Sa para jeni në gjendje t’i ndani për një bluzë me mëngë të shkurtra? A janë 400 mijë dollarë shumë për të?
Në fakt, aq kushton bluza “luksi superior”, e punuar nga pambuku organik dhe e zbukuruar me diamante.
Sigurisht që në çmim nuk është llogaritur vetëm pambuku organik, por edhe zbukurimet prej diamanteve të bardhë dhe të zinj, vlera e të cilëve i kalon nëntë karatët. Kjo bluzë është prodhuar me anë të procesit i cili redukton ndotjen e ajrit me 90 për qind, transmeton Lajmifundit. Ky prodhim ekologjik jo vetëm që mbron ambientin, por është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.