpirtin e pothuajse çdo shqiptari. Dhuna dhe terrori që u ushtrua masovikisht, pa përjashtim moshe e gjinia, peshoi akoma më shumë barrën, tanimë tëstërngarkuar psikike e fizike, të këtij populli të shumëvuajtur. Gjithashtu, edhe situata pas lufte, nuk rezultoi ashtu siç e kishte ëndërruar shumëkush! Mungesat e shumta socialo-ekonomike, sidomos papunësia, nuk i lehtësuan traumat e llojeve nga më të ndryshmet, por i shtuan edhe më problemet e jetës, duke i ballafaquar njerëzit me sfida të reja.
Si rezultat ai gjithë këtyre faktorëve, nën trysnin e të cilave individi vazhdimisht ndodhet, pasojnë edhe konfliktet e brendshme shpirtërore. Ndonjëherë konfliktet janë të llojit të atillë që provokojnë vetëm simptomeneurotike, por ndonjëherë konfliktet janë të tilla që paraqesin rrezik edhe për neuroza serioze, bile në raste ekstreme, edhe psikoza reale, të cilat në psikiatri njihen me emrin, çrregullime psikike, disiplinë e së cilës është edhe çrregullimi i personalitetit.
Ka shumë forma të çrregullimet të personalitetit, por ne po i përmendim disa më të rëndësishmet, të cilatkoincidojnë me shkrimin.
A- Personaliteti jostabil: - E karakterizojnë emocionet jostabile të theksuara dhe ndryshimet e shpeshta tëdisponimit. Në çdo humbje të vogël ose frustrim, personi mund t’ia plasë vajit. Nga kjo gjendje shumë lehtë mund të kalojë në gjendje mllefi e tërbimi. Emocioni tjetër, i cili lehtë mund të provokohet, është frika. Humbja më e vogël e sigurisë provokon frikë. Në situata të streseve këta persona nuk janë të aftë të reagojnë.
B- Personaliteti eksploziv: - Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tërbimit. Vetitë që e karakterizojnë këtë tip janë: Ekspolziviteti, rrëmbimi, tërbimi, hidhërimi, shkarkimi i shpejtë i emocioneve, gjaknxehtësia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtë i disponimit.
C- Personalittei astenik: - Gjatë tërë jetës pasqyron humbjen (dobësimin) e energjisë, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndihet gjithnjë i lodhur dhe tregon humbje të interesimit, entuziazmit dhe pasionit.
D- Personaliteti shizoid: - Është i turpshëm, i trembshëm e frikacak. I shmanget aktivitetve sociale dhe kontakteve me persona tjerë. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tërbimin, prandaj fantazinë shpesh e shfrytëzon si mekanizëm sulmues dhe mbrojtës. Përmbajtjet i ka stereotipe etj.
E- Personaliteti i kufizuar: - Karakterizohet me jostabilitetin e shumë funksioneve psiksike e posaçërisht mejostabilitetin e disponimit, të marrëdhënieve interpersonale, të sjelljeve, të mendimeve dhe të marrëdhënieve ndaj vetvetes (çrregullimi i identitetit). Çrregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinë e elementeve të identitetit siç janë: vetëdija, identiteti seksual, caqet afatgjata të jetës, zgjedhja e profesionit, marrëdhëniet në shoqëri etj…
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i drejtë i cilësive të personalitetit të individit (që është baza e shoqërisë), shpresoj se institucionet tona të reja, në shtetin e ri të Kosovës, do të angazhohet shumë më seriozisht në këtë drejtim, duke i shpërthyer kornizat e ngushta egocentrike të cilat na kanë ndrydhur dekada me radhë, dhe duke kontribuar sinqerisht në ngritjen dhe rritjen e vetëdijes kolektive, që është shumë e rëndësishme për ne si shoqëri, si komb dhe si shteti më i ri në Botë.
Çrregullimet e personalitetit
Nga Dr Valdete Alidema – Serreqi, psikiatër
Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një person ne jetën e përditshme. Ne kondita te zakonshme është relativisht stabil dhe i parashikueshëm
Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne çrregullime te personalitetit?
Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i shkaktojnë vështirësi subjektive personit.
Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te këqij” ose te “te shtrembër”.
Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati
Cila janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te personalitetit?
Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te palëkundshme dhe te keq-përshtatura ndaj stresit.
Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë kërkojnë me më pengu ose me i prish planet e mia”
Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike
Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te personalitetit janë ne kontakt me realitetin.
Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe miqtë.
Personat me çrregullim te personalitetit bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.
Çrregullimet e personalitetit ndahen ne tri grupe
Grupi A – Me tipare te çuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik
GrupiB – Me tipare dramatike, emocionale ose e paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line
Grupi C – Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo kompulsive, shmangës, vartës
Te tjerë: Pasiv agresiv,
Çrregullimi paranoid i personalitetit
Personat me këtë çrregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e mashtrojnë. Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.
Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve tjerë si te paramenduara, çmendura dhe kërcënuese.
Personat me këtë çrregullim mendojnë se do te jene te lënduar nga te tjerët ne një fare mënyre shpesh e vene ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikërinë e miqve, Gjithashtu janë xhelozë (patologjik) duke vene ne dyshim pa justifikim besueshmërinë e bashkëshortit apo partnerit seksual.
I eksternalizojnë emocionet e tyre, u atribuojnë te tjerëve impulset dhe mendimet qe ata janë te pa afte t’i pranojnë për vetveten. Kane vështirësi te shprehin emocione te ngrohta dhe te tolerojnë idenë se varen nga njerëzit tjerë. Ne situata sociale lëne përshtypjen si efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te tjerët.
Çrregullimi skizoid i personalitetit
Karakterizohet me tërheqje sociale.
Personat me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te vetmuar.
Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e përditshme dhe brengosjen për te tjerët. Pra këta persona duken te qete te distancuar te tërhequr dhe asocial. Ne jetën e tyre ka pak nevoje për lidhje emocionale me te tjerët, kane pak miq, dëshire te paket seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje ekskluzivisht ne fantazi. Kryesisht gjejnë pune ku janë me te vetmuar ku ka pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerët dhe te cilat për te tjerët janë me te vështira,p.sh si roje nate, ose te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.
Çrregullimi skizotipik i personalitetit
Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te çuditshëm bile edhe për laikun. Te menduarit magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë pjese e botes se tyre te përditshme.
Ne këtë çrregullim, te menduarit dhe komunikimi janë te çrregulluara. Bota e tyre e brendshme mund te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare dhe frika dhe fantazi fëmijërore. Mund te besojnë se kane fuqi speciale. Mund te pranojnë se kane iluzione perceptive do te thotë i keqinterpretojnë objektet .Te folurit e këtyre personave mund te jete shume i çuditshëm dhe te ketë kuptim vetëm për ta.
Kur janë nen strese mund te dekompensohen dhe kane simptoma psikotike por këto zgjasin shkurt. Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund te paraqiten .10% e rasteve bëjnë suicid.
Çrregullimet histrionike të personalitetit
Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim shpesh quhet dhe histerik.
Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sëmurë me te cilat tërheqin vëmendjen, kane tendence te ekzagjerojnë mendimet dhe ndjenjat duke bere qe gjithçka te tingëllojë me e rëndësishme se qe është. Nëse nuk janë ne qendër te vëmendjes apo nuk vlerësohen, qajnë aludojnë.
Çrregullimet narcistike të personalitetit
Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte te vetë-admirimit, ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.
E konsiderojnë vetveten si specialë dhe presin trajtim special. Kriticizmin keq e menaxhojnë dhe mund te zemërohen ne ata qe i kritikojnë ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan mënyrën e tyre, shpesh janë ambiciozë dëshirojnë fame dhe pasuri.
Nen brendinë e gjithë kësaj qëndron vetë-respekti i ulët, pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lëvdatat qe vinë nga rrethi.
Shume te vështirë për trajtim. Janë vulnerabilë ndaj krizave mesatare jetësore. Prevalenca 1%.
Çrregullimi antisocial i personaliteti
Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë mungese ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend. Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit.
Çrregullimi kufitar i personalitetit (Borderline
Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave psikotike dhe neurotike. Kjo do te thotë se shumica e këtyre pacienteve lëvizin brenda dhe jashtë psikozës. Kur e humbin lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me shpesh psikoza karakterizohet me gjendje disociative , derealizim dhe depresonalizim. Mirëpo këto episode janë te shkurtra dhe zgjasin disa minuta deri disa dite dhe ne përgjithësi shfaqen si përgjigje ndaj stresit. Sjellja e këtyre personave është e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-dëmtuese.
Çrregullimi i personalitetit shmangë
Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerët çka qon ne tërheqje nga jeta sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për miqësi dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për garanci te fuqishme , pranim pa kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetëbesimi, kane frikë te flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te tjerët sepse janë shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit (mospranimit).Refuzimi i ndonjë kërkese te tyre ben qe te tërhiqen edhe me tepër dhe te ndihen te lënduar Ne sferën emocionale zakonisht pranojnë punët anësore. Nuk kane shokë.
Çrregullimi vartës i personalitetit
Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë mase).
Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë te jene vetëm.
Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e karakterizojnë personalitetin vartës. Psh: Një burrë abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet për periudhë te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi ne pune është i dëmtuar për shkak te paaftësisë me punu ne mënyrë te pa varur dhe pa mbikëqyrje. Raportet sociale janë te kufizuara me personat ndaj te cilëve janë te varur. Janë te rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë te varur.
Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit
E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.
Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepër pedantë, janë pa disponim, moralizojnë shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet e tyre dhe janë dorështrënguar. Mendohet se këta persona i janë nënshtruar disiplinës se forte prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.
Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv
I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne mënyre indirekte ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet përmes harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes, komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.
Cilët janë shkaktarët e këtij çrregullimi
Shkaktarët e këtij çrregullimi janë te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i vetëm, por sëmundja vjen si rrjedhe e bashkëveprimit te tyre.
Lëndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lëndimet e kokës, abuzimet fizike dhe seksuale në fëmijëri.
Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit
Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, te një numër i madh i këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te kenaqeshme.
Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.
Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.
Psikofarmakoterapia
Aplikohet kur vjen deri te përkeqësimi i këtyre gjendjeve patologjike te përcjella me çrregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive psikotike, çrregullimet afektive, sëmundjet e vartësisë.
Zakonisht përdoren doza te lehta të antipsikotikëve, antidepresivëve dhe anksiolitikëve.
Llojet e personaliteteve njerëzore
Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës.
Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori. Ja disa nga lidhjet që ekzistojnë mes sëmundjeve dhe tipareve të personalitetit.
Impulsivët
Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët, në masën 2.4 herë. Arsyeja është se personat impulsivë i përgjigjien stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë.
Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulcerës. Këta persona kanë edhe probleme me të ushqyerit. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia.
Gazmorët
Një nga zbulimet më të papritura ishte ai që njerëzit me humor të mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.
Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë i nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.
Të shqetësuarit
Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimi i hormonit të stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobi, të tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës, sëmundje që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin.
Këta persona kanë edhe një prirje të vecantë për të pirë duhan. Ka edhe një arsye tjetër që mund t’i mërzisë njerëzit me këtë tipar të personalitetit. Një studim i Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës, 27% e persopnave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.
Agresivët
Tipat agresivë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkime shkencore. Njerëzit që vuajnë nga artereoskleroza janë ata që kanë më së shumti personalitete agresive. Një studim amerikan tregoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjitha pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve.
Shkaku mund të jetë sepse ky lloj tipari i personalitetit ka nivele më të mëdha proteinash të sistemit imunitar që kanë lidhje me inflamimin. Një tjetër teori është se njerëzit agresivë kundërpërgigjen shumë më shpejt dhe shumë më ashpër ndaj stresit si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kjo shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe shpeshtimin e rrahjeve të zemrës që con në crregullim të sistemit kardiovaskular.
Tipat inatxhinj e kanë shumë më të vështirë që të shërohen në krahasim me të tjerët. Atyre u duhet më shumë kohë. Studiuesit e Universitetit të Ohios kryen këtë eksperiment për të vërtetuar këtë. Një grupi personash u shkakruan plagë të vogla në krahë. Pas 4 ditësh vetëm 70% e pacientëve kishte përmirësime të dukshme, 30% ishin ende në fazat e para dhe pikërisht këta pacientë ishin persona me tipare agresive. Këta njerëz janë më të prirur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.
Të drojturit
Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së infeksioneve virale. Në disa studime të ndërmarra te kafshët, shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se personat që pëlqejnë të shoqërohen kanë më shumë nyje limfatike mbrojtëse se ata që janë të drojtur dhe parapëlqejnë vetminë. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksioneve të ndryshme dhe viruseve e baktereve.
Optimistët
Ata gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht 7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtëri përreth. Rreziku i vdekjeve të herëshme për shkak të ndonjë sëmuindjeje është për këta persona është 55%, më i ulët se të të tjerët.
Sipas një teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuasr, ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol shumë të madh në jetëgjatësi. Këto situata të mira ulin sasinë e prodhimit të hormonit të stresit. Optimizmi i jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan i kryer mbi induividë të caktuar përgjatë një periudhe 30 vjecare nxorri në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se sa tipat pesimistë.
Të mbyllurit në vetvete
Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifukuar si personalitete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona regjistrohet edhe numri më i madh i vdekjeve. Këta njerëz kanë një sistem të prodhimit të hormoneve që është shumë i brishte dhe shpesh i crregullt që do të thotë se kanë rrahje të shpeshta zemre, presion gjaku të lartë dhe ngushtim të enëve të gjakut. Të gjitha këto janë shumë të këqija për sistemin kardiovaskular.
Të përgjegjëshmit
Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatë. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shendetin.
Neurotikët
Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre u sjell edhe probleme të tjera të tilla si asma, dhimbjet e kokës, ulcerën e stomakut dhe sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të mencura për të zgjidhur problemet e tyre duke patur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime.
Kjo bën që ata të mos kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për shkak se janë edhe dyshues e të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Kjo i bën që të kenë një sistem imunitar më të brishtë se njerëzit e tjerë dhe një probabilitet më të madh për tu sëmurë. Një tjetër teori është se neurotikët kanë më shumë shanse që të jenë të depresionuar dhe depresioni dëmton sistemin imunitar.
Të hapurit
Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmudnjuet e zemrës. Një studim italian doli në përfundimin se personat që janë më të hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për të kapur epidemitë, apo sëmundjet e virozat gripale të stinës së ftohtë.
Karakteristika e temperamenteve
Temperamenti sanguin. Njeriu me temperament sanguin dallohet për shkathtësinë dhe gjallërinë e tij. Të ecurit e ka të shpejtë, lëvizjet në përgjithësi i ka të shumta dhe të shkathëta, të folurit e ka të gjallë dhe të shpejtë, sy të gjallë, mimikë të pasur, që shpreh gjendjen e tij të brendshme. Nxitet shpejt, kundërvepron edhe ndaj ngjarjeve që kanë rëndësi të vogël. Ndjenjat e tij lindin shpejt, nuk janë të forta, i ndryshojnë shpejt dhe i shfaq së jashtmi me anën e mimikës dhe gjesteve të ndryshme.
Zakonisht njeriu me temperament sanguin e kryen me vrull një punë, por në mjaft raste me gabime. Zë shumë miq, por ftohet shpejt prej tyre dhe i lë. Merr përsipër çdo lloj pune, por shpejt mërzitet dhe nuk e çon deri në fund. Me një fjalë, njeriu që ka këtë temperament është i shoqërueshëm, zemërmirë, i zoti për punë, por i mungon këmbëngulja dhe durimi. Meqënëse është i gjallë dhe i lëvizshëm, i ngacmon shumë shokët dhe i pëlqen të merret me sport.
Temperamenti kolerik. Njeriu me temperament kolerik dallohet për lëvizjet dhe për të folurit e tij të gjallë dhe energjik. Gjestet i ka të forta dhe të prera, ndërsa, sytë e tij kanë shikim të mprehtë.
Nxitet shpejt, ndjenjat i lindin shpejt, i ka të forta dhe i shfaq së jashtmi. Zakonisht njeriu me temperament kolerik çdo gjë e bën me vrull dhe me pasion. Në kundërshtim me sanguinin, është këmbëngulës dhe ka durim. Flet shpejt e me zjarr, prandaj fjala e tij është bindëse.
Temperamenti flegmatik. Njeriu me temperament flegmatik bie menjëherë në sy. Ai është i qetë, bën lëvizje të pakta dhe të ngadalta. Shikimi i tij është i qetë dhe të folurit e ka të ngadaltë. Si nxitja ashtu edhe frenimi lindin tek ai me vështirësi. Vetëm ngjarjet shumë të forta i shkaktojnë ndjenja, të cilat cilat zakonisht i ka të dobta dhe nuk i shfaq së jashtmi. Në kundërshtim me sanguinin, çdo punë e bën me ngadalë. Është i urtë dhe nuk i ngacmon të tjerët.
Temperamenti melankolik. Njeriu me temperament melankolik dallohet për pamjen e tij si të përvuajtur. Mimika e tij është e dobët, gjestet i ka të pakta dhe të lehta, shikimin e syve e ka të lehtë dhe si të mekur. Njeriu me këtë temperament bie në sy, sepse rri gjithmonë mënjanë dhe i veçuar nga të tjerët. Preket shpejt, ndjenjat i ka të forta, të qëndrueshme, por nuk i shfaq së jashtmi.
Në kundërshtim me kolerikun, i cili kërkon të verë në dukje personalitetin e tij, melankoliku përkundrazi, kërkon të jetë i padukshëm. Është i turpshëm dhe shpesh i paguximshëm.
Këto janë karakteristikat në përgjithësi të temperamentit. Në jetë rrallë gjenden njerëz që të kenë vetëm karakteristikat e njërit nga temperamentet e analizuara më sipër. Shpesh ne gjejmë tek ata të përziera karakteristikat e njërit lloj me karakteristikat e llojeve të tjera.
Karakteri
Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri jo vetëm për nga aftësitë, interesat dhe temperamentet, por edhe përsa i përket qëndrimit që ata mbajnë ndaj punës, shoqërisë, ngjarjeve të ndryshme dhe vetës së tyre.
Këto qëndrime që ata mbajnë të ndërthurura edhe me njëra-tjetrën lindin forma sjelljesh të caktuara që u përgjigjen përmbajtjes së këtyre qëndrimeve.
Kur qëndrimet dhe format përkatëse të sjelljes së njerëzve nuk janë të rastësishme, por janë të qëndrueshme, ato kthehen në veçori dalluese të personalitetit duke formuar karakterin e tyre.
Kur pohojmë se një njeri i caktuar është me karakter apo ka karakter, kemi parasysh jo një veti të mirë apo të keqe të tij, por tërësinë e vetive më të qëndrueshme të tij si anëtar i shoqërisë.
Karakter quajmë tërësinë e vetive themelore të personalitetit, që shprehin sistemin e qëndrimeve të njeriut ndaj punës, shoqërisë, njerëzve të tjerë dhe vetvetes.
Karakteri, sikurse edhe veçoritë e tjera të personalitetit, nuk është i lindur dhe i pandryshueshëm. P.sh. ndodh që fëmijët kanë tipare karakteri të njëjta me ato të prindërve dhe të të afërmve të tyre, por kjo nuk do të thotë se këto tipare të tyre janë trashëguar nga prindërit. Karakteri formohet gjatë jetës dhe shpreh rrugën e jetës, rrethanat, kushtet dhe mënyrën e jetës së njeriut.
Njeriu nuk lind as përtac, as egoist, as mëndjemadh, as karrierist etj. Ai bëhet i tillë si rezultat i ndikimeve që ushtrojnë mbi të shkolla, familja, shoqëria ose të gjitha këto të mara sëbashku, sepse njeriu nuk është qenie aktive që u kundërvihet kushteve dhe rrethanave, por është qenie aktive që u kundërvihet kushteve të disfavorshme dhe i shndërron këto kushte. Pra ai është edhe objekt edhe subjekt i këtij edukimi. Karakteri ka lidhje të ngushtë me të gjitha anët e tjera të personalitetit, me bindjet, interesat, aftësitë dhe temperamentin. Gjithashtu lidhje të ngushta ekzistojnë ndërmjet aftësive dhe karakterit të cilat ndikojnë edhe reciprokisht për zhvillimin ndërmjet tyre.
Po kaq të ngushta janë lidhjet e karakterit edhe me temperamentin. Temperamenti ushtron ndikim në formën e shfaqes së disa tipareve të karakterit, por edhe karakteri ushtron një ndikim të thellë në frenimin e disa anëve negative të temperamenteve.
Temperamenti shërben si një bazë natyrore për formimin e tipareve të karakterit, por ai nuk përcakton përmbajtjen e tipareve të tij. Në bazë të çdo lloj temperamenti mund të edukojmë tiparet më të vlefshme të karakterit.
Lidhjet e karakterit me temperamentin duhen njohur, sepse nga veçoritë që ka secili temperament të cilat kushtëzohen nga tipi i veprimtarisë së lartë nervore, varet se si do të formohen tek një njeri tiparet e karakterit të tij. I njëjti tipar mund të formohet si tek koleriku ashtu edhe tek sanguini, por forma e ndikimit duhet të jetë e ndryshme.
Sikurse të gjitha fenomenet e tjera psikike, edhe karakteri ka bazën e vet psikologjike. Bazën fiziologjike të karakterit e përbëjnë sistemet e ndërlikuara të përkohshme nervore që formohen gjatë jetës së njeriut. Lehtësia apo vështirësia gjatë formimit dhe shformimit të sistemeve, që përbëjnë lidhjet e përkohshme nervore, ndikojnë thellësisht në formimin e tipareve të karakterit dhe në qëndrueshmërinë e tyre. Në jetë vihen re këto tipe karakteresh : Karaktere të forta dhe të dobëta, kontradiktorë dhe jokontradiktor, të përcaktuar dhe të papërcaktuar.
Karakteri paraqet organizimin e nderlikuar psiqik te cilesive, gjendjeve dhe proceseve te shumellojshme psiqike, te cilat pasqyrojne sjelljen e personalitetit… paraqet berthamen psiqike te personalitetit.
Fjala karakter vjen nga greqishtja qe dmth vule ose symbol, sipas te ciles njeriu konkret dallohet prej te tjereve. Karakteri pasqyron aspketin moral dhe te vullnetshem te sjelljes se njeriut, prandaj thuhej qe “karakteri eshte udherrefyesi i vullnetit, ndersa vullneti eshte kurrizi i karakterit”.
Karakteri nenkupton cilesine e vullnetshme te njeriut, dhe ate, kur paraqesim veprim te vetedijshem te tij, qe jane ne perputhje me parimet dhe botkuptimet morale te shoqerise ne te cilen jetojme. Per kete arsye mund te themi se karakteri i perfshin dispozitat per te ashtuquajturen sjellje morale te njerezve, ndersa cilesite e karakterit duhet te perfshijne dhe motive, qendrimet dhe vlerat e tij socjale.
Cilesite e karakterit te njeriut mund te grupohen ne:
* Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj punes. Njeriu mund te jete: aktiv, punetor, pertac, konsekuent, I pakujdesshem, inicjativ, i disiplinuar, pergjegjes, kreativ, i burokratizuar, etj.
* Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj njerezve tjere. Njeriu mund te jete: i hapet, i sinqerte; i vrazhget, i permbajtur, altruist, egoist, paqedashes, jo i sinqerte, agresiv, etj. Ai mund te jete i orjentuar nga njerezit e tjere (per bashkpunim), prej njerezve te tjere (te largohet prej tyre) dhe kunder njerezve te tjere.
* Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj vetes se tij. Njeriu mund e jete: i ndershem, modest, krenar, vetekritik, me dinjitet, i thjeshte, i vetedisiplinuar, i sigurte, jo i ndershem, i vetebindur, etj.
* Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj ambientit jetesor dhe punes. Njeriu mund te jete: pergjegjes, i disiplinuar, i kujdesshem per qetesine dhe mbarvajtjen publike, I pakujdesshem, etj.
Zhvillimi i personalitetit paraqet para se gjithash procesin e formimit dhe zhvillimit te karakterit te tij. Te femija i vogel karakteri ende nuk eshte i formuar, mirepo nen ndikimin e rrethit familjar fillojne te paraqien tiparet themelore te tij – kurreshtja, qendrueshmeria dhe disiplina, te cilat fillojne te zhvillohen edhe me shume me kontaktet e tij me mesin(cerdhen per femije- ku zhvillohen kolektiviteti dhe shoqerimi). Ne shkolle zhvillohen dijenite dhe shprehite, mesohet qendrimi ndaj njerezve tjere dhe ndaj punes. Ne moshen pak me te madhe mesohet qendrimi ndaj vetes, ndertohet vetedisiplina dhe forcohen tiparet e karakterit nepermjet veteedukimit, formohen interesat dhe qendrimi dhe krijohen idealet dhe ndjenjat morale te njeriut.
Karakteri formohet gjate procesit te te njohurit dhe veprimtarise praktike te njeriut, ku rrethi konkret shoqeror dhe normat e parimet e caktuara shoqerore kane rol vendimtar. Prandaj cilesite e karakterit dallohen ne ate te pergjithshme dhe ato individuale.
Tiparet e pergjithshme te karakterit nen ndikimin vendimtar te rrethit shoqeror( varesisht nga historia e sistemit shoqeror te bashkesise konkrete shoqerore, nga kultura, kushtet sociale, etj), qe jane prezente te pjestaret e shoqerise konkrete, te klasave, kombeve ose grupeve te tjera etnike e socjale.
Tiparet individuale te karakterit te personaliteti konkret dhe varen para se gjithash (kushtet ekonomike, socjale, edukimi, arsimimi, etj).
Karakteri nuk eshte i dhene nje here e pergjithmone. Gjate jetes se njeriut ai mund te ndryshoje dhe te zhvillohet. Mund te ndodhe qe tiparet pozitive te karakterit te humben dhe paraqiten ato negative. Pikerisht per kete roli i edukimit eshte i rendesishem per zhvillimin e karakterit.