Forumi Kuq E Zi
Mendimet e zemrës - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mendimet e zemrës - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Mendimet e zemrës - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mendimet e zemrës - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


1Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:29

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
First topic message reminder :

Ditën që fillojmë ti shprefim afirmimet pozitive ,
Atë ditë dalim nga roli i viktimës.
Nuk jemi më të paaftë.
E provojmë
FUQINË TONË.


Ky është hapi i ri në rrugën e shërimit tim

Afirmimet janë pikat fillestare.Ato e hapin rrugën.Me afirmime i themi mendjes së pavetëdijshme: “Po e marr përgjegjësinë për veten time”. “Jam e vetëdijshme se ekzistojnë shumë gjëra që UNË duhet t’i bëj.”

Në qoftës se vazhdojmë t’i shqiptojmë afirmimet,ne ose do të përgatitemi të lirohemi nga diçka; për çfarëdo që të jetë fjala,ose do të na ftojë miku të na pyesë: “A e ke provuar ndonjëherë këtë?”
Gjithsesi do të shfaqet hapi i ri,i cili do të na ndihmojë në punën tonë të mëtejshme të shërimit.Në këtë libër afirmimet janë sugjestione të qarta pozitive,të cilat ia dhurojmë vetes sonë me qëllim që t’i arrijmë ndryshimet e dëshiruara në jetë.

Afirmimet nënvetëdijes sonë i dhurojnë nxitje që të punojë për të mirën e qenies sonë.

Jam e hapur për pranim

Kur ushtrojmë sfirmimet për të arritur ndryshimet pozitive në jetën tonë,mes nesh ekzistojnë disa që besojnë se nuk i meritojnë ndryshimet,ato afirmime nuk do të kenë efekt.Do të arrijmë te çasti kur do të mendojmë: “Afirmimet nuk po veprojnë”.Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me veprimin e afirmimeve,por bëhet fjalë për faktin se ne nuk po besojmë që MERITOJMË më mirë.

Duhet të vedijesohemi për besimin tonë.

Përgjigjet nga brendia e qenies sime vijnë me lehtësi

Në qoftë se i shprehni afirmimet para pasqyrës,gjithnjë mbani afër letër e laps,në mënyrë që t’i shënoni porositë negative të cilaat jua dërgon vetëdija.Nuk do të thotë që menjëherë të merreni me ato informata.Në qoftë se e keni listën e reaksioneve negative, mund ta analizoni më vonë,në qetësi,dhe,prandja,pasi t’i analizoni,do ta kuptoni pse nuk po mund ta fitoni atë që me vetëdije po thoni se e kishit dëshiruar.Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative,vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim.

Je në procesin në të cilën po bëhesh miku yt më i mirë-personi me të cilin shoqërohesh me kënaqësinë më të madhe.


E dua dhe e pranoj veten time pikërisht tash.

Në mesin tonë gjenden shumë njerëz që nuk e duan veten e tyre,derisa të; dobësohen të gjejnë punë të mirë,të realizojnë ndonjë lidhje,derisa nuk e arrijnë këtë ose atë.Kështu, gjithnjë e shtyjnë dashurinë ndaj vetes së tyre.E çka ndodh në qoftë se; gjen punë të mirë,e realizon ndonjë lidhje të këndshme,ose ia del mbanë që të lirohesh nga pesha e tepërt,po edhe më tutje nuk e do veten tënde? Njerëzit vetë e sajojnë listën e kërkesave dhe prapë vetë e shtyjnë dhe e vonojnë dashurinë ndaj vete së tyre.E vetmja kohë kur mund të fillosh ta duah veten tënde është pikërisht KËTU dhe pikërisht TASH.Dashuria e pakushtëzuar është dashuri e vërtetë.Kjo është pranim i plotë i asaj që JE.

Zemërimi është mekanizëm mbrojtës.Mbrohemi për shkak se jemi të frikësuar.


Me lehtësi ndahem nga e kaluara dhe besoj në rrjedhën e jetës.

Zemërimi është proces normal dhe i natyrshëm.Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të njëjta.Kur jemi të zemëruar,ndiejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe,prnadaj,e përmbajmë.Ky zemërim i përmbjatur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsyje,me qëllim të shërimit.është e domosdoshme t’i shprehim ndjenjat tona.

Në qoftë se nuk mund t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi.I thoni: “Jam e hidhëruar në ty.”-“Jam e tmerruar”.-“Më ke lënduar”. Lirisht vazhdoni me këtë derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi.Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyeteni veten: “Ç’ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?”-“Çka mund të bëj që ta ndryshoj?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemi tonë të bindjeve,i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemëroheshim.

31Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:14

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndjenja e fajësisë asnjëherë nuk ndikon që dikush të ndihet mirë,dhe as që ndryshon gjendjen.Ndërprit ndjenjën e vetëfajësimit.Çlirohu nga robëria.

Vetes ia fal të gjitha gabimet

Shumë njerëz jetojnë me peshën e rëndë të fajësisë. Gjithnjë ndihen fajtorë. Kjo nuk është në rregull.Gjithnjë arsyetohemi. Nuk mund t’ia falim vetes gabimet nga e kaluara. Manipulojmë me të tjerët,ashtu siç kanë manipuluar dikur me ne.

Ndjenja e fajësisë nuk zgjidh asgjë.Në qoftë se në të kaluarën njëmend ke bërë diçka që pendohesh,ndërprite veprimin e tillë.Në qoftë se diçka mund të riparohet, riparoje. Në qoftë se jo,atëherë thjesht mos bëj më.Pikë.Ndjenja e fajësisë gjithnjë e kërkon ndëshkimin, kurse ndëshkimi shkakton dhimbje.Fale veten dhe të tjerët.Çlirohu nga robëria që ia ke imponuar vetvetes sate.


Në qoftë se keni ndonjë shprehi, pyeteni veten se për çka ju shërben? Çka po fitoni më të? E çka do të ndodhte sikur të liroheshit prej saj? Shpesh njerëzit thonë ”jetën do ta kisha më të mirë”. Po,pse,atëherë, po besoni se nuk meritoni jetë më të mirë?

Lirohem nga nevoja për një gjendje të këtillë në jetën time


Ne krijojmë shprehi dhe skema, sepse ato në një mënyrë na shërbejnë. Ndonjëherë i bëjmë që ta ndëshkojmë ndokënd, ose pse dikë e duam. Është çu-ditërisht i madh numri i sëmundjeve nga nevoja që t’i ndëshkojmë apo t’i duam prindërit: “Edhe unë do të sëmurem nga sëmundja e sheqerit, sikur babai im, sepse e dua babanë.” Kjo nuk ndodh në mënyrë të vetëdijshme, por, nëse shikojmë në brendi, atje do ta gjejmë këtë skemë.

Ne shpesh ndërtojmë negativitete, sepse nuk dimë si të sillemi në ndonjë fushë të jetës sonë. Duhet t’i përsërisim këto pyetje: “Prej kujt më vjen gjynah?” Ose: “Me kë ka të bëj zemërimi im?” Apo: “Çka po dua të anashkaloj?” Por, edhe: “Si do të më shpëtojë kjo?”

Në qoftë se nuk jemi në gjendje të çlirohemi nga diçka, në qoftë se e përmbajmë sepse në njëfarë mënyre na shërben, pavarësisht se çka punojmë, nuk do të kemi sukses. Kur të jemi të gatshëm të lirohemi prej saj, është thjesht e pabesueshme se si një gjë fare e vogël mund të na ndihmojë shumë.

32Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:15

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
A të ndodh shpesh të gërmosh nëpër mbeturinat mentale të së djeshmes për të krijuar përvojat e së nesërmes? Kohë pas kohe duhet të bësh një pastrim të madh mental dhe t’i gjuash në hedhurina të gjitha ato vjetërsira të cilat më nuk të shërbejnë. Qëllimi yt është t’i bësh të shkëlqejnë idetë pozitive që të frymëzojnë dhe t’i përdorësh sa më shpesh.

Me lehtësi lirohem nga e kaluara dhe besoj në rrjedhën e jetës


Mbyllua derën e mendjes kujtimeve të vjetra, kujtimeve që të shkaktojnë dhimbje. Mbyllua derën e mendjes lëndimeve të vjetra dhe kokëfortësive tua për mosfalje.Kujtoje ndonjë ngjarje nga e kaluara, kur ke qenë thellësisht e lënduar, kujtoje se si nuk po arrin të lirohesh prej lëndimit me falje,por kujtoje edhe të vërtetën tjetër se sa herë e shkon nëpër mendje atë ngjarje, pikërisht ajo të shkakton dhimbje serioze.

Pyete vetveten: “Deri kur do të VUAJ për këtë punë?” Ose: ”Deri kur do të më NDJEKË kjo gjendje e shëmtuar?” Vizualizoja në mendje një lumë të rrëmbyeshëm malor dhe hidhi në atë lumë të gjitha këto përvoja dhe mosfalje; shiko pastaj si i rrëmben uji (ato kujtime e dhimbje) dhe si rrjedhin me shpejtësi teposhtë, derisa nuk treten e zhduken në tërësi.

Ti mund ta bësh këtë.Je i lirë.Dhe kështu është. Qysh po sillesh ti sot ndaj personave të moshuar,pikërisht kështu do të sillen të tjerët ndaj teje,kur të plakesh ti.

Kam shumë dashuri dhe mëshirë për babanë tim

Në qoftë se ke ndonjë mosmarrëveshje me babanë,përqendrohu mentalisht në këtë problem dhe bisedo me të derisa të zgjidhet e pastrohet në tërësi ai problem.Falja babait, por falja edhe vetes.I thuaj: të dua shumë.Pastroje mendjen tënde.Kështu do të krijosh hapësirë të mjaftueshme për ndjenja shumë më të mira.

33Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:17

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Zhvillimi ynë shpirtëror,na vjen shpesh, për ne, në mënyrë të papritur.

Po i hap dyert e reja të jetës

Gjendesh në korridor të Jetës.Prapa teje gjenden shumë dyer të mbyllura – punë të cilat më nuk i bën, nuk i flet,ose nuk i mendon,përvoja të cilat më nuk ekzistojnë.Para teje gjenden shumë dyer e secila prej tyre ta mundëson hyrjen në një përvojë të re.Kështu dilet nga e kaluara.Kur ec përpara,vështroje veten si po hap dyer të ndryshme të përvojave të mrekullueshme,të cilat ke dëshirë t’i shijosh.

Besoji udhëheqësit tënd të brendshëm,i cili të udhëheq dhe të orienton nëpër rrugët më të mira për ty dhe për zhvillimin e përparimin tënd shpirtëror.Pavarësisht se cilat dyer mbyllen e cilat çilen, ti gjithnjë je e sigurt.Ti je e përjetshme. Përjetësisht do të udhëtosh nga përvoja në përvojë.

Shihe veten duke i hapur dyert e gëzimit,të paqes,të shërimit e të dashurisë; dyert e mirëkuptimit,të mëshirës dhe të faljes; dyert e vetërespektit dhe të dashurisë ndaj vetes; dyert e lirisë.Cilat dyer dëshiron t’i hapësh të parat?Mbaje mend: ti je e sigurt, secili udhëtim është vetëm ndryshim.


Frika lind nga mungesa e besimit ndaj jetës.Herën tjetër, kur të frikësohesh, thuaj: “kam besim të plotë në jetën”.

Të gjitha përvojat e mia janë të dobishme për mua


Prej lindjes e tutje na bie të kalojmë nëpër dyer të ndryshme.Vetë lindja është kalim nëpër një derë të madhe,është një ndryshim i madh.Kemi ardhur në këtë planet që këtë jetë ta jetojmë pikërisht në këtë kohë,pikërisht tash.I kemi zgjedhur prindërit tanë dhe prej atëherë kemi kaluar nëpër shumë dyer.

Kemi ardhur të përgatitur me të gjitha të nevojshmet që ta jetojmë jetën e plotë dhe të begatshme. E kemi tërë mençurinë, dijen,aftësitë dhe prirjen.E kemi tërë dashurinë dhe ndjeshmërinë që na duhet.Jeta na është dhënë që ta na mbështetë dhe të kujdeset për ne,e ne duhet ta dimë dhe t’i besojmë kësaj së vërtete.

Dyert gjithnjë hapen e mbyllen, prandaj, në qoftë se qëndrojmë të qendërzuar në veten tonë, gjithnjë do të jemi të sigurt, pavarësisht se nga shkojmë.Madje edhe kur të kalojmë dyert e fundit të këtij planeti,prapë, nuk është FUNDI.Çdo fund është edhe fillim i ri,fundi në këtë planet është fillimi i një aventure të re.

Ta dimë dhe ta kuptojmë se gjithnjë jemi të sigurt.Është krejtësisht normale që t’i shijojmë ndryshimet.Sot është ditë e re.Do të përjetojmë shumë përvoja të mrekullueshme dhe të reja. Jemi të dashur dhe të sigurt.Dhe kështu është.

34Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:19

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Merr frymë thellë dhe lirohu nga refuzimi.

Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për një gjendje të këtillë

Pa marrë parasysh se në çfarë afati kohor,bindjet negative kanë banuar në nënvetëdijen tënde,provoje se tash ke vendosur të lirohesh prej tyre.Vërtetoje se je e gatshme që të lirohesh nga të gjitha shkaqet dhe skemat e pavetëdijshme të cilat kanë krijuar gjendje të këtilla negative në jetën tënde të tashme.

Por, vërtetoje një herë e mirë se je e gatshme që të lirohesh nga NEVOJA për një gjendje të tillë.Dije se ato gjendje mund të treten, të shkrihen dhe të zhdukën në asgjë, andej nga edhe kanë ardhur.Këto “plehurina” të vjetra kurrë më nuk do të kenë ndikim mbi ty. Je e lirë. Dhe kështu është


Në qoftë se nuk u besoni njerëzve të tjerë, kjo do të thotë se nuk i besoni vetes suaj; vetveten nuk e përkrahni dhe nuk jeni mbështetje për qenësinë tuaj. Kur njëmend të filloni të bëheni mbështetje e vetvetes, atëherë do të keni besim në veten tuaj, e kur t’i besoni vetes, do të t’u besoni edhe të tjerëve.

Jam e lidhur me Fuqinë Supreme

Tash është koha ta kuptosh se çfarë është fuqia jote dhe çka je ti në gjendje të bësh. Prej cilave gjendje mund të lirohesh? Çka mund të ndërtosh brenda vetes sate? Çka mund të krijosh të re, krejtësisht të re? Mençuria dhe Inteligjenca e Universit janë të gatshme t’i pranojnë dëshirat e tua.Jeta është këtu që të të mbështesë.

Kur të frikohesh, koncentrohu në frymëmarrjen tënde dhe bëhu e vetëdijshme për marrjen dhe nxjerrjen e ajrit. Frymëmarrja jote është materia më e çmueshme e jetës sate, e këtë frymëmarrje e ke dhuratë,falas.Gjendet në sasi të mjaftueshme,që të të shërbejë deri në fund të jetës.

Tash mendo pak – në qoftë se kjo materie kaq e çmueshme të është dhuruar me aq shpirtgjerësi dhe ti e ke pranuar pa menduar fare,e pse nuk mund të besosh se Jeta është këtu që të t’i SIGUROJË edhe të gjitha të tjerat për të cilat ti ke nevojë?

35Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:20

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Për riprogramimin e mendjes së pavetëdijshme,trupi duhet të jetë plotësisht i lirshëm.Lirohu nga tendosjet.Çlirohu krejtësisht, lirshëm. Noto në gjendje të hapjes dhe të pranimit. Vetëm ti je përgjegjës dhe gjithnjë je i sigurt.

Jeta ime është gëzim e hare

Mendja jonë e pavetëdijshme nuk e dallon të vërtetën nga gënjeshtra, as të drejtën nga e gabueshmja.Kurrë nuk do të duhej të thuash: “Sa e marrë jam”, sepse mendja e pavetëdijshme këtë e pranon dhe,pas një kohe, do të fillosh ta ndiesh veten njëmend të marrë – do të fillosh TË BESOSH në atë që e thua, që e shqipton ti, me gojën tënde.

Mos u tall ME GJËRA të tilla.Mos e nënçmo veten tënde dhe mos shqipto ASNJË vërejtje rrënuese të jetës,sepse prej tyre nuk do të kesh asgjë të mirë.Pse nuk mund ta thuash, me mençuri e lirshmëri,afirmimin pozitiv: “Jeta ime është gëzim e hare”?

Në qoftë se dëshiron të të duan dhe të të pranojnë anëtarët e familjes sate,atëherë ti duhet t’i duash dhe t’i pranosh ata.

Me shumë dashuri e bekoj familjen time

Vetëm unë e kam një FAMILJE të këtillë, dhe vetëm ne e kemi këtë mundësi, që në këtë kohë,në këtë vend dhe në këtë mënyrë, t’i hapim Zemrat tona.Ne nuk ngarkohemi me brengën se çfarë mendojnë fqinjët tanë për ne,madje as që na shkon mendja të mendojmë për paragjykimet e tjera shoqërore.

Ne jemi shumë më shumë se këta që dukemi.Jemi familje e krijuar nga dashuria dhe me krenari e pranojmë secilin anëtar të saj, që, sipas të gjitha të gjasave,secili anëtar i kësaj familjeje është i veçantë.Edhe unë jam e veçantë dhe e meritoj dashurinë.I dua dhe i pranoj të gjithë anëtarët e familjes sime të mrekullueshme,por edhe ata më duan dhe më pranojnë mua. Jam e sigurt.Në botën time çdo gjë është në rregull.

36Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:22

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Në qoftë se punon i rrethuar nga dashuria, nga gëzimi dhe nga buzëqeshja, do të bësh punë të madhe me sukses kulmor. Do të zbulosh se ke aftësi dhe prirje për të cilat as që ke ëndërruar.

Puna që e bëjmë është premisë hyjnore

Puna që bëjmë është premisë Hyjnore e Mendjes Unike,e krijuar nga fuqia e Dashurisë.Kjo dashuri e mban dhe kujdeset për të. Secili i punësuar në këtë kolektiv ka qenë i ftuar nga ajo dashuri, sepse në këtë moment,në këtë kohë dhe në këtë hapësirë,këtu ka qenë vendi i vërtetë i secilit.

Na përshkon Harmonia Hyjnore dhe të gjitha aksionet tona të përbashkëta na sjellin sukses dhe gëzim.Dashuria ka qenë ajo që na ka sjellë pikërisht në këtë vend. Veprimi i drejtë Hyjnor udhëheq të gjitha aspektet e punës sonë. Inteligjenca Hyjnore krijon prodhimet shërbimet tona.

Dashuria Hyjnore na i sjell të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë këto që ne i krijojmë me aq shumë dashuri. Plotësisht i hedhim poshtë të gjitha skemat e vjetra të vërejtjeve, kritikave e urrejtjeve,të vetëdijshëm se vetë i kemi krijuar rrethanat në të cilat punojmë.

Tash e dimë dhe vërtetojmë se është e mundur të kryejmë me sukses punën tonë sipas parimeve Hyjnore dhe, prandaj, me shumë dashuri i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë tona që të jetojmë dhe ta përjetojmë tërësinë e Jetës.

Tash i REFUZOJMË TË GJITHA KUFIZIMET e imponuara nga makineria e mendimeve të mendjes njerëzore. Mendja Kozmike Hyjnore është këshilltari ynë afarist dhe ka plane të mrekullueshme për ne,për të cilat ne as që kemi pasur mundësi të ëndërrojmë. Jetët tona janë të mbushura me dashuri dhe gëzim. Dhe kështu është.


Ka shumë njerëz që janë duke kërkuar pikërisht atë që mund ta ofrosh ti.Prandaj edhe jeta u ka sjellë të gjithëve në këtë tabelë të shahut.

Gjej kënaqësi në punën time


Puna ime është që,nëpërmjet meje,të jetësohet Hyjnorja dhe,prandaj, unë jam e lumtur.Jam mirënjohëse për të gjitha rastet që më ofrohen,që, nëpërmjet tyre ta dëshmoj Fuqinë e Inteligjencës Hyjnore,e cila vepron nëpërmjet meje.çdoherë kur gjendem e ballë për ballë me ndonjë sfidë,e di që ky rast vjen nga Zoti,punëdhënësi im,dhe,prandaj, gjithnjë e qetësoj mendjen time dhe kthehem nga qenia ime e brendshme dhe pres zërin e brendshëm që do të më tregojë si të veproj.

Me gëzim e pranoj bekimin e krijuesit dhe e di që e meritoj shpërblimin për punën e kryer me dinjitet.Për këtë punë interesante gjithnjë marr shpërblime të begatshme.Kolegët e mi – tërë njerëzimi – është i pajisur me mbështetje të plotë,me dashuri e entuziazëm dhe punojnë në mënyrë të palodhshme për rritë shpirtërore, pavarësisht a kanë zgjedhur të jenë të vetëdijshëm apo jo.

I shoh si shprehje e përkryer e Mendjes Unike,si i përkushtohen me zell punës së tyre. Duke punuar për Shefin Suprem,të padukshëm e të gjithëpranishëm,e di që punët e mia kreative më sjellin shuma të mjaftueshme të parave, sepse puna në emër të Zotit gjithnjë sjell shpërblime. Dhe kështu është.

37Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:23

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Vështroje çka po të ndodh në jetë dhe,dije,ti nuk je vetëm përvojë vetjake

E vështroj çfarë po zhvillohet në mua

Çfarë do të duhej të punoje që të jesh njeriu më i lumtur dhe më i fuqishëm në botën tënde? Në qoftë se e ke të qartë dhe e ke kuptuar PARIMIN se çdo gjë që e mendon dhe çdo gjë që e thua shkon me shpejtësi në Univers dhe e njëjta TY TË KTHEHET, atëherë vështroje veten tënde. Kundroje veten tënde pa kritikë e pa akuzë. Duket se kjo është PENGESA më e madhe që duhet ta kapërcesh.

Vetëm vështroje veten në mënyrë objektive.Koncentrohu dhe vërej me kujdes se çka po ndodh, por pa komentime. Vetëm vështro.Kur t’ia lejosh vetes të shikosh në brendi dhe të fillosh të vëresh se çka po ndodh, si po ndihesh, si po reagon, në çka po beson, do të jesh shumë më e hapur dhe vetëm atëherë do të bindesh për lidhjen tënde të plotë me Universin. Dhe kështu është.


Secili prej nesh në këtë çast është duke punuar në mënyrën më të mirë që di. Po të dinim më mirë,po të kishim më shumë mirëkuptim e vetëdije,ne do të punonim më ndryshe.

Gjithnjë jam e aftë të bëj atë që dua

Pranojeni veten dhe dëshmojani vetes suaj se jeni të mrekullueshëm. Mos bëni mëkat ndaj vetes suaj.Kur të punoni diçka krejtësisht të re,mos e akuzoni veten pse në fillim ju mungojnë shkathtësitë e duhura.Ushtroni.Mësojeni se çka mund të punoni e çka jo.Herën tjetër,kur të filloni të punoni diçka të re,ose diçka më ndryshe,ndihmojeni veten tuaj.

Mos e ndëshkoni veten për shkak të gabimeve,theksojani vetes atë që e keni bërë mirë.Lavdërojeni veten tuaj, fuqizohuni, kështu që herën tjetër,derisa ta bëni të njëjtën punë,të ndiheni më mirë.Çdoherë do të jeni gjithnjë të mirë e më të mirë. Shumë shpejt do ta përvetësoni shkathtësinë e re, çfarëdoqoftë ajo.

38Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:25

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Nuk ka nevojë ta dimë se si duhet të falim veten dhe të tjerët.E tëra që duhet bërë është të jemi të gatshëm për falje.Universi do të kujdeset për atë “qysh”.

Ua fal të gjitha përvojave të kaluara

Kur të përmendet fjala FALJE, pranoje me sinqeritet, te kush të shkon mendja, sapo të thuhet kjo fjalë? Kush është ai person ose ajo përvojë për të cilën ke bindjen se kurrë nuk do ta harrosh,ose kurrë nuk do të jesh në gjendje t’ia falësh?Çka të lidh me të kaluarën? Kur të refuzosh të falësh, ti mbahesh shtrëngueshëm për të kaluarën dhe, prandaj, është e pamundur të jetosh në të tashmen, e dihet se vetëm në të tashmen mund ta ndërtosh ardhmëninë tënde.

Falja është dhuratë e çmueshme,që ia dhuron vetes sate.Ajo të liron nga e kaluara, nga përvojat e dhimbshme dhe lidhjet që,po ashtu,të shkaktojnë vetëm dhimbje. Falja ta mundëson të jetosh në të tashmen.Kur të falësh veten dhe të tjerët,atëherë VËRTET JE I LIRË. Ndjenja e lirisë,që vjen pas faljes, është jashtëzakonisht e madhe dhe e fuqishme. Shpesh është mirë të falim veten tonë pse kemi duruar përvoja të dhimbshme, e, që nuk e kemi arritur ta duam sa duhet veten tonë, që të lirohemi nga këto dhimbje.Dhe,prandaj,duaje veten tënde,fale veten,fali të tjerët dhe jeto në TASH.

Shikoje me vëmendje se si shija e hidhur dhe dhimbja po bien prej teje dhe si po hapen dyert e Zemrës sate.Çfarëdo që të bësh nga fusha e dashurisë të gjitha të sjellin kënaqësi dhe siguri.Fali të gjithë.Fale veten.Fali të gjitha përvojat e dhimbshme.Ti je i lirë.


Shikoje veten në pasqyrë dhe thuaj: “E dua dhe e pranoj veten time pikërisht kështu siç jam”. Çfarë mendimesh po të vijnë? Dëgjoje qenien tënde si po ndihesh. Ndoshta pikërisht ky është thelbi i problemeve tua.

I pranoj të gjitha pjesët e personalitetit tim


Puna më e madhe për shërimin ose për arritjen e tërësisë,është pranimi i asaj që jemi, madje pranimi i të gjitha pjesëve të shumta të personalitetit tonë.Ta pranojmë veten nga koha kur çdo gjë na shkonte për dore, ose atëherë kur asgjë nuk na shkonte për dore.

Ta pranojmë veten nga periudha kur ishim të paralizuar nga frika,apo atëherë kur ishim të mbushur me dashuri; në periudhën kur kemi pasur veprime të shëmtuara prej budallai të cekët e sipërfaqësor, apo ato në të cilat kemi qenë mjaft të kthjellët dhe të mençur; apo periudhat kur jemi zhgërryer si derrat, apo periudhat kur kemi qenë të suksesshëm?

Të gjitha këto janë PJESË TË PERSONALITETIT tonë. Shumica e problemeve tona vijnë nga refuzimi i disa pjesëve të personalitetit tonë - për shkak se nuk e duam veten në mënyrë të plotë dhe pa kusht. Hajde që një herë të mos e shikojmë jetën tonë me turp.

Ta rishikojmë të kaluarën tonë si begati dhe plotësi të vetë Jetës.Pa atë begati dhe atë plotësi, ne nuk do të ishim KËTA QË JEMI. Kur ta pranojmë veten në tërësi, atëherë do të arrijmë të jemi njëmend të TËRËSISHËM DHE TË SHËRUAR.

39Mendimet e zemrës - Faqe 2 Empty Re: Mendimet e zemrës 18/1/2013, 14:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Funksioni i sistemit qarkullues është që të furnizojë me lëndë ushqyese indet, të largojë që andej mbeturinat, të përhapë nxehtësinë në periferi, dhe të shërbejë si rrugë për produktet e sistemit endokrin dhe të sistemit imun.

Zemra është pompa. Përbëhet nga 4 dhoma, dhe ka 4 valvula. Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshoret (atrium) janë dhoma me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që (1) muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë; (2) duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e veshoreve dhe të barkusheve; (3) dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes të majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak.

Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut). Enët e gjakut duhet të kryejnë disa funksione. Arteriet duhet të jenë në gjendje të durojnë presione të larta dhe të përballojnë rrjedhje të shpejta të gjakut. Problemi është se (1) rrjedha e shpejtë e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit të arterieve, sidomos në pikat e degëzimeve ku rrjedha bëhet turbulente; dhe (2) presioni i lartë brenda arterieve paraqet probleme për furnizimin me gjak të murit arterial nga vasa vasorum.
Kapilarët janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.
Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
Në fund, edhe dy terma të dobishëm: Pamjaftueshmëria kongjestive ose kronike e zemrës (Congestive Heart Failure) është një term që përdoret për të përshkruar një sëmundje kronike në të cilën puna e zemrës i duket e pamjaftueshme organeve në periferi. Tërësia e përpjekjeve hormonale për të korrigjuar pamjaftueshmërinë shpie në kongjestion të enëve të gjakut dhe në keqësim të gjendjes të përgjithshme të organizmit. Pamjaftueshmëria akute e zemrës (Acute Heart Failure) është një term që përdoret për të përshkruar situatat në të cilat zemra bëhet e paaftë të pompojë gjak (p.sh. pas këputjes të muskulit papilar në infarktet e murit të poshtëm). Pamjaftueshmëria akute e ventrikulit të majtë shpie në grumbullim të gjakut në qarkullimin mushkëror me edemë të mushkërive. Astmë kardiake është një term tjetër që përdoret në këtë situatë, sinonim me 'pamjaftueshmëri akute të zemrës'.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons