Harrojne te fikin neonin per 77 vjet, fatura vjen 17 mije dollare
Në kafeterinë “Clifton” në Los Angeles dikush ka harruar të fik dritat për plot 77 vjet.
Ka qenë vetë pronari i lokalit, Andrew Meieran, që e ka vënë re diçka të tillë gjatë punimeve për rikonstruksionin e ambientit. Sipas gazetës “Los Angeles Times”, Meieran ka vënë re praninë e një llambë pas një paneli, të ndezur që prej vitit 1949.
Përllogaritet që gjatë këtyre viteve, pronarët e lokalit vetëm prej neonit të harruar ndezur, kanë harxhuar rreth 17 mijë dollarë.