Skenar Apokalipsi: 200 ton peshk i ngordhur deti i emeton në breg, fenomeni alarmon specialistët.
Deti u lye me të kuq, peshqit u dergjën në breg dhe qyteti u “pushtua” nga një erë e keqe, ndërsa shkencëtarët në dilemë, akoma nuk kanë mundur të zbulojnë shkaqet e këtij fenomeni të çuditshëm dhe se si ndodhi!
Mbetën të befasuar banorët e qytetit Ohara në Japoni, që i përket periferisë Simba, kur më dt. 3/06/2012 me dhjetëra tonelatë peshk i ngordhur, u dergj në portin e qytetit dhe deti përreth u ngjyros tmerrësisht me të kuq.
Sapo kaluan shokun e pësuar, ndërsa specialistët kishin mbledhur kampion dhe i kishin dërguar në laboratorët e tyre për zbuluar shkaqet e fenomenit, vendosën të mbledhin peshqit e ngordhur dhe ti groposnin për arsye higjienike në vende të posaçme.
Shkencëtarët fillimisht ishin shumë të shqetësuar. Nuk mund të gjenin shkakun dhe nuk mund t’ia dedikonin atë infektimit të oqeanit, pasi të gjithë peshqit e ngordhur ishin sardele!
Si është e mundur që infektimi të prek vetëm sardelen?
Para se shkencëtarët t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje, erdhi një incident tjetër dhe më i madh. Sapo autoritetet mblodhën brezin e parë të peshqve të ngordhur, pasoi në valë e dytë gjë kjo që alarmoi së tepërmi shkencëtarët, pasi i përsërit po i njëjti fenomen!
Pra me dhjetëra tonë sardele e ngordhur u emetua në breg të detit.
Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë mundur të japi një përgjigje rreth këtij fenomeni. Mbetet të theksohet fakti se fenomeni nuk ka asnjë ngjashmëri me disa rate të ngjashme të dridhura më parë.