Forumi Kuq E Zi
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (I) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (I) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (I) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË (I) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Për magjinë, kuptimin dhe veprimin e saj si energji psikotronike mbi materien, pra edhe mbi organizmat e gjalla, kemi shkruan në disa artikuj tjerë që mund t’i lexoni në sektorin e “Parapsikologjisë”. Në shkrimin e mëposhtëm do të përqendrohemi përgjithësisht në raste konkrete që janë të lidhura drejtpërdrejt me operimet magjike, të zbatuara nga individë, grupe, apo sekte të ndryshme, të cilët, përmes ceremonive të veçanta dhe me ndihmen e “forcave të errëta”, synojnë arritjen e qëllimeve të (para)caktuara.
Veprimet magjike për qëllime, zakonisht të errëta, nuk janë operime të kohës më të re. Bile në “civilizimin” e sotëm, ceremoni të tilla, mund të hasësh shumë rrallë. Në kohët më të hershme aplikimi i “magjisë së zezë” për qëllime të lloj-llojshme, ka qenë dukuri bukur e shpeshtë. Të cekim, sa për informim, se Asirët e vjetër, që kanë jetuar shekuj më parë, në Iranin e sotëm, si mbrojte nga ndikimet e “magjisë së zezë”, në pragjet e shtëpive të tyre, kanë futur figura qensh të punuara nga argjila, të bindur, se shpirti i qenit nuk do t’i lejoj forcat e errëta të depërtojnë në brendi të shtëpisë. Zbulimet arkeologjike kanë vërtetuar se nën pragje janë gjetur edhe deri më dhjetë figura të tilla. Dhe kjo formë mbrojtëse, të cilën Asirët mendohet se e kanë bartur nga Babilonasit, është përcjell edhe tek shumë civilizime pasuese si tek egjiptasit, grekët e vjetër, romakët etj.
Natyrisht, që kjo dukuri, nuk ka mundur të jetë e huaj as për popullatën shqiptare e as për paraardhësit tanë, Ilirët. Mirëpo në mungesë dëshmish, neve sot kemi pakë të dhëna për mitologjinë tonë, edhe pse mendohet se duhej të ishte mjaft e pasur edhe në fushën e mistikës. Janë të njohura shprehjet “syri i keq”, “lugati”, “hijet” etj. pas të cilave, gjithsesi, fshehët kuptimi për “satanin”, “demonin”, “fantazmat” etj.
Pothuajse nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për ndonjë rast, qoftë tek të afërmit, në lagje, fshatë, qytet apo më gjerë, ku si pre e ndonjë ceremonie të “magjisë së zezë”, e aplikuar ndoshta edhe në forma më primitive, ka pësuar dikush. Natyrisht, që këto forma veprimi, nuk janë të pranueshme për të gjithë, por kjo pak ka rëndësi. Besimi dhe bindja, janë çështje individuale, dhe e drejte e secilit njeri në botën “demokratike”, por ata fatkëqinjë që janë “takuar” ose “atakuar” nga këto “qenie të tmerrshme”, pra nga këto forca të errëta, mendojnë tërësisht ndryshe.

Shërbimet me porosi!

Megjithëse në shekullin e 21 dhe, pavarësisht se sa e vlerësojmë apo nënçmojmë ne sot ekzistimin e forcës ndikuese të magjisë, akoma gjendën njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vënë në dispozicion të të interesuarve. Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirova të klientëve, duke ju sjell atyre, çoftë fat në biznes, dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjellë atij fatkeqësi në jetë.
Në një fshatë të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji të zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar të ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktësisht dihet tarifa e së keqes që duhet bërë.
“Secili nga ne, që në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkahit, duhet atë ta zbrazë nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtet, unë ia shëroj shpirtin dhe me këtë bëj vepër të mirë” - thotë Suginham-i.
Sikurse magët e tjerë, ashtu edhe ky, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë. Ndërsa për raste të rënda, të cilat - thotë ai - i ka pasur pak dhe të gjitha me sukses, kërkon gjakun ose spermën e viktimës.
“Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemër, që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa më të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq më e suksesshme është edhe magjia, sepse unë me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mbanë në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj” - thotë D. Suginhami.
Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositësit e vet i lente të merrnin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë së zezë”, Barbara Fovyt këtë nuk e lejon, sepse, thotë ajo, klientët e mi nganjëherë e lëshonin dhomën ku mbahej rituali, duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar, dhe kështu duhej ta përsëritja të gjithë ritualin që nga fillimi. Por kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndroj njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqitën demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nëpër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë së zezë”.
Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo është një lidhje me magëve të “magjisë së bardhë” dhe atyre të “magjisë së zezë”, për përfitime materiale, ku te dy palët do të fitonin nga naiviteti i palëve. Ai për këtë shkroi edhe fejtone, në të cilat i vërtetonte thëniet e tij dhe paralajmëronte se kërkimet për zbulimin e fakteve më bindëse do të vazhdojnë. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetën të vdekur me fëlliqësirën e vet në gojë. Policia nuk arriti ta zbuloj kurrë rastin, ndërsa të orientuarit nga ceremonitë e errëta thoshin se Stephenny ishte viktimë e një rituali të tillë, ku janë thirrur forcat e errëta.
Për ceremonitë e errëta dhe mallkimet e “magjisë së zezë” në kohën tonë (siç e ceka edhe më lartë, pasi janë të rralla), edhe nuk do të dihej aq shumë po të mos shkruhet ndonjë artikull apo të mos bëhet ndonjë emision televizivë për rastet tmerruese, që janë në kufij të imagjinatës së bujshme. Ja disa raste tipike, që flasin për keqpërdorimin e “magjisë së zezë nëpër sekte të ndryshme, të përhapura në mbarë rruzullin tokësorë.
Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjatë një rituali të “magjisë së zezë”. LaVey është themelues i organizatës “Church of Satan” (Kisha e satanit), të cilën e themeloi më 30.04.1966 në San Francisko të SHBA-ve. Kjo organizatë internacionale, zyrtarisht është e njohur dhe e regjistruar si Kishë nga organet amerikane, dhe është repsrezantuese e “Satanic Bible” (Biblës satanike), e cila, poashtu u kodua nga LaVey.

Në “kthetrat” e sekteve

Ata të cilët patën sukses të ikin nga “kthetrat” e sekteve që aplikonin rituale të errëta, flasin me tmerr të veçantë për sjelljet e magëve të zi dhe të adhuruesve të tyre. Marion Paula është njëra aga ata. Ajo ishte gjashtë vjet anëtare e një sekti të tillë. Pas largimit nga ky sekt përfundoi në klinikën psikiatrike me lëndime të rënda psikike, duke lënguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e përhershme.
Rasti i saj është interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, bëhet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkëngjitet atyre. Ata e shfrytëzoj maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytëzuar seksualisht për ritualet e tyre të errëta. E kur fizikisht dhe psikikisht bëhet e paaftë, ata e hedhin në rrugë si të panevojshme. Në deklaratat e saja në polici dalin në dritë edhe shumë tmerre tjera që aji i kishte përjetuar: “Një anëtare e grupit, e cila ishte shtatzënë, pasi e lind fëmijën (djalë), pranon ta bëjë viktimë të ceremonialit të forcave të errëta. E ther fëmijën e saj dhe të gjithë të pranishmit pinë gjakun e njomë të fëmijës së porsalindur”. Policët, që merrnin në pyetje Paulën, pranojnë se kurrë në jetën e tyre nuk kishin dëgjuar raste më të tmerrshme dhe më trishtuese se sa ky, nga kjo vajzë, e cila edhe vet kishte pirë atë gjak.
Ceremonialet e tyre ishin të mbushura përplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj.
Gjëra të lemerishme janë bërë edhe në disa sekte të Berlinit, qytet i cili, sipas dëshmive, në vitet e ’20-ta, ishte qendër e okultizmit evropian. Në një ndër sektet, anëtarët përshëndeteshin çdo natë mes veti, duke e puthur njëri-tjetrin në prapanicë. “Sa më e fëlliqur, kundërmuese, që është e mundur të bëhej ceremonia, aq më i madh ishte edhe suksesi” - thoshin anëtarët e këtij sekti. Për këtë arsye është përdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjëra të tjera që flasin për një logjikë absurde.
Stephanie Wickers, 37 vjeçare me vendbanim në Londër. Mbi dhjetë vjet është anëtare e një sekti satanist që merret me “magji te zezë”. Ajo rrëfen: “Pacientet tanë janë njerëz afarist. Kërkojnë nga ne, që me anë të forcave të errëta të ndikojmë në suksesin e tyre, e njëkohësisht, edhe t’ua shkatërrojmë konkurrencën. Njëri nga ata e leu të gjithë dhomën me ngjyrë të zezë dhe qenin e vet e viktimizoi që në altarin tonë të rrjedh gjak i freskët. Me atë punë, me të cilën merrej ai person, arriti të bëhej milioner”.
Anëtarët e këtij sekti, nëpër mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altarë, përdorin trupin lakuriq të një vajze të re. “Mbi të kryenim rituale dhe rreth saj bënim orgji që ta fuqizojmë forcën e magjisë” - përfundon Stephanie.
Gisella Paucher nga Gjermani, anëtare e një e sekti në Gelsenkirchen, rrëfen: “Duhej të isha e qetë derisa më ushqenin me ushqime të paketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjesë të merimangave, të gjarpinjve, të bretkosave etj. Duhej të isha e duruar dhe të mos bëja zë derisa më futnin në vagjinë një bri të ngjyrosur me ngjyrë të zezë. Nuk guxoja të lëshoja zë as kurrë më rrihnin me litarin e marr nga varrezat. Në qoftë se do të qaja apo bërtisja, i gjithë rituali përsëritej që nga fillimi e unë isha e dënuar me tortura, nga të cilat më pëlciste lëkura dhe më rridhte gjak”.
Medlena Stillicker tregon: “Udhëheqësi ynë (quhej Hans) i shponte me gjilpërë viktimat (shtazët) dhe neve na detyronte të pinim gjakun e tyre e pastaj duhej që dikujt t’i bëjmë magji. Kur i bëmë magji një mjeku, i cili refuzonte të martohej me një grua njëzetë vjet më të vjetër, aq shumë e munduam, sa që më në fund bëri vetëvrasje. Nga ai rast “m’u hapën” sytë dhe vendosa të largohem përgjithmonë. Edhe pse më nuk marr pjesë në ceremonitë e tyre dhe e kam ndërruar vendbanimin, prapë nuk më lënë të qetë, mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike”...

Vazhdon...

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Zbulimi dhe evitimi I ndikimit magjizezë


Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë. Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit. çdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë. Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.

Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj? Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik. Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës). Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.

Të kemi kujdes!
Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURëN" e viktimës dhe ende vepron. Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.


Mbrojtja nga magjia e zezë


Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj). Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë. Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons