Ndoshta çështja më e vështirë që është shtruar ndonjëherë në shkencë është ajo e quajtur “problem i vështirë“, ose “problemi i pazgjidhshëm“.Është problemi se si bota jomateriale e mendimeve dhe e ndjenjave tona bashkë - vepron me botën materiale të trupit tonë.Gjendja emocionale të shkaktura nga mendimet dhe nga ndjenjat tona (bota jomateriale) pasqyrohen në mënyrë të menjëhershme në fiziologjinë e trupit tonë (bota materiale).Për shembull,kur në trurin tonë vjen një mendim jomaterial për të ngritur dorën,truri fillon menjëherë të prodhojë bartës mesazhi neurotransmetues,të cilët lëvizin nepër sistemin nervor.Në muskujt e dorës dërgohen impulse elektirke dhe muskujt fillojnë t’i përgjigjen mendimit fillestar.
Si është e mundur kjo?Si mundet që diçka jomateriale siç është mendimi të shkaktojë një pasojë reale materiale, gjë që ndodh vazhdimisht në trupin tonë?
Nisur nga Dekarti,i cili tha se ka një hendek ndërmjet trupit dhe mendjes, përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e mundur që të merret me anët të fizikës njutoniane.Por si mundet atëherë të lidhet bota jomateriale e mendjes dhe bota materiale e trupit?
A ka të ngjarë që përgjigja të vijë nga fizika kuantike?
I gjithë realiteti i jashtëm që përthithet nga truri vjen në të përmes pesë shqisave: dëgjimi, nuhatja,shijimi,prekja dhe perceptimi pamor.Sipas filozofit Imanuel Kant,ne duhet të bëjmë dallim ndërmjet botës numenale,botës në vetvete (daß Ding an sich) dhe botës fenomenale,botës ashtu siç e perceptojmë ne.Kanti thotë se është i pamundur perceptimi i drejtpërdrejtë i botës;në mundemi ta perceptojmë atë vetëm përmes shqisave.
Realitetin e jashtëm askush nuk mund ta njofë vërtet,sepse ne asnjëherë nuk e perceptojmë atë drejtpërdrejtë. Mandje mund të shkohet deri aty sa të ngrihet pyetja nëse ekziston një realitet fizik.Sidoqoftë,Kanti besonte se realiteti fizik,burimi i perceptimeve tanë,është real.Ai pohonte se ajo që njohim ne për botën është kryesisht një interpretim i bërë nga truri ynë.Për të vlerësuar se çfarë thoshte Kanti, përpiqu të numërosh pikat e zeza në figurë;nuk është e lehtë,sepse në të nuk ka fare pika të zeza! Truri yt imagjinon se aty ka pika të zeza,të cilët ti i shikon sikur lëvizin para-prapa!
Përkthimi që bën truri,nga nxitja e jashtme e korteksit pamor deri në pamjen që formohet në kokë vjen prej një modeli valor elektromagnetik të jashtëm. Ndoshta nuk e ke menduar ndonjëherë,por ngjyra e kuqe në vetvete nuk ekziston! Ngjyra e kuqe,ashtu si pikat e zeza që thamë sipër, është vetëm një përkthim,një paraqitje që sjell shqisa tek ti.Ngjyra e kuqe është një ndërtim subjektiv i asgjëje tjetër veçse i një vale elekrto -magnetike me një frekuncë, amplitudë dhe fazë të caktuar.
Insekte që kanë vetëm dy lloje të receptorëve të ngjyrave kanë një pamje subjektive krejtë të ndryshme të po asaj ngjyre që ti e quan e kuqe; duke qenë se ata nuk e shikojnë atë,ajo për ta perceptohet si e zezë.Ne mandje nuk dimë as se si e perceptojnë ngjyrën e kuqe njerëzit e tjerë! Kjo është ajo që Imanuel Kanti donte të thoshte kur fliste për pamundësinë e njohjes nga ne të botës numenale,botës në vetvete;ne shikojmë vetëm varoantin tonë personal ,interpretimin tonë të realitetit,i vili qëndron përtej nesh.Në mënyrë të pashmangshme njohja jonë është e kufizuar, sepse ne interpretojmë vetë pak përqind të të gjithë spektrit të energjisë elektromagnetike që ekziston.
Kemi mësuar në shkollë që truri ynë është një lloj superkompjuteri i pajisur me neurone që marrin nxitje në sinapse, të cilët përpunojnë informacionin vibrues të marrë nga pesë shqisat. Mendimet e individit janë personale dhe asnjë tjetër përveç atij individi nuk mund t’i njohë ata!