Kishte vështirësi në frymëmarrje, i gjendet një peshk i gjallë në mushkëri
Mjekët në Indi janë detyruar ta operojnë një fëmijë 12-vjeçar për t’ia larguar një peshk të gjallë nga mushkëritë. Anil Barela kishte gëlltitur një peshk me madhësi prej nëntë centimetrash ndërsa po luante me shokët në afërsi të një lumi në qarkun Khargone të shtetit Madhya Pradesh.Sipas mediave në Indi, fëmijët shpesh gëlltisin peshq teksa luajnë pranë lumenjve, mirëpo në këtë rast peshku kishte shkuar në rrugë të gabuar dhe ka përfunduar në mushkëritë e fëmijës.Pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, djaloshi është paraqitur në spital, ku mjekët vendosën ta operonin. Pas 45 minutash, ata e kanë nxjerrë peshkun.“Peshku ka qenë i gjallë dhe ka penguar funksionet e mushkërive”, ka thënë kirurgu Dr. Pramod Jhawar, duke shtuar se kjo ka qenë hera e parë në karrierë që sheh diçka të tillë.