Forumi Kuq E Zi
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (III) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (III) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (III) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (III) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Rast i Jeams Dean-it

Edhe objektet e ndryshme, pavarësisht çfarë janë ato, kur të mbushen me energji, qoftë ajo pozitive apo negative, gjatë ceremonive të ndryshme magjike, akumulojnë në vete forca të mëdha të energjisë, të cilat rrezatojnë dhe kanë efekt të fuqishëm të veprimit. Dhe këtë më së miri e ilustron rasti i Jeams Dean-it.
Rasti i Jeams Dean-it, artistit të njohur nga Kalifornia, është rast mjaft interesant. Dean ishte anëtar i një sekti satanist dhe pjesëmarrës në shumë rituale të tyre. Edhe përkundër kërcënimeve, ai largohet nga ky sekt. Por një ditë e gjejnë të vdekur në automobilin e vetë të tipit “Porshe” si pasoj e një fatkeqësie komunikacioni (sipas raporteve policore)!
Pas fatkeqësisë karrocerinë a automobilit e blen mekaniku George Burms. Mirëpo gjatë shkarkimit të saj, ajo shkëputet dhe i thyen te dy këmbët mekanikut të mjerë. Sakaq, pas dy muajsh i vdes edhe gruaja në rrethana misterioze.
Motorin e “Porshesë” (pasi motori nuk ishte i dëmtuar), Burms-i ia shet një mjeku që ishte adhurues i vozitjeve sportive. Për fatin e keq të tij, mjeku gjatë një vozitjeje sportive pëson fatkeqësi (ndeshet në mur) dhe në vend të ngjarjes mbesin të vdekur mjeku dhe bashkudhëtari i tij. Në të njëjtën vozitje sportive rrotullohet edhe automjeti, në të cilin ishte vendosur ndërruesi i komandave (shpejtësive) nga automjeti i Dean-it, me që rast vozitësi pëson lëndime të rënda.
Por me kaq nuk përfundojnë fatkeqësitë që i “provokonte” ky automjet. Karroceria e dëmtuar e “Porshesë” së Dean-it, që mekaniku Burns e kishte ekspozuar pranë një rruge automobilistike (pasi Dean ishte njeri me famë), bie dhe ia thyen këmbën një fëmije që ishte duke e shikuar atë. Disa ditë më vonë, e njëjta karroceri e dëmtuar, derisa po transportohej me kamion në një vend tjetër, sërish për ekspozim, pëson fatkeqësi kamioni dhe vozitësi “fluturon” jashtë kabine dukë përfunduar i vdekur nën karrocerinë e “Porshesë”, e cila shkëputet prapë dhe rrëshqet në tokë, duke ra mbi trupin e vozitësit. Ndërsa një vozitës tjetër, që i ishte blerë gomat e automobilit të Dean-it, gati sa nuk e humbi kokën, kur befasisht i pëlcasin gomat, pa asnjë arsyeje. Në vitin 1960, gjatë transportit për në Los Anxhelos, karroceria e “Poreshesë” zhduket përgjithmonë...
Ky rast nuk është i vetëm në analet e ndodhive misterioze. Forma të ndryshme të energjisë, që ndikojnë dhe veprojnë të akumuluar nga rituale të lloj-llojshme, janë njohur dhe aplikuara edhe nga shumë kultura të lashta.. “Mallkimi i faraonëve” është bartur nëpër shumë literatura me famë botërore pasi nga ai mallkim, pothuajse të gjithë hulumtuesit që bënë ato zbulime, vdiqën në rrethana misterioze. Bile, sot, në botë është e përhapur edhe teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it, është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit. Sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap (mendohet që fillimisht në Amerikë) në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli, gjatë ekspozimit të atyre objekteve të gjetura në varrin e këtij faraoni.
Me “magji të zezë” u morën edhe shumë artistë e artisë me famë botërore siç janë: Florinda Bolkan, Frenk Sinatra, Gilbert Besaud, Don Johans, Evelyn Dersay, Natalia Wood etj., por për përjetimet e tyre pak kush pranon të flasë. Ja çfarë mendon njëra prej tyre, Florinda Bolkan: “Gjithçka që për magjinë dhe ritualet e saj mund të lexoni nëpër libra ose revista të ndryshme, është vetëm një pjesë e vogël e destinuar për opinion: magjia është diçka më shumë, diçka më e fortë e që e dinë vetëm një numër i vogël i magëve. Atyre nuk ju nevojitet fama, nuk ju nevojiten dhuratat e për ta fare pak dihet. Ata janë magë të vërtet të magjisë së bardhë ose të zezë dhe merren me gjëra, të cilat njerëzit, ndoshta kurrë nuk do t’i dinë. Të gjitha mënyrat tjera janë forma më të ulëta të magjisë”.
“Ekzistojnë shumë demon dhe forca të tjera me emërtime të ndryshme, të cilat gjatë ceremonive të posaçme, mund ta thërrasin “princin e errësirës”, vet Satanin. Satani mund t’i mbarsë gjërat me energjinë e vetë negative e cila provokon edhe vdekjen” - thotë prof. Toubba Cilmenar, shkencëtar nga San Francisko, i cili merret me kërkimet e “magjisë së zezë”. “Varësisht nga karakteri i ceremonialit, forca e errët e thirrur, mund të veprojë për një çaste, për kohë të shkurtër apo të gjatë. E keqja mund të vuloset në ndonjë gjë gjatë ceremonialeve të posaçme të cilat “mbjellin” gjurmët e këqija. Ato fusha quhen “fusha T”, të marra nga fjala “Thought - fields” (që do të thotë - fushat e mendimeve).
Mendohet se në raste të ndryshme, gjatë thirrjes së Satanit, mendimet e errëta thithen nga objektet (materialet) përkatëse dhe më vonë, në kohë të caktuara, ato mendime rrezatojnë nga po ai material. Bëhet fjalë për thirrje të posaçme të forcave të mëdha negative, të plotfuqishme dhe me efekt të lartë të veprimit dhe natyrisht, edhe të rrezikshme për jetën. Ato forca të mëdha negative të veprimit e thërrasin Satanin ose “princin e errësirës”.
“Princi i errësirës” ose “Satani” është në të vërtet mendim i fuqishëm negativ, i koncentruar dhe i fuqizuar, forcë e keqe psikike e cila mundet edhe të mbysë” -përfundon prof. Cilmenar.
Mekanizimi i këtyre forcave të errëta është, përafërsisht ky: Embrioni i tyre ndodhet tek njeriu, përgjithësisht, në secilin prej nesh, por ata që merren me “magji të zezë”, nëpërmjet ceremonialeve të ndryshme, të posaçme, e kanë zhvilluar dhe fuqizuar këtë forcë të energjisë, të cilën ashtu të akumuluar, e orientojnë me koncentrim të fortë, si rreze laseri, drejt objektivit të caktuar. Këto mendime, e kjo “dëshirë” e koncentruar, vepron si forcë e keqe në jetën, që ne e konsiderojmë, normale.

Rasti i vajzës nga Reçani

Raste të tilla, të ritualeve për thirrjen e “forcave të errëta” me qëllim keqbërse, ka sa të duash edhe në shoqërinë tonë. Dhe siç e kam cekur edhe në fillim të këtij artikulli, secili prej nesh, së paku ka dëgjuar një histori të këtij lloji. Ky rast ka ndodhur në rrethin e Prizrenit, pikërisht në fshatin Reçan. Miku im S. Basha, që ka asistuar në këtë rast, dhe të cilin e ka publikuar në librin e tij “Hipnozë...” ja seç shkruan: “Më kanë kërkuar ndihmë për një femër shumë të sëmurë nga fshati Reçan i Prizrenit, për të cilin prindërit e saj më thanë që e kishin dërguar për shërim tek shumë mjek, por pa sukses. Pasi unë në atë kohë nuk mund t’i shëroja njerëzit nga “magjia e zezë”, kam kërkuar ndihmë nga dervish Destani, i cili vinte pa përtesë.
Ishte një vajzë e re, 17-18 vjeçare e cila alivanosej - e humbte vetëdijen, grindej pa vetëdije me persona të panjohur dhe të imagjinuar e të padukshëm për sytë e të tjerëve. E rroknin katarza apo llahtari psikike me dhimbje të mëdha e britma të padurueshme për të tjerët, bërtima të cilat ta fusnin frikën. Kësaj vajze shpesh i zihej edhe fryma ku dukej si e vdekur dhe në këtë gjendje rrinte me orë të tëra. Kur zgjohej e rraskapitur, pra, vinte në vete, rrinte normalisht por nuk dinte se çka ka bërë gjatë asaj kohe dhe çka ka folur.
Dervish Destani më urdhëroi që ta marr një fletë të pastër dhe një laps kimik. I nxori tespit e veta, të gjata, prej 1001 kokrrash. Derisa ne ishim aty, ajo vajza e sëmurë ishte me vetëdije të plotë dhe e q etë, pra në gjendje normale. Dervish Destani e urdhëroi këtë vajzë që të ngrihet në këmbë dhe e përbiroi nëpër rrathët e tespiheve tri herë, duke kënduar me vete disa lutje. Sapo e përfundoi ritualin vajza u sëmurë. Ishte vërtet e dhembshme ta shohësh një vajzë të bukur e cila sapo ishte martuar dhe nuk mund ta shijonte natën më të bukur të martesës dhe muajin e mjaltit. Edhe gëzimi i familjes ishte kthyer në dhembje. Dhembje që provokonte pikëllim. Ajo shtëpi e ndërtuar aq bukur, për një kohë të shkurtër ishte shndërruar në një ferr të vërtet nga një dorë e zezë e pamëshirshme dhe e mallkuar.
Dervishi, në tespihet e veta, i kishte të ndara 7 kokrra nga tërë rrethi i tyre. U lutë dhe e thirri në ndihmë një emër. Ai emër ishte një qenie hyjnore. Gjatë kësaj kohe dervishi e urdhëroi këtë vajzë që të tregonte se kë po e shihte. Cili ishte ai që i ka bërë magji. Kush e kishte sjell në këtë gjendje. Vajza (nusja e re) nuk foli nja gjysmë ore fare, veç shkarravitej, bërtiste dhe i zihej fryma. Dervishi e prekte trupin e saj me tespihe dhe e urdhëronte që të fliste... dhe lutej. Më në fund vajza filloi të flasë dhe të tregoj një emër. Atëherë dervishi më urdhëroi mua që ta shkruaj atë emër në fletë. Pas kësaj ajo filloi të thoshte edhe emra të tjerë. U bënë 10 emra të ndryshëm, si femrash ashtu edhe meshkujsh që ishin të familjarëve, miqve, shokëve e shoqeve. Unë i befasuar e pyeta dervishin se si është mundur që kaq shumë njerëz t’i bëjë magji? Ai më tha se personi që i ka bërë “magji të zezë” fshihet dhe maskohet në lloj-lloj figurash, bile edhe në figurë të prindërve të saj.
Dervishi e mori fletën me emra, foli diçka dhe i fryni asaj flete. Pastaj e kalli... Por një qoshe e fletës mbeti pa u kallur e në të ishte një emër femre. Unë prapë e pyeta dervishin se pse ajo qoshe nuk po kallet?! Ai tha: kallet... dhe, dikur, me disa lutje, u kall edhe ajo qoshe. -Ky emër është i një femre që merret me “magji të zezë”, dhe paska një mbrojtje të madhe, për këtë arsye nuk kallej - tha dervish Destani.
Vajza tregonte emra të tjerë që u bënë 24. Vetëm një nuk e tregonte kurrsesi: “Kur po tentoj ta tregoj atë emër, ajo grua po më furë e po më thotë se do të mbys po tregove kush jam...” - tha në vaj vajza.” Dervishi e përdori një teknik psikologjike: I bërtit me zë të lartë dhe iu vërsul vajzës me tespihe për ta goditur, duke i thënë: -A po e tregon atë emër a të bëra copë-copë! Vajza e tha emrin me vështirësi, unë e shkrova shpjet e shpejt dhe ia dhashë dervishit. Ai e mori letrën, u lut diçka me vete, i fryni letrës dhe e kalli. Si u kallë tërësisht, vajza u zgjua nga ajo llahtari e madhe dhe tha: -U çlirova... Po kush jeni ju? Çka keni lypur këtu me mua në dhomë?! -Në rregull është, i tha dervishi, ne kemi ardhur të të shërojmë, mos ki frikë tash je e shëruar. Vajza (nusja) e thirri vjehrrën me “nënë”, kur ata hynë brenda në dhomë të gëzuar që ishte shëruar e reja...
Pas një kohe kam dëgjuar se kjo nuse më nuk kishte pasur sulme dhe kishte filluar një jetë normale” - thotë S. Basha.
Basha mendon, bazuar në studimet e shumta dhe eksperimentet me hipnozë, se çdo magji që bëhet, bëhet me urdhër në ndërdije, sepse ndërdija i lexon dhe i pranon valët më të imta psikike që dërgohen drejt saj dhe i merr ashtu siç janë të dërguara, në çfarëdo forme dhe mënyre, pa marrë parasysh largësinë apo vendin. “Magjinë, qoftë të zezë, qoftë të bardhë, unë e quaj virus mental” - shprehet Basha.
“Magjia bëhet me të gjitha llojet e elementeve kozmike, duke filluar prej elementit të zjarrit, ajrit, ujit apo tokës; çdo element e ka fuqinë e vetë magjike, e cila është si një shpat me dy teha - kah t’i jep luftëtari, ajo pret ose mbron”.
Basha thotë se në Kosovë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare përgjithësisht, përdoren rituale të magjisë primitive, dhe kjo ndoshta është pozitive, pasi magjia profesionale do të ishte shumëfishë më e rrezikshme....

Rasti i 15 vjeçares L.

Dhe për fund të këtij artikulli, po e shënoj një rast, ku e edhe vetë kam asistuar. Një vajzë 15 vjeçare, që ishte edhe fqinjë e imja, ishte sëmurë psikikish. Familjaret ishin të bindur se “ka të bame” dhe ishin shumë të shqetësuar për fatin e fëmijës së tyre. I kishte humbur oreksi dhe ushqehej vetëm e infuzion. E kishin pasur tek shumë mjekë dhe të gjitha analizat rezultonin në rregull. Vajza organikisht, pra ishte e shëndosh. Çdo intervenim mjekësor ishte i kotë: shpirti i saj mbahej vetëm në bazë të ushqimit artificial. Dhe për këtë arsye atë e vizitonte pothuajse përherë një mjek, dhe atë ditë kur ne shkuam në atë shtëpi, të ftuar nga familjarët për ta provuar edhe këtë formë shërimi, mjeku ndodhej aty.
Meqë e dinim se pacientja vështirë se mund të hipnotizohet, morëm me vete dhe dy medium (Sh. G. Dhe L. B.) të cilët në raste të tilla, shërbenin si “urë lidhëse” mes nesh dhe pacientes. Procesin e udhëhiqte S. Basha.
Të dy mediumet i futëm në gjendje të thellë hipnotike dhe i “lidhëm” në mënyrë telepatike me pacienten (me shpirtin e saj) e cila qëndronte indiferent. Duke hulumtuar në brendi të psikes së saj, mediumet thanë se shpirti i kësaj vajze ishte “rob” i një ceremoni të “magjisë së zezë”, që i ishte dedikuar dikujt tjetër, por që fatkeqësisht, në të kishte shkelur ajo. Ata (një e afërme) ia kishte thithur të gjithë energjinë e kësaj vajze dhe këtë energji e kishte mbyllur në formë rrethi në maje të kulmit të shtëpisë. Kështu raportonin mediumet që hulumtonin në gjende të thellë hipnotike. Miku im Basha, duke e aplikuar metodën mesmerike ( magnetismus animalis - magnetizëm shtazorë), na urdhëroi që të kapemi të gjithë dorë për dore duke e krijuar kështu formën e një rrethi. Përmes energjisë së dy mediumeve si dhe me ndihmën e energjisë kolektive (pasi kishim krijuar një qark të mbyllur), filluam sulmin psikik për shkatërrimin e asaj sfere, zhbllokimin e asaj energjie dhe lirimin e shpirtit të kësaj vajze nga ai rreth i mallkuar që i kishte sjellë kësaj familjeje shqetësime serioze.
Pas përpjekjeve të mundimshme të mediumeve (të cilët dukeshin sikur të ishin në gjendje histerie), u arrit që të shpartallohet ajo sferë, dhe po në atë moment, vajzës (pacientes) iu kthye energjia e bllokuar - fytyra e saj ndryshoi, mori krejtësisht pamje tjetër.
Me ndihmën e mediumeve, që gjatë gjithë kohës ishin nën hipnozë, rreth trupit të vajzës krijuam një shtresë (eterike) mbrojtëse, si mburojë nga sulmet e tjera eventuale. Gjithashtu, asaj i dhamë edhe një simbol që ta bartë me vete, po ashtu, si mbrojtje nga çdo energji e keqe...
Ndonëse ky rast, ndokujt edhe mund t’i duket si ngjarje nga filmat fantastik, e ndoshta shumëkush mund ta cilësoj edhe si patologji shpirtërore, por kjo, siç e kam thënë edhe në fillim, është e çështje besimi, bindje personale.... dhe nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ajo vajzë, më vonë, është martuar dhe është bërë nënë.

Fund

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MAGJIA E ZEZË NË VEPRIM



"Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!" nga pamundësia të ballafaqohemi me ndonjë sëmundje apo shqetësim psikik, është një pyetje që shumëkush nga ne shpesh ia parashtron vetes. Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi janë nga lashtësia dhe i takojnë kohërave arkaike, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.


Çka është MAGJIA E ZEZË?


Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë. Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.
Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik. Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës. Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinës së punës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik. Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë. Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.


Si funksionon veprimi magjizezë?


Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese. Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA". Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut.

"Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike. Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë.

Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë.
Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi. Në "trupin astral", (që gjendet në AURË) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.

Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme. Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë. Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut). Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.

Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë. Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons