Çifti “zezak” lind fëmijë të bardhë, burri akuzon të shoqen për tradhti
Dy prindër nigerianë në Palermo të Italisë kanë mbetur gojëhapur, kur shikuan se fëmija i tyre i sapolindur kishte lëkurë të bardhë, flokë të kuq dhe sy të çelët. Kaq ka mjaftuar që më pas babai i fëmijës të tërbohet, duke i bërtitur të shoqes, ndërkohë që u desh ndërhyrja e mjekëve dhe infermierëve për ta qetësuar. Më pas, shpjegimi shkencor i dhënë nga drejtori i repartit gjinekologjik të Poliklinikës së Palermos ka qetësuar çiftin, nga njëra anë të ëmën që nuk arrinte të shpjegonte atë që kishte ndodhur dhe nga ana tjetër të atin, i cili kishte menduar menjëherë për tradhtinë e partneres. “Rastet e albinizmit në popullatën nigeriane s’janë të zakonshme, por as shumë të rralla – ka deklaruar drejtori Antonio Perino. Vlerësohet që ndodhin një herë në 14 mijë. Ia shpjeguam këtë babait të vogëlushit, që duket se e kuptoi. Sigurisht bëhet fjalë për një ngjarje jashtë të zakonshmes. I sapolinduri është mirë, por ne do të kërkojmë të bëjmë verifikimet nëse është vërtet një formë albinizmi, apo është një mutacion i vërtetë gjenetik”. Ky në fakt është rasti i dytë që ndodh në Siçili, pasi një vit më parë, një çift me ngjyrë nga Kongo, solli në jetë një fëmijë me lëkurë të bardhë.