Lufto kancerin me çokollatë të zezë
Me konsumimin e çokollatës së zezë, rritet prodhimi i endorfinës. Çokollata përmban 300 përbërje të ndryshme, mes të cilëve edhe anandamidën, një substancë kimike që imiton në tru efektin e marihuanës dhe teobrominës, një stimulant mjaft delikat.
Studiuesit e "Monash University de Melbourne" në Australi konfirmojnë të mirat e konsumimit të rregullt të çokollatës së zezë për parandalimin e infarkteve.
Studimi u publikua në ''British Medical Journal' dhe tregon efekte pozitive nga çokollata me përqendrim të fortë kakaoje.
Konsumi i përditshëm, për një periudhë 10-vjeçare, i 100 gramë çokollate që përmban të paktën 70 për qind kakao do të mundësonte gjithashtu shmangien e 70 aksidenteve kardiake fatale dhe 15 jo fatale në një popullsi prej 10 000 personash.
Çokollata është e pasur me polifenol, antioksidues i fuqishëm natyror që ul stresin dhe redukton rreziqet kardio-vaskulare, tumoret dhe sëmundje të tjera kronike.