Të gjithë e dimë se sa gjatë mund të qëndrohet pa ujë, sa pa ushqim, dhe sa pa oksigjen. Andaj, në rangun e artikujve më të domosdoshëm ekzistencial, pa dyshim se vendin e parë do ta zërë furnizimi i rregullt dhe i pandërprerë i trupit me oksigjen, aktivitet ky vital, që funksionon instinktivisht - pa vullnetin tonë të kontrolluar dhe ne e quajmë si frymëmarrje.
▪ Energjia "PRANA" është një energji speciale jetësore dhe ndryshe quhet si energji e shpirtit. Njeriu, sipas "PRANAJAMA-URTëSIE", një sasi të konsiderueshme të saj, e merr gjatë ushqimit të përditshëm, por përmbushja e 96 për qind të nevojave tona me "Prana energji", bëhet përmes frymëmarrjes nga ajri.
Derisa merrni frymë, a keni menduar ndonjëherë se sa është adekuate frymëmarrja juaj dhe sa ju me këtë mënyrë, futni në organizëm energji të mjaftueshme (vitale) jetësore?
Jam tejet i bindur se përgjigja duhet të jetë negative, sepse, shumica prej nesh, ka shprehi të gabuara në mënyrën e marrjes frymë, andaj, në këto raste, nuk janë të rralla paraqitjet e shumë sëmundjeve të ndryshme fizike, e mos t'i përmendim ato të natyrës psikike.
Duke e njohur rëndësinë e madhe që ka mënyra adekuate e frymëmarrjes, dhe me qëllim të futjes sa më të madhe të sasisë së energjisë vitale në organizëm, shumë shkolla tradicionale, praktikojnë teknike të ndryshme të ushtrimeve për përsosjen e frymëmarrjes.
Këto ushtrime zakonisht në Lindje quhen si "JOGA USHTRIME".
Përmes këtij artikulli, në pika të shkurta, edhene do të njihemi me disa prej tyre:
Frymëmarrja e drejtë diafragmatike
Ndaluni për një moment dhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Ju do të vëreni se merrni frymë kryesisht me kapacitetin e mushkërive, përkatësisht merrni frymë me gjoks, e që është një mënyrë plotësisht e gabuar. Frymëmarrja e shëndoshë është frymëmarrje me diafragmë. Për ta ushtruar këtë mënyrë të frymëmarrjes, duhet të uleni në një vend të qetë, ta relaksoni tërë trupin dhe të filloni të merrni frymë thellë. Ajrin që e futni në organizëm nga kjo pozitë, nuk do ta ndaloni vetëm në pjesën e mushkërive, por, ashtu të koncentruar, përcilleni deri në thellësinë e lukthit ku është organi i diafragmës. Lëshojeni menjëherë frymën, jo përmes mushkërive, por përmes diafragmës. Bëjeni këtë ushtrim disa herë në ditë dhe tentoni që frymëmarrja e juaj e deritashme me gjoks, të zëvendësohet me frymëmarrje përmes diafragmës.
Frymëmarrja ritmike
Uluni në një vend të qetë dhe me pozitë të përshtatshme vertikale të kurrizit. Relaksoni tërë trupin dhe filloni të koncentroheni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë lehtë duke numëruar deri në pesë, mbani frymën në vete, sërish duke numëruar deri në pesë, pastaj lëshon frymën, por këtë herë, duke numëruar deri në shtatë. Dhe, së fundi, mbajini mushkëritë të zbrazëta pa frymë duke numëruar përsëri deri në pesë. E vëreni ritmin 5 x 5 x 7 x 5. Frymëmarrjen si në këtë ushtrim zbatojeni disa herë në ditë, duke rritur permanent ritmin nga 5 x 5 x 7 x 5, në 7 x 7 x 9 x 7.. e kështu me radhë. Vlerësoni ju vetë sa do të jetë durimi dhe kapaciteti i juaj i qëndrueshmërisë.
Ky ushtrim ju mundëson që ta ushtroni koncentrimin, në rend të parë; dhe së dyti, që në organizëm të futet sa më shumë energji vitale përmes marrjes së oksigjenit.
Menjëherë pas ushtrimit, posa të bëni disa kure të kësaj frymëmarrjeje, analizoni se si do ta ndjeni veten fizikisht dhe psikikisht?!
Frymëmarrja e eshtrave
Edhe ky ushtrim i frymëmarrjes ju mundëson që ta përmirësoni dhe automatizoni thellësinë e marrjes frymë dhe ta aplikoni sa më drejt gjithmonë përmes diafragmës.
Uluni sërish në një vend të qetë duke e relaksuar trupin tërësisht. Pastaj merrni frymë ngadalë dhe thellë, së pari duke e mbushur me ajër pjesën e mushkërive të anës së majtë të gjoksit, dhe më pas bëjeni të njëjtën edhe me anën e djathtë.
Mbushni me ajër të mjaftueshme të dyja anët e mushkërive, duke filluar së pari nga pjesa e sipërme, dhe ngadalë, gjithnjë duke vazhduar kah pjesa e poshtme. Kur vëreni se gjoksi i juaj është tërësisht i ngopur me frymë, atëherë shpejtë barteni tërë frymën nga mushkëritë në diafragmë, në drejtim kah pjesa e lukthit. Pa e ndalur në diafragmë, sërish tërë frymën, me të shpejtë, barteni në mushkëri, dhe këtë veprim, bëjeni me ritëm të shpejtë disa herë. Në fillim, kjo metodë do t'ju duket paksa e vështirë dhe do t'jua shkaktojë marramendje, por me ushtrime të rregullta dhe të disiplinuara, marramendja do të largohet shpejtë. Me aplikimin e shpeshtë të këtij ushtrimi, ju, jo vetëm se do të furnizoheni me oksigjen të mjaftueshëm si një substancë-materie e domosdoshme për organizmin, por, së bashku me ajrin, në organizëm do të futni edhe PRANA energji të mjaftueshme vitale.
Pranajama mbretërore
Gjithmonë, kur keni bërë ndonjë aktivitet me një ngarkesë më të madhe fizike, menjëherë do të regjistroni se ritmi i juaj i frymëmarrjes ka ndryshuar. Saktësisht, ajo ka filluar të funksionojë si më e shpejtuar. Ndodh kështu, sepse organizmi ynë, në mënyrë automatike, ka sinjalizuar qendrën e caktuar nervore, për një nevojë më të madhe për oksigjen. Nëse, më tej e ngarkoni këtë aktivitet fizik deri në shkallën më ekstreme, atëherë, edhe frymëmarrja është edhe më e thellë dhe ju do të ndjeni se më nuk mund të ngopeni ajër. I tërë ky proces i cekur është i natyrshëm dhe besoj se nuk parashtron asgjë të re për ju. Por, a keni menduar ndonjëherë se çdo individ ka ritmin e vet të caktuar të frymëmarrjes dhe se ky ritëm është tërësisht personal në kuadrin e individualitetit të tij si mëvetësi?
Sigurisht se jo!
Aspak nuk duhet të ketë dyshim se çdonjëri prej nesh ka ritmin e tij personal të frymëmarrjes, por, si mund ta zbulojmë dhe ndjejmë atë ritëm?
Ne në vazhdim do t'ju shpalosim një testim se si ta bëni këtë identifikim. Uluni në një vend të qetë me pozitë vertikale të kurrizit dhe paraprakisht bëni një aktivitet të rëndë fizik. Ta zëmë vraponi 5 minuta rreth oborrit, ose, nëse keni shkallë në shtëpi, hipni dhe zbritni me vrap nëpër to disa herë. Pasi vëreni se jeni të lodhur mjaft, uluni në pozitën e zakonshme dhe koncentrohuni me vëmendje të pëqendruar në frymëmarrjen e juaj. Le të rrjedhë ajo në mënyrë natyrale pa ndikim e vullnetit tonë. Në fillim do të vëreni se kjo frymëmarrje është e shpejtuar. Më tej, pas disa frymëmarrjeve të shpejtuara të ngropjes me ajër, do të ndjeni një marrje-dhënie frymë të thellë, por diç sa më të ngadalsuar. Koncentrohuni në këtë ritëm dhe tentoni ta mbani mirë në mend atë. Që ta keni më lehtë të rrënjosur në kujtesën tuaj, si ndihmesë, mund ta aplikoni një teknikë të parafytyrimit të lavjerrësit që lëviz djathtas-majtas.
Ja pra! Jemi në cak!
Ky është ritmi i juaj personal magjik dhe mu për këtë edhe quhet "frymëmarrje mbretërore".
Dijeni mirë se ai ritëm është personal i juaji dhe atë nuk e ka askush tjetër në botë.
Kur tanimë, këtë ritëm spontan, e keni mbajtur në mend dhe regjistruar mirë, së paku një herë në ditë, uluni në pozitën relaksuese dhe aplikojeni atë përmes frymëmarrjes.
Merrni me mend, tani trupi i juaj nuk ka ngarkesë fizike dhe furnizohet me të madhe me oksigjen, përkatësisht me energji vitale-jetësore?
Ky është, pra, edhe qëllimi i "frymëmarrjes mbretërore".
Kur çdo ditë ta praktikoni, së paku një herë, këtë ushtrim dhe ta mbushni trupin tuaj me këtë energji, pas një jave do të vëreni në vete disa ndryshime fizike dhe psikike, si p.sh.: teni i lëkurës bëhet më i njomë, jeni shpirtërisht më të qetë, prezenca e jauj tek të tjerët rrezaton vetëbesim dhe ka forcë magnetike të tërheqjes, erërat e pakëndshme të trupit largohen tërësisht... etj. Thjesht, trupi dhe organizmi i juaj pastrohet nga toksine të ndryshme të tajimit të panevojshëm të hormoneve në trup, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, shpirti si vrojtues dhe qenie jona e vërtetë, komunikon shumë më lirshëm me pjesët tjera të ndërtimit tonë struktural. Kjo është më se e kuptueshme, sepse, nëse ju jeni të mbushur me energji jetësore nga Universi, atëherë ju atë energji edhe e përcillni te të tjerët përmes bisedës ose, thjesht, vetëm përmes prezencës suaj në afërsi.
Ata që janë të sëmurë, ose kanë çfarëdo forme të ndonjë çrregullimi psikik, ju kisha preferuar patjetër ta aplikojnë "frymëmarrjen mbretërore" së bashku me ushtrimet tjera të cekura.
Për fund, do ta zbulojmë edhe një sekret të vogël të frymëmarrjes?!
Gjendja emocionale e çdo njeriu, gjithnjë përcillet me një ritëm specifik të frymëmarrjes. Nëse një emocion shkakton një ritëm të caktuar të frymëmarrjes, atëherë, në mënyrë të kundërt, edhe aplikimi i vetëdijshëm i këtij ritmi shkakton emocionin e caktuar.
Pse e them këtë?
Kur të jeni të padisponuar, të dëshpëruar, të nevrikosur, ose keni tremë, apo ndonjë emocion tjetër negativ, menjëherë ndryshojeni ritmin tuaj të frymëmarrjes dhe do të vëreni se emocioni i caktuar si ndjenjë negative është mënjanuar në tërësi.