Hapesira-kohe rreth Tokes eshte pak e deformuar, tamam siç ishte parashikuar nga teoria e relativitetit te pergjithshem te Einstein-it. Kete teori deri me sot te pa provuar, e ka deshmuar me se fundi, duke matur madhesine e ketij deformini, eksperimenti i quajtur Gravity Probe B i ideuar dhe drejtuar nga Stanford University dhe NASA; ne nje artikull qe eshte duke u publikuar ne Physical Review Letters shkencetaret ilustrojne rezultetet e eksperimentit.
Eksperimenti Gravity Probe B, qe ka nisur ne vitin 2004, ka shfrytezuar 4 xhiroskope ultra-te sakte per te matur dy aspekte te teorise se Einstein mbi gravitetin: efektin gjeodetik, ose ndryshe deformimin e hapesire-kohe rreth nje trupi te ngjeshur, dhe efektin e zvarritjes, qe eshte fenomeni per te cilin Toka shtremberon hapesire-kohe lokale me rrotullimin e saj.
P-B (shkurtimisht) ka vertetuar te dyja efektet duke matur ndryshimet teper te vogla ne aksin e rrotullimit te xhiroskopeve ne krahasim me pozicionin e nje ylli, IM Pegasi (HR 8703).
Nese graviteti nuk ka influence ne hapesire dhe kohen, xhiroskopet e proves Gravity Probe B duhet te ishin gjithmone te drejtuar ne te njejten pike derisa ishin ne orbite. Por, ashtu siç eshte parashikuar nga teoria e relativitetit te pergjithshem, xhiroskopet paten nje ndryshim te vogel ne drejtimin e aksit te rrotullimit nen efektin e gravitetit tokesor.
“Le te imagjinojne sikur Toka te ishte e zhytur ne mjalte. Kur planeti rrotullohet rreth aksit te tij dhe orbiton rreth Diellit, mjalti deformohet dhe krijon vorbulla, dhe e njejta gje vlen per hapesiren-kohe”, shpjegon Francis Everitt, firmetari i pare i artikullit.
Ndryshimi i aksit te rrotullimit te xhiroskopeve per efektin gjeodetik eshte i madhesise se pak mijera miliarkosekonda: “Nje miliarkosekonde eshte trashesia e nje qime floku te njeriut e pare nga nje distance prej 10 miljesh, eshte nje kend vertet shume i vogel, dhe ishte pikerisht kjo saktesia qe duhej te arrinte Gravity Probe B”, shpjegon Everitt. “Per efektin gjeodetik, parashikimi i teorise se relativitetit te pergjishem eshte 6606,1 miliarkosekonda dhe vlerat e matura jane pak me shume se 4% e kesaj vlere.”
“Idea e GP-B eshte e thjesht nga ana konceptuale, por nga pikepamja teknologjike eksperimenti eshte jashtezkonisht kompleks. Idea erdhi 30-40 vjet perpara se te egzistonte teknologjia qe do te mundesonte kete verifikim ” ka shtuar Rex Geveden, pergjegjes i fazes se fillimit te projektit. Dhe ishte pikerisht fale zhvillimit te teknologjive per GP-B qe linden mjetet qe mundesuan krijimin e sistemit GPS.
“GP-B ka konfirmuar dy nga perfundimet me te thella te universit nga Einstein, dhe qe sjellin implikime te medha ne kerkimin astrofizik“, thote Everitt.
“Rezultatet e misionit do te kene nje efekt te gjate ne kohe mbi punen e fizikanteve teorike ne vitet qe do te vijne. Cfaredolloj sfide e ardheshme ndaj teorise se Einstein te relativitetit te pergjithshem do te duhet qe te krahasoje matje me te sakta nga ato qe ka kryer me sukses GP-B”, kane deklaruar shkencetaret.