Robert Fitzpatrick ka shpenzuar 140,000 dollarë duke veshur të gjithë Nju Jorkun, duke përfshirë edhe metrotë e nëndheshme, me tabela e postera të mëdha që njoftojnë fundin e botës në mesnatën e 21 majit 2011 ("pikërisht, ora e Jeruzalemit").
"Jam duke u përpjekur për të paralajmëruar njerëzit se çfarë do të ndodhë – ka thënë ai për Daily News. - Kush e ka kuptuar se do të vijë fundi i botës ka për detyrë ti paralajmërojë të gjithë".
Që nga viti 2006, Fitzpatrick është pasionuar nga predikimet e Harold Camping, i cili ka parashikuar fundin e botës me një listë të gjatë të llogaritjeve nga Bibla.