Forumi Kuq E Zi
Mendimet e zemrës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mendimet e zemrës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Mendimet e zemrës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mendimet e zemrës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Mendimet e zemrës Empty Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:29

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ditën që fillojmë ti shprefim afirmimet pozitive ,
Atë ditë dalim nga roli i viktimës.
Nuk jemi më të paaftë.
E provojmë
FUQINË TONË.


Ky është hapi i ri në rrugën e shërimit tim

Afirmimet janë pikat fillestare.Ato e hapin rrugën.Me afirmime i themi mendjes së pavetëdijshme: “Po e marr përgjegjësinë për veten time”. “Jam e vetëdijshme se ekzistojnë shumë gjëra që UNË duhet t’i bëj.”

Në qoftës se vazhdojmë t’i shqiptojmë afirmimet,ne ose do të përgatitemi të lirohemi nga diçka; për çfarëdo që të jetë fjala,ose do të na ftojë miku të na pyesë: “A e ke provuar ndonjëherë këtë?”
Gjithsesi do të shfaqet hapi i ri,i cili do të na ndihmojë në punën tonë të mëtejshme të shërimit.Në këtë libër afirmimet janë sugjestione të qarta pozitive,të cilat ia dhurojmë vetes sonë me qëllim që t’i arrijmë ndryshimet e dëshiruara në jetë.

Afirmimet nënvetëdijes sonë i dhurojnë nxitje që të punojë për të mirën e qenies sonë.

Jam e hapur për pranim

Kur ushtrojmë sfirmimet për të arritur ndryshimet pozitive në jetën tonë,mes nesh ekzistojnë disa që besojnë se nuk i meritojnë ndryshimet,ato afirmime nuk do të kenë efekt.Do të arrijmë te çasti kur do të mendojmë: “Afirmimet nuk po veprojnë”.Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me veprimin e afirmimeve,por bëhet fjalë për faktin se ne nuk po besojmë që MERITOJMË më mirë.

Duhet të vedijesohemi për besimin tonë.

Përgjigjet nga brendia e qenies sime vijnë me lehtësi

Në qoftë se i shprehni afirmimet para pasqyrës,gjithnjë mbani afër letër e laps,në mënyrë që t’i shënoni porositë negative të cilaat jua dërgon vetëdija.Nuk do të thotë që menjëherë të merreni me ato informata.Në qoftë se e keni listën e reaksioneve negative, mund ta analizoni më vonë,në qetësi,dhe,prandja,pasi t’i analizoni,do ta kuptoni pse nuk po mund ta fitoni atë që me vetëdije po thoni se e kishit dëshiruar.Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative,vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim.

Je në procesin në të cilën po bëhesh miku yt më i mirë-personi me të cilin shoqërohesh me kënaqësinë më të madhe.


E dua dhe e pranoj veten time pikërisht tash.

Në mesin tonë gjenden shumë njerëz që nuk e duan veten e tyre,derisa të; dobësohen të gjejnë punë të mirë,të realizojnë ndonjë lidhje,derisa nuk e arrijnë këtë ose atë.Kështu, gjithnjë e shtyjnë dashurinë ndaj vetes së tyre.E çka ndodh në qoftë se; gjen punë të mirë,e realizon ndonjë lidhje të këndshme,ose ia del mbanë që të lirohesh nga pesha e tepërt,po edhe më tutje nuk e do veten tënde? Njerëzit vetë e sajojnë listën e kërkesave dhe prapë vetë e shtyjnë dhe e vonojnë dashurinë ndaj vete së tyre.E vetmja kohë kur mund të fillosh ta duah veten tënde është pikërisht KËTU dhe pikërisht TASH.Dashuria e pakushtëzuar është dashuri e vërtetë.Kjo është pranim i plotë i asaj që JE.

Zemërimi është mekanizëm mbrojtës.Mbrohemi për shkak se jemi të frikësuar.


Me lehtësi ndahem nga e kaluara dhe besoj në rrjedhën e jetës.

Zemërimi është proces normal dhe i natyrshëm.Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të njëjta.Kur jemi të zemëruar,ndiejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe,prnadaj,e përmbajmë.Ky zemërim i përmbjatur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsyje,me qëllim të shërimit.është e domosdoshme t’i shprehim ndjenjat tona.

Në qoftë se nuk mund t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi.I thoni: “Jam e hidhëruar në ty.”-“Jam e tmerruar”.-“Më ke lënduar”. Lirisht vazhdoni me këtë derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi.Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyeteni veten: “Ç’ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?”-“Çka mund të bëj që ta ndryshoj?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemi tonë të bindjeve,i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemëroheshim.

2Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:32

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Më e keqja që mund ta bëjmë është-të zemërohemi në veten tonë.Zemërimi edhe më shumë na mbyll brenda skemave tona negative.

Jam e lirë të bëhem ajo që jam

Mos e përmbani zemërimin dhe mos e mbyllni trupin tuaj.Kur jeni të zemëruar, mundësojani vete një ngushëllim fizik.Ekzistojnë shumë mënyra pozitive që të liroheni nga kjo ndjenjë.Për shembull,mund të klithni në automobilin me dyer të mbyllura. Mund t agrushtoni shtrtin ose jastëkun.Mund t’ua thoni gjësendeve të gjitha ato gjëra që dëshironi t’i zbrazni.Mund të vraponi ose të luani ndonjë lojë,si tenis.për shembull,që të liroheni nga energjia negative.Grushtojeni shtratin ose jastëkun,të paktën një herë në javë,pavarësisht a jeni të zemëruar apo jo,sepse kjo është mënyrë e mirë që tëliroheni nga tendosjet fizike që i keni grumbulluar në trupin tuaj.

Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë,ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara.Mendimet e harshme e të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes- janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur.

Mundësitë e mia janë të pakufizuara.

Në pafundësinë e Jetës në të cilën gjendemi,çdo gjë është e tërë,e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me Fuqinë që na ka krijuar. Ajo Fuqi i do të gjithë që i ka krijuar,prandaj më do edhe mua.Unë jam fëmijë i dashur i Universit dhe më është dhënë çdo gjë.Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të pajisur më të gjitha që na duhen për të gjitha përvojat e mundshme.

Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me Mendjen e Pakufishme dhe,prandaj,kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme,nëse u besojmë.Me besim krijoj për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe evolucionin tim.

DUA KËTË QË JAM.Sidomos në magjep inkarnimi që e kam zgjedhur për këtë jetë.E di që në çdo moment mund ta formësoj dhe riformësoj personalitetin tim,mandje edhe trupin, që të mund t’i shpreh edhe më tutje potecialet e mia.Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. Plotësisht i besoj Fuqisë Unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.Kështu edhe do të jetë.

Dita e sotme është pjesë interesante e jetës sate.Sot je pjesëmarrës në një aventurë mahnitëse dhe kurrë më nuk do të kalosh nëpër këtë çast të njëjtë.


Gjindem nën udhëtimin e pakufishëm nëpër pavdekshmëri.


Në pafundësinë e Jetës çdo gjë është e tërë,e plotë dhe e përkryer.Edhe cikli jetësor gjithashtu është i tërë,i plotë dhe i përkryer.Ekziston koha e fillimit,koha e rritës,koha e pjekurisë,koha e stagnimit,e rënies dhe koha për shkuarje.Të gjitha këto janë pjesë e përsosshmërisë së Jetës.

Ne këto i përjetojmë si procese normale dhe të natyrshme dhe,edhe pse ndonjëherë pikëllohemi,megjithatë,e pranojmë këtë cikël dhe ritmin e tij. Ndonjëherë ky cikël ndërpritet në mes.kjo na godet dhe na pikëllon jashtëzakonisht shumë.Dikush ka vdekur shumë i ri,ose diçka është thyer copë e grimë.

Mendimet që na shkaktojnë dhimbje e kanë burrimin në të vërtetën që jemi qenie të vdekshme- dhe që një ditë do të arrijmë në fund të ciklit tonë. Dot pëjetojmë në tërësinë e saj apo edhe ne do të shkojmë tepër herët?

Jeta është ndryshim i përhershëm.Nuk ekziston as fillimi,as fundi,ekziston vetëm qarku i lëvizjes së përhershme të materies dhe përvojës.Jeta kurrë nuk është statike,e gozhduar, e ndalur, sepse çdo çast është gjithmonë i ri dhe i freskët.Çdo fund është edhe një fillim i ri.

Janë shumë prodhime që i blejmë vetëm për shkaj se na kanë bindur që pa to nuk jemi mjaftë të mirë dhe të tjerët nuk do të na pranojnë nëse na mungojnë ato prodhime. Nga të gjitha anët na bombardojnë me porosi kufizuese.

Nuk është e rëndësishme çka mendojnë njerëzit e tjerë,por e rëndësishme është çkaa mendojmë ne dhe çka mendojmë ne për veten tonë.Ky punë është sipas Vullnetit të Universit

Ne jemi partnerë me Inteligjencën Hyjnore.Nuk na interesojnë aspektet negative të botës së biznesit,sepse ato asgjë nuk kanë të bëjnë me ne.Ne presim rezultate të mira, prandaj edhe i arrijmë.Në botën tonë afariste tërheqim vetëm në mënyrën më pozitive. Të gjitha projektet tona janë të suksesshme.

Të gjithë partnerët afaristë përparojnë dhe janë shumë të kënaqur që bashëpunojnë me ne.Jemi mirënjphës që kemi rast e mundësi të ndihmojmë planetin dhe njerëzit në këtë tokë. Kthehemi nga qenia jonë e brendshme dhe lidhemi me Inteligjencën Supreme, e cila na udhëheq dhe na drejton nga ajo që është më e mira për të gjithë.

Të gjitha pajisjet tona punojnë pa gabime.Jemi shëndoshë dhe të lumtur.Çdo gjë është në harmoni dhe rrjedh sipas dëshirës hyjnore.Çdo gjë është mirë.E di që kjo është e vërtetë.Dhe kështu është.

Të gëzohemi për sukseset e të tjerëve,sepse ka sukses të mjaftueshëm për të gjithë.

3Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:38

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Biznesi ynë po përparon

Ne jemi NJË me mendjen kozmike dhe prandaj kemi qasje në gjithë diturinë dhe mençurinë. Këtu dhe Tash. Na udhëheq Mendja Hyjnore dhe bisnesi ynë po përparon,po degëzohet dhe po rritet.Tash po i flak të gjitha mendimet negative për të ardhurat e kufizuar.Po e hapim vetëdijen tonë për mundësinë e kërcimit të lartë të të ardhurave, duke imagjinuar dhe duke pranuar se si shumë të mëdha parash po derdhën në llogartë tona bankare.

Do të kemi para të mjaftueshme edhe për shpenzime edhe për kursime,por edhe që të ndajmë me të tjerët.Ligji i përparimit e mban rrjedhën e për -hershme të parave,paguan faturat tona dhe na sjell çdo gjë që na duhet,madje edhe më shumë se që na duhet.

Secili prej nesh në këtë bashkësi po përparon.E kemi zgjedhur të jemi shembull i gjallë i veprimit të vetëdijes she suksesit.Jetojmë e punojmë suksesshëm, këndshëm dhe bukur. Jemi të qetë dhe të sigurt.Me gëzim dhe mirënjohje vështrojmë se si punë jonë vazhdimisht po zhvillohet e po përparon, madje shumë më suksesshëm se parashikimet tona. Me dashuri e bekojmë këtë punë.Dhe kështu është.

Në qoftëse presim të bëhemi të përkryer dhe pastaj ta duam veten tonë,do tabjerrim jetën kot,tanimë jemi të përkryer,pikërisht këtu dhe pikërisht tash.


Jam e përkryer pikërisht kështu siç jam.


Nuk jam as tepër,as tepër shumë.Askujt nuk më duhet t’ia dëshmoj se kush jam.E kam kuptuar se jam Shrehje e Përkryer e Jetës Unike.Jam e kënaqur me këtë që jam.Nuk dua të jem si dikush tjetër,sepse kjo nuk është Shrehje që e kam zgjedhur në këtë jetë. Jam e përkryer pikërisht kështu siç jam KËTU dhe TASH.Më mjafton vetvetja dhe e përjtoj bashkimin me tërësinë e Jetës.

Nuk ka nevojë të përpiqem të jem më e mirë.E tëra që duhet bërë është se sot duhet ta dua veten më shumë se dje dhe ndaj vetes të sillem si ndaj personit që e dua me gjithë zemër.Falë vëmendjes dhe kujdesit,që ia kushtoj vetvetes,do të lulëzoj në bukurinë dhe gëzimin që i paraniej se po vijnë.

Dashuria ndaj vetes është e domosdoshme për individin që dëshiron të realizojë fuqinë e tij.Kur po mësoj që sa më shumë ta dua veten,atëherë edhe më shumë po i dua edh të tjerët.Ne,bashkë me dashurinë,po ndërtojmë një botë gjithnjë e më të bukur.Të gjithë do të shërohemi.Edhe planeti ynë po shërohet.Me gëzim e pranoj përsos - mërinë time dhe përsosmërinë e Jetës.Kjo është e vërtetë.

Secili prej nesh ka vendosur të vijë në këtë planet në kohën dhe vendin e caktuar.Kemi vendosur të vijmë këtu që t’i marrim disa mësime të cak -tuara të cilat do të na ndihmojnë të përparojmë në rrugën tonë shpirtërore.

4Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:40

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Kthejeni mendjen në të kaluarën dhe kuptojeni Festën më të bukur që keni përjetuar në fëmijëri. Silleni atë kujtim në mendjen tuaj dhe përpiquni ta shihni sa mö qartë që të jetë e mundur.Kujtojeni pamjen,shijen,prekjet, kujtoni njerëzit që ishin të pranishëm.Çka keni bërë ju atëherë? Në qoftë se nuk keni përjetuar Festë të mrekullueshme, imagjinojeni.

Imagjinojeni pikërisht të atillë çfarë kishit dashur të ishte.Vërejeni se si zemra juaj hapet derisa mendoni për atë Festë të jashtëzakonshme.Ndoshta dashuria do të jetë më e bukur nga nga të gjitha gjërat që kanë lidhje me atë Festë.

Lejojeni frymën e dashurisë të rrjedhë për ju.Vendosni në zemrën tuaj të gjithë njerëzit që i doni dhe të cilët kanë rëndësi për ju.Dhe të gjithë ata t’i futni brenda rrezeve të dashurisë suaj.Ta dini se këtë ndjenjë të festës mahitëse mund ta bartni me vete gjithnjë në çdo vend,e jo vetëm për ditën e Festës.Ju jeni vetë dashuria.Ju jeni vetë shpirti. Ju jeni vetë drita.Dhe kështu është.

Në qoftë se jemi rob të disa shprehive,në vend që ta akuzojmë veten,duhet ta kuptojmë se në vetëdijen tonë ekziston nevoja për një gjendje të tillë.Përndryshe shprehitë nuk do të ishin aty.

Jam e mbrojtur dhe e sigurtë në botën time.


Pesha e tepërt e trupit paraqet nevojën e trupit për t’u mbrojtur.Kur ndihemi të pasigurt,ose të frikësuar, mbështillemi me shpresën e sigurisë. Shumë prej nesh shpenzojnë kohë dhe energji duke u hidhëruar në veten e tyre pse kanë peshë të tepërt dhe kanë një ndjenjë fajësie pse hanë shumë. Pesha e tepërt e trupit nuk ka asnjë lidhje me ushqimin.

Në jetën tënde ndodh diçka që të bënë të pasigurt.Mund të luftosh me peshën e tepërt edhe njëzet vjet dhe,edhe më tutje të jesh “e trashë”, sepse nuk ke punuar për eliminimin e shkakut.Lëre peshën anash dhe së pari puno në elementet tjera,siç janë skemat mentale të tipit: “Më duhet mbrojtja”,- “Jam e pasigurt”.

Mos u hidhëro kur të shtohet pesha,sepse qelizat e trupit tonë i dëgjojnë porositë mentale.Kur të mos ekzistojë nevoja për mbrojtje, d.m.th., kur të fillojmë ta ndiejmë veten të sigurt,pesha e tepërt do të zhduket vetvetiu. Filloni të thoni: “Kam pasur probleme me peshën”.Do të ndohë kthesa serioze në tërësinë tënde mentale.Atë për të cilën do të mendosh sot,ajo do ta formësojë edhe figurën tënde nesër.

Njerëzit e varur nga shprihtë e këqija zakonisht ikin prej vetes së tyre.Shprehitë e dëmshme u duhen që ta plotësojnë zbrazëtirën e vet.

5Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:48

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Jam e gatshme të lirohem nga frika ime.


Në qoftë se ke peshë të tepërt,nuk do të ndihmojë as disiplina e çeliktë dhe asnjë lloj diete.Vërtet mund të jesh e vendosur dhe me muaj të mos kapërdish asnjë kafshatë të “ushqimit të ndaluar”.Për fat të keq, kur vullneti dhe disiplina të ndalen,pesha e tepërt do të riktheht me shpejtësi të madhe.Kjo vjen për shkak se nuk ke punuar për largimin e shkaktarit të vërtetë.

Ke punuar vetëm në efektet e jashtme.Shkaktari i vërtetë i peshës së tepërt zakonisht është FRIKA,e cila e detyron organizmin kë kirjojë mbështjellësin mbrojtëse rreth trupit.Mund të luftosh kundër kësaj tërë jetën dhe të moe e arish asnjë rezultat.Ndoshta edhe do të fillosh të mendosh se je e pavlerë,pasi nuk po arrin të dobësohesh.

Mirëpo,nevoja jote për sigurinë mund të plotësohet në një mënyrë shumë pozitive,e atëherë pesha do të ulet vetvetiu.Përdor afirmimet pozitive dhe thuaj:”Jam e gatshme të lirohem nga frika.Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për mbrojtje.Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për marrje të ushqimit të tepërt...” Dhe sidomos përsërite këtë afirmin: “JAM E MBROJTUR DHE E SIGURT”

Puna me vetveten nuk është qëllim,është proces që zgjat tërë jetën.Kënaqu me të.

Këtu jam në kohën e duhur.


Të gjithë ne ndodhemi në udhëtimin e pafund nëpër amshim dhe koha që kalojmë në këtë jetë është vetëm çast.E kemi zgjedhur të vijmë në këtë planet që t’i marrim disa mësime,të punojmë në zhvillimin tonë shpirtëror dhe të mësojmë të duam.Nuk ekziston as koha e gabuesh, e,as koha e duhur për ardhje e vajtje.

Gjithnjë vijmë mu në mes të filmit dhe dalim mu në mes të filmit.Dalim kur ta përfundojmë një detyrë të caktuar. Vijmë që të mësojmë si ta duam edhe më shumë veten tonë dhe ta ndajmë atë dashuri me të gjithë rreth nesh. Kemi ardhur që t’i hapim zemrat tona edhe më thellë. Aftësia për dashuri është e vetmja që do ta marrim me vete kur të shkojmë.E po,sikur të shkonit sot,sa dashuri do të merrnit me vete.

Në qoftë se e bind veten se ke bërë ndonjë gabim,do të gjesh mënyrë që ta dënosh rëndë veten tënde.

6Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 31/5/2012, 20:50

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Përditë po ngrihem mbi të gjitha kufizimet

Çdo përvojë është një shkallë më e lartë në jetë,madje edhe të ashtuquajturat “gabime”. Duaje veten tënde për shkak të të gjitha gabimeve.Ato kanë qenë përvojë me vlerë të lartë.Të kanë mësar shumëçka. Të ashtuquajturat “gabime” janë MËNYRË për mësim. Përgatitu të gjesh fuqi dhe ta ndalosh ndëshkimin e vetes sate për shkak të gabimeve tua. Duaje veten pikërisht pse je i (e) gatshëm të mësosh dhe të rritesh shpirtërisht.

E gjitha që na ndodhin në jetë janë vetëm pasqyrë e mendimeve tona të brendshme.


Kam besim të plotë në inteligjencën time

Ekziston Inteligjenca Unike.Ajo shtrihet gjithkund rreth nesh dhe na përshkon në tërësi.Ajo është edhe në ty,edhe në çdo gjë që kërkon.Kur të humbesh ose kur të humbasësh diçka,mos fillo me atë të njohurën: “Jam i (e) humbur. Nuk do ta gjej atë që kërkoj: “Ndërprite këtë mënyrë.Ta dini dhe të gjithë të jeni të sigurtë se inteligjenca që gjendet në ju dhe inteligjenca që gjendet në atë që kërkoni – do të kujdesen t’ju bashkojnë. Në Mendjen Hyjnore kurrë asgjë nuk është humbur dhe as që do të humbet ndonjëherë.Besoji inteligjencës sate.

Prindërit tanë kanë vepruar në mënyrën më të mirë që kanë ditur e mundur.Në kanë mundur të na mësojnë diçka që as vetë nuk e kanë ditur.Në qoftë se ata nuk e kanë dashur veten e tyre,qysh kanë mundur të na mësojnë që ne ta duam veten tonë?

Prej këtij çasti unë e ndërtoj ardhmërinë

Pavarësisht se çfarë fëmijërie kemi pasur,a ka qenë ajo më e miar apo më e shëmtuara, ne, dhe vetëm NE,jemi përgjegjës për jetën tonë.Mund ta tretim kohën duke akuzuar prindërit për diçka që na ka ndodhur në fëmijëri,por me këtë vetëm sa e robërojmë veten edhe më fort në rolin e viktimës.Kjo asnjëherë nuk do të na e sjellë atë të mirë të cilën themi se e dëshirojmë.

Mënyra në të cilën mendojmë SOT e përcakton ardhmërinë tonë.Mund të na e sjellë një jetë me shumë kufizime e dhimbje ose një jetë me lumturi e gëzime të pakufishme.Çfarë jete dëshiron të kesh ti?

Fëmijët gjithnjë na kopjojnë.Hajde ta shqyrtojmë çka është ajo që na pengon ta duam veten dhe të kemi vullnet që të lirohemi prej asaj pengese.Do të jemi shembull i mrekullueshëm për fëmijët tanë.

7Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 1/6/2012, 20:41

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Komunikoj haptas me fëmijët e mi

Është me rëndësi jetësore që të mbahen të hapura vijat e komunikimit me fëmijët tanë, sidomos derisa ta kalojnë fazën e adoleshencës.Rëndom fëmijëve që fillojnë t’i shprehin mendimet e tyre,u thuhet: “Mos fol ashtu”.- “Mos vepro ashtu”.-“Mos i shpreh të gjitha”. - “Mos,mos,mos!” Kështu shkaktohet mbyllja e fëmijëve në vetvete.Ata më nuk komunikojnë me ne. E disa vjet më vonë,kur fëmijët të rriten, prindërit ankohen: “Fëmijët e mi kurrë nuk më thërrasin”.Pse nuk thërrasin? Për shkak se vijat e komunikimit,në një moment,diku janë këputur.

Kur të shpërnguleni,falnënderojeni shtëpinë tuaj të gatshme që ka qenë këtu për ju. Falënderojeni me respekt mos thoni; “E urrej këtë vend”.sepse e pengoni veten që të gjeni banesë apo shtëpi që dëshironi. Nëse keni dashuri ndaj banesësë së tashme,do të hapeni për gjetjen e banimit të mrekullueshëm.

Banesa ime është parajsë e qetë

Shikoje banesën tënde.A është ky vend ku vërtet dëshiron të jetosh.A është komode dhe e hareshme, apo është e ngushtë,e papastër dhe e parregulluar? Në qoftë se nuk të pëlqen, kurrë nuk do të gjesh kënaqësin në të.Banesa është pasqyrë e pronarit.Në çfarë gjendjeje është? Përvishju punës dhe pastroje frigoriferin dhe dollapët.Nxirr nga dollapët ato gjëra që kurrë s’i shfrytëzon,shiti,fali ose digji.

Lirohu nga të vjetrat që të kesh vend për të rejat.Kur t’i largosh,thuaj: “Po i pastroj sirtarët e mendjes sime”. Vepro kështu edhe me frigoriferin. Hidhi të gjitha mbeturinat e ushqimit dhe zahriretë që qëndrojnë aty një kohë të gjatë,Njerëzit që i kanë të mbushura dollapët dhe frigoriferët, ata i kanë të mbushura mendjet e tyre.Bëje banesën tënde vend të kënshëm për jetë.

8Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 1/6/2012, 20:42

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Paraja është energji;shërben për shkëmbim të shërbimeve.Paraja është materie dhe formë, Vetvetiu nuk ka kurrfarë vlere,përveç asaj vlere që ia japim ne. Aq shumë ngarkohemi me paranë,e paraja na tregon vetëm sa besojmë se meritojmë.

Të ardhurat e mia po rriten për çdo ditë

Mënyra më e mirë që t’i rrisim të ardhurat tona është që në këtë si duhetlëm mentalisht të punojmë si duhet.Qysh mund t’i ndihmoni vetes suaj? Mund të zgjidhni në mesin e dy mundësive; ta tërhiqni apo ta refuzoni paranë,ose të refuzoni edhe paranë edhe format e tjera të suksesit.

Vajtimi nuk ndihmon dhe nuk zgjidh asgjë.Në bankan mentale kozmike e keni të hapur llogarinë rrjedhëse dhe në atë konto mund t’i depononi afirmimet pozitive dhe të besoni se i meritoni.Afirmimet pozitive për shtimin e të ardhurave tuaja janë: “Të ardhurat e mia vazhdimisht po rriten.Unë e meritoj këtë përparim.”

Mos e tret kohën duke bërë përpjekje t’i shërosh të gjithë miqtë.Puno në fushën mentale dhe shëroje vetën tënd.Kështu mund t’ju ndihmosh të gjithëve në rrethin tënd.


Lejoji të tjerët të jenë ata që janë janë

Nuk mund t’i detyrojmë të tjerët që të ndryshojnë.Mund t’u ofrojmë atmosferën mentale pozitive në të cilën ata mund të bëjnë ndryshime në qoftë se dëshirojnë,por asgjë nuk mund të bëjmë në vend të tyre. Secili person është këtu që t’i marrë mësimet e caktuara.

Në qoftë se bëjmë diçka në vend të ndonjë tjetri,ai do të gabojë edhe më tutje, sepse nuk ka investuar përpjekjet e tij dhe nuk ka mësuar atë që është dashur ta mësojë.E gjitha që mund të bëjmë është që atë person ta duam. Le t’ju lejojmë të tjerëve që të jenë ata që janë.Ta kuptojmë se e vërteta është brenda tyre dhe ata mund të ndryshojnë në çdo çast që duan dhe dëshirojnë.

9Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 18/6/2012, 23:43

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Sa herë të dëgjosh se është ndonjë sëmundje e pashërueshme,dije se kjo nuk është e vërtetë.Dije se ekziston Fuqia Supreme.

Shpirti është i pakufishëm dhe i përjetshëm

Dielli rrëzon gjithmonë.Retë mund të vijnë dhe ta pengojnë dritën e diellit,por ai edhe më tutje rrezon. Drita e diellit nuk ndalet kurrë.Ani pse sillet toka dhe ne na duket se dielli perëndon,drita e diellit nuk ndalet kurrë.

E njëjta gjë ndodhë edhe me Fuqinë e Pakufishme dhe me Fuqinë Supreme.Ato janë të përjetshme. Gjithnjë janë këtu dhe gjithnjë na dhurojnë Dritë. Mund t’i pengojmë me praninë e mendimeve negative, por Fuqia,Shpirti dhe Energjia shërues gjenden gjithmonë e gjithmonë e
gjithmonë në NE.

Përjetoje hapin tënd të hareshëm.Shikoje me vëmendje shkëlqimin e syve tu.Ti që rrezaton je pikërisht këtu.Pranoje këtë.

Jam e shëndoshë dhe përplotë energji


E di dhe dëshmoj se trupi im është vend shumë miqësor për jetë.E respektoj trupin tim dhe ndaj tij sillem me shumë kujdes.Lidhem me energjinë e Universit dhe e lejoj që lirishtë të rrjedhë nepër mua.Jam epërshkruar nga energjia magjike.Rrezatoj jetë dhe gëzim.

Lumturi është..... Kur jemi të kënaqur me veten tonë.

Mund të punoj çdo gjë që dua

Tash jam e rritur.mund të punoj çdo gjë që dua.Çdo herë kur punoj atë që dua ta punoj,më ndodhë diçka e mrekullueshme.Për mua do të jetë e mrekullueshme që dikujtë t’i them “JO”.Sa më shumë që e dëgjoj veten time,më ndodhin situata gjithnjë e më të këndshme.Sa më e kënaqur që jam,aq më shumë më duan njerëzit. E dua dhe e vlerësoj veten time.Jam e kënaqur me veten.Çdo gjë është e mirë në jetën time interesante.

Disa gjërave që u kemi besuar,kurrë nuk kanë qenë të vërteta.Ato kanë qenë frikë e dikujt.Lejojeni veten t’i analizojë mendimet vetjake. Ndryshoni të gjitha mendimet negative, sepse ju e meritoni ta përjetoni këtë ndryshim.

10Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 18/6/2012, 23:46

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
I meritoj të gjitha të mirat e jetës

Ndonjëherë,kur porositë tona të mbrendshme na thonë se nuk e kemi merituar të jemi të lumtur,ose kur e arrijmë ndonjë pikë pozitive në jetën tonë,kurse porositë e mëparshm nuk i kemi ndryshuar,do të ndodhë diçka që do të gjymtojë lumturinë tonë.

Kur nuk besojmë se e meritojmë lumturinë,me dorën tonë e presim degën e lisit në të cilën qëndrojmë. Ndonjëherë do të lëndohemi,ose do të ndodhë ndonjë problem fizik,siç janë rëniet apo rastet e aksidenteve.Është koha e fundit të fillojmë të besojmë se vërtetë i meritojmë të gjitha të mirat e gëzimet që i ofron jeta.

E ndërtojmë sistemin e bindjeve qysh në fëmijëri të hershme,e pastaj ecim nëpër jetë duke krijuar përvoja që do t’ju përgjigjen vetëm atyre bindjeve.

Unë e meritoj gëzimin dhe lumturinë

Në mesin tonë gjenden shumë njerëz që janë të bindur se nuk janë “mjaft të mirë” dhe nuk e meritojnë një gjendje më të mirë.Fillojeni punën me afirmime që ta bindin veten tuaj se vërtetë meriton gjendje më të mirë dhe që jeni të gatshëm t’i KAPËRCENI kufizimet nga prindërit dhe rrethi juaj,që janë mbjellë në ju gjatë fëmijërisë.

Qëndroni para pasqyrës dhe thoni vetes suaj:“I MERITOJ TË GJITHA TË MIRAT.E MERITOJ SUKSESIN”. Hapni krahët dhe thoni:”JAM I (E) HAPUR PËR PRANIM. JAM I (E) MREKULLUESHME.I MERITOJ TË GJITHA TË MIRAT E JETËS.I MERTOJ DHE I PRANOJ”.

Trupi ynë është,si të gjitha të tjerat në jetë,pasqyrë e mendimeve dhe bindjeve tona të mbrendshme. Çdo qelizë reagon në të gjitha mendimet dhe fjalët tona që i shqiptojmë.

I dëgjoj porositë e trupit tim

Në këtë botë të ndryshimeve të përhershme,kam vendosur të jem fleksibile në çdo pikëpamje.Jam e gatshme të ndryshoj veten dhe bindjet e mia që ta përmirësoj cilësitë e jetës sime dhe të tërë botës.Trupi im më do,pavarësisht si veproj ndaj tij.Trupi im më dërgon porositë të cilat tash i dëgjoj me kujdes.

Dhe tash jam e gatshme t’i pranoj porositë.Do t’ia kushtoj vëmendjen e duhur dhe do t’i bëj përmirësimet e nevojshme.Trupit tim ia dhuroj të gjitha të nevojshmet,në çdo pikëpamje, që t’ia kthej shëndetin e mirë.E thërras fuqinë time të mbrendshme sa herë të kem nevojë.Kështu edhe është.

11Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 18/6/2012, 23:54

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Shëndet i mirë do të thotë kur nuk ndien lodhje,kur ke oreks të mirë,kur të merr gjumi shpejt,kur zgjohesh prej gjumit lehtë,kur ke kujtesë të mirë,humor të mirë,mendime dhe veprime të sakta,si dhe ndershmëri,modesti,mirënjohje dhe dashuri.
E çfarë është shëndeti yt?

Trupi,shpirti dhe mendja ime janë ekip i mrekullueshëm


Trupi gjithnjë na flet.Çfarë bëjmë dhe si veprojmë ne,trupi ynë na tërheq vërejtjen nëpërmjet dhimbjeve të lehta ose dhimbjeve të forta?
Gati gjithnjë u përgjigjemi këtyre vërejtjeve të trupit me nga një grusht tableta.Në këtë mënyrë, në të vërtetë ne i themi trupit tonë:”Mbylle! Nuk dua të të dëgjoj.Mos thuaj asgjë.Pikë.”

Kjo nuk është dashuri ndaj trupit tonë.Kur të shfaqen dhimbjet,ose kur të vëreni se diçka nuk është në rregull,uluni në qetësi,mbyllni sytë,shtrojani vetes një pyetje me shumë kujdes: “Ç’është ajo që duhet ta di?” Pritni pak,përgjigjja do të vijë pas disa minutash.

Përgjigjja mund të jetë krejtësisht e thjeshtë,si:”Shko e fli!”,por mund të jetë edhe shumë serioze.Në qoftë se dëshironi që trupi juaj të jetë i shëndoshë,është e domosdoshme që të jeni pjesë e ekipit shërues,që përbëhet prej tri pjesëve; trupit,mendjes dhe shpirtit.


Zgjidhe në mendjen tënde imazhin e një objekti që e do shumë;lule,ylber,lindje e diellit,ndonjë këngë apo sportin që e adhuron.Le të jetë ky imazh objekt që e fton të vijë tek ti sa herë që të fillosh ta frikësosh veten tënde.

Jam në harmoni të plotë me natyrën

Këtë e di dhe e pranoj.E dua dhe e çmoj veten time.Në botën time,çdo gjë është në rregull.E thith frymën e artë të jetës dhe ua lejoj mendjes,trupi dhe ndjenjave të mia të çlirohen.Nuk ekziston asnjë arsye që ta frikësoj veten.Jam në harmoni me tërësinë e Jetës me Diellin,me Hënën,me erërat, shiun,me tokën dhe lëvizjet e saj.

Fuqia që e sjell tokën është mikesha ime.Jetoj në paqe me të gjitha elementet.Elementet e natyrës janë miqët e mi.Jam fleksibile dhe e çliruar. Gjithnjë jam e mbrojtur dhe e sigurt.E di që asgjë e keqe nuk mund të më ndodhë.Fle,zgjohem dhe lëviz në siguri të plotë.Dhe jo vetëm unë,por edhe miqët e mi, familja ime,dhe të gjithë ata që i dua,edhe ata të gjithë janë të sigurt.

Besoj se fuqia që më ka krijuar do të më mbrojë gjithnjë,në të gjitha rrethanat.Ne e krijojmë realitetin tonë dhe,prandaj, unë vete e krijoj realitetin e unitetit dhe të sigurisë.Aty ku gjindem unë,aty gjithnjë gjendet ishulli i sigurisë.Jam e sigurt. Kjo është vetëm ndryshim.Kam besim në veten time.Në botën time çdo gjë është në rregull.

12Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:05

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Kjo është ditë e re.Nis nga fillimi të ndërtosh dhe të pranosh çdo gjë që është e mirë

E përjetoj qenësinë time të vërtetë.


E shoh veten të vetëdijshme me unitetin e Fuqisë dhe Pranisë Hyjnore.E shoh veten thellësisht të vetëdijshme për praninë e Fuqisë Hyjnore në mua,si burim i çdo gjëje që dëshiroj.E shoh veten se kam besim të plotë në të Gjithëpranishmin – që do t’i kënaqë të gjitha kërkesat e mia.Pa kusht i pranoj të gjitha manifestimet Hyjnore,duke e njohur mirë të vërtetën për çdo gjë që ekziston.

Eci nepër jetë me përcjelljen e shpirtit hyjnor dhe me gëzim i shpreh të gjitha të mirat që gjenden në mua.Mençuria dhe kuptueshmëria ime shpirtërore janë gjithnjë e më të mëdha dhe për çdo ditë,gjithnjë e më të tërësishme e shpreh bukurinë dhe fuqinë e mbrendshme të qenësisë sime të vërtetë.Harmonia hyjnore është e gjithëpranishme në jetën time dhe kam kohë të mjaftueshme për të gjitha punët që kam vendosur t’i bëj.Në të gjitha kontaktet me njerëzit e tjerë e shpreh mençurinë, mirëkuptimin dhe dashurinë, kurse fjalët e mia i redakton Zoti.

E shoh lartësinë e vetëdijes sime shpirtërore si shprehet në nivel të lartë për të mirën e botës sime.Në punën time shpreh energjinë kreative shpirtërore;i flas dhe i shkruaj me lehtësi fjalët e vërteta,me kuptimtë thellë dhe me mebçuri të plotë.Idetë dhe frymëzimet interesante të të shprehurit të hareshëm rrjedhin nëpër vetëdijen time,i përcjell dhe isjell deri në pikën e manifestimit të plotë.Dhe kështu është.

13Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:10

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Me lindjen tënde,e ke fituar të drejtën ta jetosh jetën në mënyrë që të kënaq.

Lirisht e shpreh atë që jam

Me të vërtetë jam e bekuar.Ekzistojnë raste të mrekullueshme që të shpreh atë që jam dhe ta them të vërtetën e plotë.Jam gëzimi dhe hareja e Universit që jap e merr.Jam e rrethuar me drejtësinë dhe ndershmërinë Hyjnore.E di që të gjitha bëhen sipas dëshirës Hyjnore dhe,pavarësisht se çfarë rrjedhe do të kenë,i pranoj si zgjidhje të përkryer për mua dhe për të tjerët.

Jam NJË me fuqinë që më ka krijuar.Jam e mrekullueshme.Më gëzon njohja e së vërtetës për qenien time dhe e pranoj këtë të vërtetë.Them,le të bëhet ashtu si do Zoti,e di që në botën time të mrekullueshme çdo gjë është e mirë.Këtu dhe Tash.Dhe kështu është.


Fillo ta dëgjosh të folurit tënd.Mos thuaj asgjë që nuk kishe dashur të ndodhë në jetën tënde.

Çdo gjë që bëj,është zgjedhje ime e vetëdijshme


Mos e përdor fjalë “duhet” në fjalorin dhe në mendimet e tua,sepse kjo do të të lirojë nga pesha e presionit që ia ke ngarkuar vetes sate.Njeriu krijon presion të tmerrshëm duke thënë: “Më duhet të zgjohem”, - “Më duhet të bëj këtë.”- “Më duhet,me duhet,më duhet...”

Në vend të kësaj,mund të thoni: “Kisha dashur të bëj...” Kjo do t’ju sjellë lehtësi krejtësisht tjetër në jetë.Çdo gjë që bëni,është zgjedhja juaja.Ndoshta kështu nuk ju duket,por pikërisjt kështu është.


Vini re se ç’po mendoni në këtë moment.A kishe dashur që mendimi i tillë të bëhet pjesë e përvojës sate nesër? A është mendim pozitiv apo negativ? Vetëm vëreje me kujdes dhe vetëdijesohu.

E ndiej në mua mundësinë e tërësishme

Çka do të thotë për ty shprehja “mundësi e tërësishme”?Mendo për këtë si MUNGESËN e kufizimeve, për daljen nga kufizimet që ia kemi imponuar vetes sonë.Lëre mendjen tënde të shkojë mbi mendimet, si: “Kjo është e pamundur”. – “Nuk do të ketë sukses”.- “nuk kam sa duhet”.-“Kjo më pengon”. Ose, sa herë dhe sa shpesh i shfrytëzojmë kufizimet e tilla,si “Nuk mund ta bëj këtë,sepse jam femër.” - “Burrat nuk i bëjnë kështu”. - “Nuk kam kualifikim të mjaftueshëm”.

U përmbahemi kufizmeve,sepse ato (kush e di shkakun) për ne janë të rëndësishme dhe të nevojshme. POR KUFIZIMET NA PENGOJNË TA SHPREHIM DHE TA PËRJETOJMË FUQINË TINË. Çdo herë që thua: “NUK MUNDEM”, e ndërton një kufizim,një pengesë për veten tënde. A jeni të gatshëm të shkoni pak më larg nga ajo që besoni sot?

14Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:12

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ngado që të shkosh dhe këdo që ta takosh,do ta gjesh dashurinë tënde,që gjithnjë ka qenë aty,duke të pritur ty.

E ndjek rrugën e veprimit të drejtë


Në jetën e pafund,në të cilë ndodhemi,çdo gjë është e përkrye,e plotë dhe e tërësishme. Duke e ditur se unë jam NJË me burimin dhe ndjek rrugën e veprimit të drejtë,gjithnjë veproj në harmoi me të vërtetën.Tash i zgjedh vetëm mendimet që do të më ndihmojnë në realizimin e së mirës kulmore dhe të lumturisë.

Natyrish se jam plotësisht e vetëdijshme që jam përgjegjëse për cilësinë e jetës sime në këtë moment.E pranoj .e dua jetën.e dua veten.Gjithnjë jam e mbrojtur dhe e sigurt.Në botën time çdo gjë është në rregull dhe në harmoni.


Trëndafili është gjithnjë i bukur gjithnjë i përkryer dhe vazhdimisht ndryshon.Kështu është edhe me ne.Edhe ne jemi gjithnjë të përkryer,në çdo fazë të jetës.

Gjendem në vendin e vërtetë

Pikërisht sikur yjtë dhe planetët që gjenden në orbitat e tyre,në vendin e tyre,në rregullin e përsosur të rendit Kozmik,pikërisht ashtu edhe unë gjendem në vendin e vërtetë,aty ku ka qenë DASHUR të jem. Qiellorët janë në harmoni prefekte,e po ashtu edhe unë.

Edhe pse,ndoshta,me mendjen e kufizuar njerëzore nuk mund t’i kuptoj të gjitha që po ndodhin,megjithatë e di se, në harmoni me ligjet e Kozmosit, unë gjendem në vendin e VËRTETËT, dhe në kohën e VËRTETËT,duke bërë punën e VËRTETË që po e bëj.Jam përcaktuar të kem vetëm mendime pozitive.Përvoja ime e tashme është gur themeli për vetëdijen time të re dhe famën qiellore.

15Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:21

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri

Kërko ndihmë.Thuaj jetës çka po dëshiron dhe lejoje le të ndodhë plotësimi i dëshirës.

Çdo gjë që më duhet,më vjen në kohën e duhur dhe sipas rendit parësor

Të punosh me afirmimet pozitive,të bësh listën e DËSHIRAVE dhe skicën e planeve e të mundësive individuale,të ushtrosh vizualizimin dhe të mbashditar,mund të krahasohet me shkuarjen në restorant. Në restorant kamarieri e dëgjon porosinë tënde,pastaj shkon në kuzhinë dhe ia thotë porosinë kuzhinierit.Ju qëndroni të qetë,të sigurt se dëshira juaj do të plotësohet.Sigurisht se nuk do ta shqetësoni kamarien për çdo çast me pyetjet e pakuptimta: “A është gati?Qysh po përgatitin? Çka po bëjnë atje?.

Jo.E porositni ushqimin dhe jeni të sigurtë se do të përgatitet dhe do t’ju vijë në tryezë.Kjo është e ngjashme më atë që unë e quaj kuzhinë kozmike.Ia thoni dëshiron tuaj kuzhinës kozmike të Universit dhe ta dini se ata do të kujdesen për dëshirën tuaj.Atë që e keni dëshiruar (atë që e keni porositur) do ta keni në kohën e duhur,në vendin e duhur dhe sipas rendit parësor.Dhe kështu është.


Dashuria dhe respekti ndaj vetvetes,ndjenja e sigurisë,besimi dhe pranimi i vetvetes,do ta riorganizojnë mendjen tonë,do të tërheqin shumë lidhje të sinqerta,do të djellin punë më të mirë,madje do ta normalizojnë edhe peshën e trupit.

Kjo është ditë e plotësimit

Çdo çast i jetës është i përkryer dhe i tërësishëm.Në rendin hyjnor kurrë asgjë nuk mbetet e papërkryer.Jam NJË me Fuqinë Hyjnore,me Mençurinë e Pakufishme, me Veprimin e Paskufishëm dhe me Unitetin e Pafund.Zgjohem me ndjenjë e plotësisë dhe e di që sot,cilëndo punë që ta filloj,do ta përfundoj me sukses.

Çdo frymëmarrje e kam të plotë e komplete.Çdo pamje,vetvetiu është e plotë.Çdo fjalë që e them,është e plotë dhe komplete.Çdo detyrë ose pjesë e detyrës të cilën e epranoj,realizohet për kënaqësisë time. Nuk do të luftoj e vetmuar në xhunglën e jetës.Lirohem nga të gjitha bindjet për luftë e rezistencë.E di dhe dëshmoj se jam NJË me Fuqinë e Pakufishme dhe,prandaj,rruga ime është e lehtë dhe e këndshme.

E pranoj ndihmën e miqve të shumtë e të padukshëm,të cilët gjithnjë janëtë gatshëm të më udhëheqin e të më udhëzojnë,kur unë t’i lejoj.Çdo gjë në jetën dhe punën time vjen në kohën e duhur dhe pa vërshtirësi.Të gjitha bisedat telefonike i bëj me kohë.Me kohë i pranoj dhe u përgjigjem të gjitha letrave.

Të gjitha projektet e mia janë të frytshme.Njerëzit me lehtësi e pranojnë bashkëpunimin me mua.Çdo gjë ndodhë me kohë dhe sipas rendit të përkryer Hyjnor.Çdo gjë është e plotë dhe unë ndihem mirë.Kjo është ditë e plotësimit.Dëshmoj se është kështu.Bota ime është e fuqishme dhe ajo që dëshmoj dhe ajo që besoj,ashtu edhe bëhet.Dhe kjo është kështu.

16Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:26

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Shërim do të thotë – t’i pranosh në tërësi të gjitha pjesët e trupit tënd,e jo vetëm ato pjesë që na pëlqejnë,do të thotë – ta pranosh trupin tënd të tërë.


Jam në gjendje ta shëroj veten në çdo pikëpamje


Kjo është kohë e mëshirës dhe kohë e shërimit.Kthehu nga qenësia jote e brendshme dhe lidhu me atë pjesë që di qysh arrihet shërimi.Kjo është e mundur.Dije se je në procesin e shërimit.Tash i zbulon aftësitë e tua shëruese – aftësitë që janë aq të mëdha dhe të fuqishme.

Mundësitë janë për të bërë gjëra të pabesueshme,shumë herë më të madhe se që mund ta imagjinosh.Jo vetëm që mund t’i shërosh sëmundjet fizike,por je në gjendje që vërtet ta shërosh veten tënde në të gjitha dimensionet.Ti je shpirt i pakufishëm dhe je e aftë ta shpëtosh vetveten....,dhe botën. Dhe kështu është.

Sëmundja fillon për mungesë të faljes.Falja nuk është njësoj si arsyetimi.Njeriu që na vjen më së vështiri ta falim,është pikërish ai të cilin duhet ta falim.E kam zbuluar se falja dhe zbutja e zemërimit e shërojnë madje edhe kancerin.

Unë jam magnet për çudira

E mira e panjohur dhe e papritur sot është duke ardhur drejt meje.Unë jam shumë më tepër se rregulla dhe skema – restrikcione e kufizime.E ndryshoj vetëdijen time dhe më ndodhin çudirat!Në të gjitha themelatat shëndetësore gjithnjë e më shumë po rrite numri i mjekëve që po nisen nërrugën e zhvillimit shpirtëror.

Tash po i tërheq vetëm personat e tillë,madje kjo më ndodh në të gjitha vendet ku gjendem.Atmosfera ime mentale e dashurisë dhe e pranimit është bërë magnet që të tërheq çudira të ndryshme në çdo moment.Aty ku ndodhem unë,aty mbretëron atmosfera shëruese.Ajo është e frytshme dhe u sjell paqe të gjithëve.Dhe kështu është.

17Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:30

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Në qoftë se nuk i realizojmë ndryshimet e brendshme,ose do të na kthehet sëmundja,ose do të krijohet një sëmundje tjetër.

E lejoj tërë trupin tim të vezullojë dritë

Përqendrohu dhe shiko në qendër të Zemrës tënde dhe gjeje thërmijën e vogël të dritës vezulluese.Ngjyrat të mrekullueshme.Pikërisht kjo është qendra e dashurisë dhe energjisë sate shëruese.Vështroje se qysh ajo dritë e vogël zgjerohet dhe pluson.qysh rritet dhe mbush zemrën tënde.Lejoje le të rrjedhë nëpër trupin tënd nga maja e kokës deri në majat e gishtërinjve të këmbëve e të duarve.

E tëra do të shkëlqesh nga brezi i mrekullueshëm i asaj drite ylberore,nga ajo dashuri e energji shëruese.Lejoje trupin tënd le të vezullojë nga kjo dritë.Madje edhe mund t’i thuash vetes sate: “Me çdo frymëmarrje po bëhem gjithnjë e më e shëndosh e më shëndoshë.”

Ndieje se si drita po e PASTRON trupin tënd nga sëmundjet.Lejoje rrezatimin e dritës që prej teje të derdhet nëpër tërë dhomën dhe në tërë botën.Vështroji me dashuri të gjitha që ekzistojnë.Ti je shumë e rëndësishme.Ti je shpëtimtare.Është shumë me rëndësi se çka po bën me dashurinë e zemrës sate.Prej teje varet shumëçka.Dhe kështu është.


Për shërim duhet të bëhet shumë më shumë se sanimi i simptomave.Duhet ta eliminojmë shkakun e sëmundjes.Duhet ta gjejmë pikën në të cilën procesi i sëmundjes ka filluar.

Çdo dorë që më prek,është dorë që më shëron


Jam qenie me vlerë të lartë dhe Universi më do shumë.Sa më shumë që e dua veten time,Universi më shpërblen me dashuri edhe më të madhe.E di që Fuqia Kozmike depërton nëpër të gjitha – mëpër çdo person,nepër çdo vend dhe nepër çdo send.Ajo fuqi shëruese,e mbushur përplot dashuri, rrjedh nepër të gjithë njerëzit që merren me shërime dhe nepër të gjithaduart që prekin trupin tim.

Në rrugën e shërimit i tërheq vetëm shpirtrat me zhvillim të lartë.Prania ime e ndihmon secilin mjek që t’i shprehë aftësitë dhe fuqitë e tij shpirtërore dhe shërues. Mjekët dhe personeli shëndetësor është mahitur me suksesin e përbashkët për shërimin tim.

18Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:35

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Kur rritemi,ne brengosemi se çka do të mendojnë të tjerët për ne.Pyesim veten: “A do të na pranojnë?” Të gjithë dhe gjithçks në këtë botë është unike dhe e veçantë.Dhe kështu duhet të jetë.Po të ishim sikur të tjerët,qysh do ta manifestonim specifikën tonë të veçantë?
E di që jam qenie unike

Ti nuk je babai yt.Ti nuk je nëna jote.Ti nuk je ndonjëri nga kushërinjtë e tu,as nga mësuesit e tu, nuk je i kufizuar me bindjet religjioze nga fëmijëria e hershme.Ti je vetë TI.Ti je special dhe unik me aftësitë dhe PRIRJET e tua të veçanta. Askush nuk mund t’i bëjë punët në mënyrën si i bën ti.Nuk ekziston gara as krahasimi.Je i denjë për dashurinë dhe pranimin tënd.Ti je qenie e mrekullueshme. Ti je i lirë.Pranoje këtë si një të vërtetë të re për ty.Dhe kështu është.

Këtë planet ne mund të shkatërrojmë,por edhe mund ta shërojmë.Varet nga vendimi yt. Për çdo ditë kushtoja një kohë këtij planeti,duke ia dërguar dashurinë dhe energjinë shëruese. Është shumë e rëndësishme se çka bëjmë me mendjen tonë.

Jam e lidhur me tërësinë e jetës

Unë jam shpirt,dritë,energji,vibrim,ngjyrë dhe dashuri.Jam shumë më shumë se që kam menduar dikur për veten.Jam e lidhur më çdo person në këtë planet dhe me tërësinë e Jetës.E shoh veten të shëndoshë dhe të tërë në shoqërinë në të cilën kam kënaqësinë të jemajo që jam dhe kur njerëzit kanë dashuri.

Këtë vizion e ndërtoj dhe e kultivoj me gëzim për vete dhe për të gjithë të tjerët,sepse kjo është kohë e shërimit,e pajtimit dhe bashkimit.Jam e lidhur me tërësinë e Jetës.Dhe kështu është.

Në kohën tonë,pikërisht tash,jemi në prag të vetëdijes së re që po zgjohet në tërë planetin.Sa jeni ju të gatshëm t’i zgjeroni horizontet e mendjes suaj?

Jam një me të gjithë në këtë planet


Unë nuk besoj në dy fuqi – të mirën dhe të keqen.Besoj se ekziston vetëm Fryma Unike e Pakufishme dhe qeniet njerëzore të cilave u ofrohen të gjitha mundësitë dhe rastet që ta shfrytëzojnë inteligjencën dhe mençurinë e kësaj fuqie.

Kur flasim për këtë fuqi,ne flasim për veten tonë,sepse ne jemi bota,ne jemi tempulli,ne jemi qeveria dhe ne jemi planeti vendi prej të vilit fillojnë ndryshimet është pikërisht këtu ku jemi ne.Mendoj se më së lehti është të thuhet: “Këto janë punë shejtani!”,-“Të gjita këto satani i ka bërë”.Por e vërteta është ndryshe; gjithmonë jemi ne dhe vetëm Ne.

19Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:40

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Çdoherë kur të kritikosh dhe të gjykosh,rrezaton diçka që do të kthehet ty.

E dua këtë që jam


A mund ta imagjinoni se sa punë e mrekullushme do të ishte sikur ta jetonit tërë jetën,pa ju kritikuar askush?A nuk do të ishte e mahntshme të jetoni të lirshëm,plotësisht të lirshëm,pa asnjë thërrmijë shqetësimi se dikush do t’ju kritikojë? Do të zgjoheshim në mëngjes duke ditur se na pret një ditë fantastike,sepse të gjithë do më duan dhe askush nuk do të na kritikojë ose nënçmojë.

Do ta ndienim veten për mrekulli të Zotit.a dini çka? Këtë mund t’ia MUNDËSONI vetes suaj.Mund të veproni në atë mënyrë që të jetoni jetën në aso harmonie me veten tuaj,sa të krijoni një përvojë jashtëzakoisht të bukur.Mund të zgjoheni në mëngjes të gëzuar e të hareshëm.që po e shihni edhe një ditë të re dhe t’i gëzoheni kësaj dite të cilën do ta jetoni në harmoni të plotë me veveten.


Njerëzit e prirur për të kritikuar,më së shpeshti janë të kritikuar,sepse kjo është ndërthurje e tyre mentale.Ata gjithnjë kanë nevojë që të jenë të përkryer.A e njihni ndokënd në këtë planet që ështëi përkryer?

E dua dhe e pranoj veten kështu siç jam

Të gjitha ne kemi periudha të jetës për të cilat konsiderojmë se është e pamundur t’i duam dhe t’i pranojmë.Në qoftë se vërtet jemi të hidhëruar në disa pjesë të personalitetit tonë,shpesh e keqtrajtojmë vetveten.E përdorim alkoolin,cigaren, drogën, hamë tepër shumë e bëjmë sjelle të ngjashme.E hamë vetën tonë.

Më e keqja që mund t’ia bëjmë vetes sonë dhe që më së shumti na gjymton është ta kritikojmë veten tonë.Është e domosdoshme ta ndërpresim kritikën.Kur ta kapërcejmë këtë gjendje,do të zbulojmë se kemi harruar t’i kritikojmë edhe të tjerët,sepse ata janë pasqyrë jona dhe ajo që na pengon tek të tjerët, në të vërtet ajo është në ne.

Kur sinqerisht e duam dhe e pranojmë atë që jemi,nuk kemi asnjë arsye të ankohemi.Atëherë nuk mund ta lëndojmë as veten,as të tjerët.Hajde t’ia japim vetes një besë se kurrë më për asgjë nuk do ta kritikojmë veten tonë.

20Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 19/6/2012, 00:46

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Dhurata e madhe që do ta fitojmë kur ta duam veten është: do ta ndiejmë veten mirë.
Dashuria ime është e pakufishme

Në këtë botë marrim aq shumë dashuri,por shumë shepsh e harrojmë këtë të dhënë.Ndonjëherë mendojmë se dashuria nuk ka sa duhet ose nuk është e mjaftueshme.Pastaj “e grumbullojmë” duke u frikësuar ta dhurojmë ose ta shfaqim.

Por,ata që janë të gatshëm të mësojnë,do ta kuptojnë se sa më shumë dashuri të ofrojnë, më shumë dashuri do të kenë dhe mëshumë dashuri do të marrin.Dashuria është e pakufishme dhe e pashtershme. Dashuria është fuqia më e madhe shëruese që ekziston në jetë.Pa dashuri,jeta do të ishte e pamundur.

Pa dashuri,foshnjat veniten dhe vdesin.Shumëçka në mesin tonë mendon se mund të jetojë pa dashuri,por kjo nuk është e vërtetë.Dashuria në ne është fuqi që na mban në jetë,dashuria është fuqi që na shëron.Ushtrojeni dashurinë sa më shumë që të keni mundësi.

Të paktën tri herë në ditë hapni krahët dhe thoni: “Jam e gatshme të pranoj dashurinë. Është mahnitëse të pranosh dashurinë”.

Më takon dashuria

Dashurinë nuk duhet ta meritojmë,pikërisht sikur të drejtën për frymëmarrje.Kemi të drejtë të marrim frymë për shkak se ekzistojmë.Kemi të drejt për dashurinë për shkak se ekzistojmë.Kjo është e tëra që duhet ta dimë.Më takon dashuria ime.

Nuk do të lejoj që bindjet negative të prindërve apo të shoqërisë të ma mbushin mendjen se nuk jam mjaftë e mirë.Vetë esenca e qenies sime është e aftë për dashuri.E di dhe e pranoj këtë.Kur njëmend ta pranosh këtë të vërtetë,do të zbulosh se njerëzit do të të trajtojnë si qenie të dashur.

21Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 27/6/2012, 00:11

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Gjeje një grup të mirë që të përkrahin,sidomos kur nuk dëshiron të bësh diçka.Ata do të të ndihmojnë të rritesh shpirtërisht.

Kam të drejtë të krijoj jetën qysh e dëshiroj

Çfarë marrëdhënies kishe dashur të kesh me nënën tënde? Prej këtyre dëshirave bëje një listë me afirmime pozitive dhe fillo të punosh me to. Kur të thelloesh në këtë,atëherë të gjitha mund t’ia thuash nënës sate.Në qoftë se edhe më tutje do të dëshirojë t’i mbajë penjtë e jetës sate, do të thotë se ende nuk je hapur plotësisht ndaj saj.

Ti ke të drejtë të krijosh jetën që e dëshiron.Ke të drejtë të jesh person i rritur.Ndoshta nuk do ta kesh lehtë.vetë vendos se ç’është ajo që të duhet. Nëna jote ndoshta nuk do të pajtohet me këtë,por mos e fajëso.I thuaj asaj çka dëshiron ti.Pyete:”Si ta zgjidhim këtë çështje?”
Thuaj: “Dëshiroj të të dua dhe të vë me ty marrëdhënie të mira,por unë dhe ne duhet të jemi ato që jemi.”


Shikimi në brendi është i sigurt.Çdoherë që të shikosh thellë në berendinë tënde,do të zbulosh thesar të papritur.

Jam në qendër të qetësisë

Bota e jashtme nuk më prek.Unë jam përgjegjëse për qenien time.E mbroj botën time të brendshme, sepse aty krijoj.Bëj tërë atë që duhet bërë për ta ruajtur qetësinë në botën time të brendshme.Qetësia ime e brendshme është qenësore për SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN time.

Hyj brenda dhe gjej hapësirë në të cilën çdo gjë është urtësi dhe qetësi.Mund t’i përjetoi si re të bardha,të buta që më miklojnë derisa unë shtrirë pushoj në butësinë e tyre.Mund t’i dëgjoj si muzikë mahnitëse,që freskojnë shqisat e mia.Jam në qendër të asaj qetësie.Jam pastërtia dhe harmonia. Jetoj në paqe,krijoj,udhëtoj dhe përfitoj përvoja të reja jetësore.

Pasi banoj në oazën e qetësisë sime,e gjej paqen edhe në botën e jashtme.Të tjerët mund të kenë mosmarrëveshje dhe të jetojnë në kaos.Mua kjo nuk më përket,sepse jam përcaktuar për qetësinë.Gjithkund rreth meje mund të mbretërojë çmenduria e unë prapë jam e qetë dhe në harmoni.

Në univers mbretëtojnë rregulli dhe paqja dhe,edhe unë jam pjesë e tyre në çdo moment të jetës sime.Yjtë dhe planetët nuk FRKËSOHEN se qysh do t’i mbajnë orbitat qiellore.Në të njëjtën mënyrë, mendimet kaotike nuk marrin pjesë në qetësinë e jetës sime.Jam përcaktuar për qetësinë,sepse unë jam qetësia.Dhe kështu është.

22Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 27/6/2012, 00:16

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Kur jeta na sjell ndonjë të mirë,e ne e mohojmë duke thënë: “nuk mund të besoj”,faktikisht me këtë dyshim ne e refuzojmë atë nga përvoja jonë.

Merrem vetëm me mendime pozitive

Imagjinojeni se mendimet janë pika të ujit.Në qoftë se gjithnjë përsërisni mendimet të njëjta,do të krijoni një sasi të jashtëzakonshme të ujit.Në filim do të jetë një pus,më vonë një moçal,pastaj një liqen,pastaj një det dhe,në fund një oqean i tërë.

Në qoftë se mendimet i keni negative,do të FUNDOSENI në oqeanin e mendimeve tuaja negative. Por,në qoftë se mendimet i keni pozitive,atëherë me shumë kënaqësi e bukuri do të NOTONI në oqeanin e JETËS.

Përcaktohu për besimin,se është shumë lehtë t’i ndrushosh qëndrimet e tua.

Gjithnjë kam mundësi të zgjedh


Shumica në mesin tonë kanë ide të shëmtuara për atë se kush jemi dhe,po ashtu,kanë rregulla tepër të ngurta për atë se çfarë do të duhej të jetë jeta. Hajde ta largojmë përgjithmonë nga fjalori fjalën “Duhet” ,ne paraprakisht e fajësojmë veten ose e fajësojmë dikë tjetër.Në të vërtetë,duke e shqiptuar këtë fjalë,ne themi: “Nuk jam mjaftë i mirë,prandaj duhet...”

Zëvendësojeni fjalën “Duhet” me fjalën “Kisha dashur,ose Dua”.Fjalët “Kisha dashur” dhe “Dua” ta bëjnë me dije se ke mundësi të zgjedhësh,e mundësia për zgjedhje është LIRI. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo gjë që bëjmë një jetë,e bëjmë sipas zgjedhjes sonë.Nuk ekziston pothuaj asgjë që ne duhet ta bëjmë.Ne gjithnjë mund të zgjedhim.

23Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 27/6/2012, 00:18

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Fillo ta dëgjosh me kujdes të folurit tënd.Në qoftë se e dëgjon veten duke përdorur mendime negative ode mendime kufizuese,ndryshoji.

Flas dhe mendoj pozitivisht

Po ta dini se çfarë fuqie kanë fjalët tuaja,do të kujdeseshit shumë se çka po thoni. Gjithnjë do të kishit kujdes,duke përdorur afirmimet pozitive. Universi gjithnjë përgjigjet me “Po” për të gjitha që thoni,pavarësisht në çka besoni.Në qoftë se zgjidhni të mendoni e të besoni se nuk keni ndonjë vlerë kushedi çfarë,që jeta juaj kurrë nuk do të jetë e mirë dhe që kurrë nuk do ta fitoni atë që dëshironi.

Universi do ta vërtetoj PIKËRISHT atë që e thoni dhe e mendoni.Në momentin kur të filloni të ndryshoni,kur të jeni të gatshëm që në jetën tuaj ta ndërtoni të mirën. Universi prapë do t’ju përgjigjet me një “PO” të madhe.


Meditimi në të vërtetë është vetëm qetësim i mjaftueshëm i vetvetes,kështu që mund të vëmë kontakt me mençurin e qenësisë sonë.

E dëgjoj mençurinë e brendshme

Preke atë vend të mrekullueshëm në zemrën tënde.Qëndro aty dhe duaje atë që je.Dije se je Hyjnor, Mdhështor dhe shprehje e Jetës.Pavarësisht nga ajo se çka ndodh “jashtë”, ti je i qendërzuar.Ke të drejtën e ndjenjave dhe të mendimeve tua.Ti JE.Po punon në thellimin e dashurisë ndaj vetvetes,në hapjen e zemrës sate.

Përpiqesh të bësh atë që për ty është më e mira dhe të vësh kontakt me zërin tënd të mbrendshëm.Mençuria jote e brendshme i përmban të gjitha përgjigjet. Ndonjëherë kjo mund të bëhet edhe e frikshme, sepse do të vijnë udhëzime që nuk janë në përputhshmëri me atë që presin miqtë e tu prej teje.

Megjithatë,ti nga brenda e ndien ç’është më e mira për ty.Në qoftë se e dëgjon mençurinë e brendshme, do të jesh në paqe me vetën tënde.Jepi vetes përkrahje serioze për marrjen e vendimeve të drejta.Kur hamendesh,pyete veten: “A po buron ky vendim nga fusha e dashurisë së zemrës sime?A është ky vendim më i miri për mua?”

Vendimin që e merr më vonë,javën e ardhshme ose muajin e ardhshëm,do të jetë më ndryshe.Gjithnjë shtroje këtë pyetje:”A është kjo e mirë për mua?” Thuaj: “E dua veten dhe marr vendime të drejta”.

Unë mund të të jap shumë këshilla të mira,madje edhe shumë ide të reja,të mrekullueshme, por ti je përgjegjës.Mund t’i pranosh ose jo.Ti ke fuqinë.

24Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 21:42

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Përherë marr dhurata të papritura

Mësohu t’i pranosh gjërat,në vend që t’i shkëmbesh.Në qoftë se miku të dhuron diçka,ose të fton për drekë,nuk është e thënë t’ia kthesh menjëherë.Lejoja njeriut të ta dhurojë një peshqesh.Pranoje dhuratën me gëzim e kënaqësi.

Nuk je i detyruar që t’ia kthesh kurrë të njëjtit person.Mund t’ia dhurosh dikujt tjetër.Në qoftë se dikush të dhuron diçka që nuk mund ta përdorësh,ose diçka që nuk e dëshiron, thuaj: “E pranoj me gëzim,me kënaqësi dhe falënderim dhe falja dikujt tjetër që do ta shfrytëzojë.

Mendimi si: “unë jam person i keq”,prodhon ndjenja negative.Sikur të mos e kishim një mendim të tillë,nuk do të ekzistonin as ndjenjat.Ndryshoje mendimin dhe ndjenja negative do të zhduket.

Tash kam vullnet ta shoh vetëm lartmadhërinë time


Tash kam vendosur që nga jeta ime t’i fshijë të gjitha mendimet dhe idetë rrënimtare e të frikshme.Nuk pajtohem më që të dëgjoj biseda të dëmshme,apo t’u jap rëndësi mendimeve të mia negative.Tash askush nuk mund të më lëndojë, sepse KUNDËRSHTOJ bindjen dhe besimin se dikush mund të më lëndojë.

Kundërshtoj t’u nënshtrohen ndjenjave të dëmshme,pavarësisht se sa mund të më duken të arsyeshme.Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më duken të arsyeshme.Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më duken të arsyeshme.

Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më frikësojë.Kut t’i vështroj mendimet destruktive,ato humbi çdo ndikim mbi mua.Ndjenja e fajësisë nuk mund ta ndryshojë të kaluarën.Mendoj dhe flas vetëm për atë që DUA TË MË NDODHË NË JETË. Jam e aftë,madje edhe shumë se që duhet,të bëj atë dua.Jam një me fuqinë që më ka krijuar.Në botën time çdo gjë është në rregull.

25Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:04

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Qenësinë time e shpreh gjithnjë në mënyrën pozitive

Në qoftë se na ndodh aksident trafiku dhe në qoftë se ne jemi të
goditur, kjo do të thotë se thellë në vetvete e ndiejmë fajësinë dhe
ndoshta edhe kemi nevojë për një ndëshkim. Shpesh në ne gjendet
agresiviteti i ndrydhur – ndjenja se nuk kemi të drejtë të luftojmë për
veten tonë.

Në qoftë se ne e kemi goditur dikë, shpesh bëhet fjalë për zemërimin
tonë të pashprehur më herët. Vetë aksidenti na mundëson që atë zemërim
ta shprehim. Gjithnjë gjendet shumëçka e pavetëdijshme që zhvillohet në
ne. Aksidenti në trafik është gjithnjë më shumë se një aksident i
rëndomtë, d.m.th. më shumë se një rastësi.

Kur të na ndodhë ndonjë rast fatkeqësie,duhet ta kërkojmë në veten tonë
tërësinë e mendimeve negative,të cilat e kanë sjellë këtë gjendje,
pastaj t’i bekojmë me dashuri të gjithë pjesëmarrësit në fatkeqësi dhe,
më në fund, ta lirojmë të shkojë tërë këtë përvojë.

Këtë vit do të ngulmoj në punën mentale

Një numër i madh njerëzish për Vitin e Ri ia vizatojnë vetes disa
vendime, të cilat shumë shpejt treten në ujë, sepse nuk kanë bërë asgjë
për ndryshime të brendshme. Gjithnjë, derisa nuk i realizojmë ndryshimet
e brendshme dhe nuk ngulmojmë në punën mentale, asgjë nuk do të
ndryshojë. E vetmja gjë që duhet të ndryshojë është mendimi – vetëm
MENDIMI.

Madje edhe urrejtja ndaj vetes, sepse edhe urrejtja duhet përdorur
kundër mendimeve tona negative. E çka do të mund të bënim diçka pozitive
gjatë këtij viti për veten tonë? çka kishim dashur të bënim për vete e
që nuk kemi bërë vitin e kaluar? Prej kujt do të dëshironim të
liroheshim? Çfarë do të donim të ndryshonim në jetën tonë? A jemi të
gatshëm të ndërmarrim çdo gjë që është e duhur dhe e nevojshme për t’i
realizuar ato ndryshime?

Sa më shumë të mendojmë për atë që nuk dëshirojmë të na ndodhë, ajo na ndodh shpesh.

Gëzohu. Gjatë tërë këtij viti le të jetë moto për ty: “gëzohu! Jeta të është dhënë që të kënaqesh në çdo çast.”

26Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:06

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri

Jam njeri që them: “PO”

E di që jam NJË me tërësinë e jetës. Jam e rrethuar dhe e përshkuar nga
Fuqia e Pafund. Për këtë shkak plotësisht mbështetem në Univers që të më
përkrahë në mënyrë pozitive, në të gjitha pikëpamjet. Më ka krijuar
vetë Jeta dhe më është dhënë ky planet që t’i plotësoj të gjitha
dëshirat dhe nevojat e mia.

Të gjitha ato që kurdoherë më duhen, që të gjitha janë këtu. Në këtë
planet gjendet sasi aq e madhe e ushqimit, saqë unë kurrë nuk mund t’i
dal në fund. Gjenden sasi të mëdha të parave, saqë unë kurrë s’do të
arrija t’i shpenzoja, gjenden aq shumë njerëz, saqë unë kurrë nuk do të
arrija t’i njihja.

Në këtë planet gjendet shumë më shumë dashuri se që mund ta përjetoj unë
dhe shumë më shumë hare sesa mund ta imagjinoj unë.Kjo botë PËRMBAN ÇDO
GJË QË KAM NEVOJË DHE ÇDO GJË QË DËSHIROJ. Dhe të gjitha janë për mua:
t’i kem dhe t’i shfrytëzoj.

Mendja e Pakufishme Unike, Inteligjenca Unike e Pafund, gjithnjë më
përgjigjet me “PO”. Pavarësisht nga ajo se çka zgjedh për t’i besuar,
për çka mendoj, ose për çka flas, Universi gjithnjë më përgjigjet: ”PO”.
Prandaj nuk humbi kohë lidhur me mendimet dhe dukuritë negative.

Zgjedh me kujdes kujt t’i them “PO”. Vendos që veten dhe Jetën t’i
vështroj në mënyrën më pozitive të mundshme. Prandaj, u them “PO” të
gjitha rasteve të mira dhe përparimtare. Unë jam njeri që u thotë “PO”
të gjitha të mirave. Unë jam njeri që Jetës i thotë: “PO”, që jeton në
Botën së cilës i thuhet “PO” dhe së cilës vetë Universi i përgjigjet
gjithnjë me fjalën e këndshme: ”PO”.

Dhe gëzohem që është kështu. Jam mirënjohëse dhe e lumtur që jam NJË me
Mençurinë Universale dhe që më mbështet Fuqia Universale. Të falënderoj,
Zot, për të gjitha që m’i ke dhënë, Këtu e Tash.

27Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:07

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Është gjë e këndshme të luash rolin e viktimës, sepse gjithnjë dikush
tjetër është fajtor.Duhet të qëndrosh në këmbët e tua dhe ta pranosh
përgjegjësinë për veten tënde.

Kam fuqi për ndryshime

Ekziston një dallim ndërmjet përgjegjësisë dhe fajit. Kur flasim për
përgjegjësinë, flasim për fuqinë. Kur flasim për fajin, fjala është për
mungesën e fuqisë. PËRGJEGJËSIA ËSHTË DHURATË,SEPSE TË JEP MUNDËSINË PËR
T’I NDRYSHUAR GJËRAT.Për fat të keq, disa njerëz përgjegjësinë e
interpretojnë si fajësi. Ata njerëz rëndom të gjitha i pranojnë si
fajësi në këtë apo atë mënyrë, sepse janë mësuar ta fajësojnë veten e
tyre ose t’i fajësojnë të tjerët.

Në një nivel është mjaft komode të jetohet si viktimë,sepse atëherë
fajtorë janë njerëzit e tjerë,kurse ne nuk kemi asnjë nevojë që të
ndryshojmë. Në qoftë se njerëzit insistojnë në ndjenjën e
fajësisë,atëherë këtu nuk mund të bëhet shumë.Ata,ose i pranojnë
shpjegimet e tjera,ose jo.E mira e së mirës është që njerëzit e tillë
t’i lëmë të qetë. Nuk jemi ne përgjegjës pse ata VUAJNË NGA NDJENJA E
FAJËSISË.


Të gjithë ne jemi edhe mësues, edhe nxënës.Shtroja vetes këtë pyetje:
“në këtë çast çka është ajo që duhet ta mësoj,e ç’është ajo që mund t’i
këshilloj të tjerët?”

Të gjitha marrdhëniet e mia me njerëzit e tjerë,janë të përshkruara me dashuri

Rrethoje familjen tënde me fushën e dashurisë, si ata që janë të gjallë,
po ashtu edhe ata që nuk jetojnë më.Futi brenda kësaj fushe të
dashurisë edhe të gjithë miqtë, bashkëshortet e tyre,të gjithë njerëzit
me të cilët punon, por edhe njerëzit që kishe dashur t’i falësh e nuk di
qysh ta realizosh faljen.

Vërtetoja vetes se ke marrëdhënie të mrekullueshme dhe harmonike me
secilin,se mes jush mbretërojnë respekti dhe kujdesi i ndërsjellë. Dije
se mund të jetosh me dinjitet, me paqe dhe gëzim.

Fusha e dashurisë sate le ta përfshijë tërë planetin dhe le të hapet
zemra jote për të gjitha hapësirat e dashurisë së pakushtëzuar.Ti e
meriton dashurinë. Je e mrekullueshme dhe e fuqishme.Je e hapur për të
gjitha të mirat.Kështu është.

28Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:11

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Ndieje se zemra po të zgjerohet dhe dije se në të ka vend të mjaftueshëm për ty.

Sillem ndaj vetes me dashuri të pakushtuar

Në qoftë se fëmijëria jote ka qenë e mbushur me shpulla,ndëshkime të tjera fizike dhe me frikë dhe,në qoftë se edhe tash e godet dhe e ndëshkon veten tënde mentalisht, atëherë po vazhdon që ndaj fëmijës tënd të brendshëm të sillesh në të njëjtën mënyrë.

Fëmija i vogël në ty është në pozitë të vështirë,sepse NUK KA VEND TJETËR PËR STREHIM. Duaje veten tash, le të depërtojë kjo dashuri edhe tek fëmija i vogël në ty,që t’i kapërcesh të gjitha kufizimet që t’i kanë MBJELLË prindërit në fëmijëri.Ata nuk kanë ditur që ndaj teje të sillen në tjetër mënyrë.

Një kohë të gjatë ke qenë fëmijë mjaft i mirë dhe ke vepruar pikërisht siç kanë dashur dhe si të kanë mësuar babai dhe nëna.Tash është KOHA TË RRITESH dhe,si njeri i rritur, të marrësh vendime që të mbështetin dhe të ushqejnë.


Në qoftë se deri më tash keni qenë njeri i cili vazhdimisht ka kritikuar veten dhe të tjerët dhe e ka parë botën me sy negativ,do t’ju duhet një kohë e mirë që të gjitha t’i ndryshoni dhe të shndërroheni në njeri pozitiv dhe me mirësjellje.Duhet të keni durim me veten tuaj. Mos ia merr inat vetes pse nuk po përparon me shpejtësi të duhur.

E shpall begatinë dhe tërësinë e jetës sime


Kam vendosur tash të lirohem nga të gjitha bindjet kufizuese, të cilat m’i kanë penguar aq shumë të mira të jetës.E shpall mënjanimin dhe largimin e plotë të të gjitha skemave negative nga vetëdija ime.Vetëdija ime tash po mbushet me mendime të hareshme,përplot me dashuri,të cilat po e përmirësojnë shëndetin tim, gjendjen time materiale dhe miqësitë e mia.

Po lirohem nga skemat negative,që kanë shkaktuar frikën nga humbjet,frikën nga errësira,frikën nga lëndimet,nga varfëria, nga dhimbja, nga vetmia dhe nga keqpërdorimet e çfarëdo lloji. Do të lirohem plotësisht nga ndjenja se NUK VLEJ SA DUHET DHE NGA TË GJITHA MARRËZITË E TJERA, të cilat ndoshta struken në ndonjë kënd të errët të vetëdijes sime.

Tash jam e lirë t’i pranoj të gjitha të mirat e jetës. E shpall begatinë dhe tërësinë e jetës sime, pasurinë, dashurinë, përparimin, shëndetin, ENERGJINË E FRESKËT KREATIVE dhe paqen e qetësinë që më rrethojnë. Të gjitha këto unë i meritoj dhe kam vullnet e vendosmëri që t’i pranoj përgjithmonë. Unë jam bashkëpunëtore e Tërësisë së Pafund të Jetës dhe, prandaj, kam mundësi të përgjithshme dhe të pakufizuara. Gëzohem pse është kështu. Dhe kështu është.

29Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:12

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Zemërimi, kriticizmi,ndjenja e fajësisë dhe frika vijnë nga fajësimi i të tjerëve dhe nga mospranimi i përgjegjësisë për përvojat personale.

Më frymëzon vetëm dashuria

Lëri le të ikin helmi dhe zemërimi yt.Deklaro me bindje se je plotësisht e gatshme që t’i falësh të gjithë.Në qoftë se të bie ndërmend cilido që të ka lënduar shumë në jetë, bekoje atë person me dashuri dhe lëre të shkojë. Liroje edhe atë mendim. Askush nuk mund të ta marrë asnjë gjë për të cilën ke të drejtë.

Ajo që të takon ty, gjithnjë do kthehet tek ti sipas dëshirës Hyjnore. Në qoftë se diçka nuk të kthehet, ajo nuk ka qenë për ty. Pranoje këtë të vërtetë me qetësi. Shkrirja e zemërimit është me shumë rëndësi. Ki besim në veten tënde. Je e mbrojtur dhe e sigurt. Je e frymëzuar vetëm nga dashuria.

Asnjëherë nuk mund t’i rrafshosh hesapet.Hakmarrja nuk është zgjidhje, sepse çfarëdo që të bësh, ty të kthehet. Kjo shëmti duhet të ndërpritet diku.

Lirohem nga lëndimet e vjetra,vetvetes ia fal të gjitha

Kur të merresh me të kaluarën tënde me nerva e zemërim dhe nuk ia lejon vetes ta shijosh çastin e tanishëm, e tret kot së koti ditën e sotme. Në qoftë se u nënshtrohesh zemërimit dhe varshmërisë një kohë të gjatë, do të thotë se duhet t’ia falësh vetvetes, e jo dikujt tjetër.

Në qoftë se merresh më lëndimet e ndryshme nga e kaluara, E NDËSHKON VETEN SOT. Shpesh e burgosim vetveten në errësirën e tmerrshme të burgut të quajtur zemërim “i arsyeshëm”. Ke dëshirë të kesh të drejtë, apo të jesh i lumtur? Falja vetes të gjitha, ama njëmend të gjitha, dhe përjetoje lirinë duke e ndërprerë një herë e përgjithmonë torturën e quajtur NDËSHKIM I VETVETES.

30Mendimet e zemrës Empty Re: Mendimet e zemrës 20/8/2012, 22:13

ymer prizreni

ymer prizreni
Antare i ri
Antare i ri
Lirohu plotësisht dhe kënaqu me jetën.Dije se çdo gjë,që duhet ta mësosh,do të zbulohet, madje pikërisht në kohën e duhur dhe sipas rendit të duhur.

Jam dhe jetoj në harmoni

Sot jam qenie krejtësisht e re.Jetoj lirshëm dhe lirohem nga mendimet e mia.Asnjë njeri,vend apo gjësend nuk mund të më shqetësojë dhe të më shkaktojë mërzi. Jam e kënaqur dhe jetoj në paqe. Jam njeri i lirë që jeton në botën e vet të dashurisë dhe të mirëkuptimit. Asgjë nuk refuzoj paraprakisht.

U përulem të gjithave që përmirësojnë cilësinë e jetës sime.I shfrytëzoj fjalët dhe mendimet e mia për FORMËSIM të ardhmënisë sime.Shpesh e shpreh me zemër mirënjohjen time për të gjitha ato të mira që më janë dhënë DHURATË.Jam e lirë dhe bëj jetë të qetë.


Lirohu nga lidhjet emotive me bindjet e të kaluarës.Kështu ato më nuk mund të të lëndojnë.Në qoftë se ju jetoni plotësisht në çastin e tanishëm, nuk mund t’ju lëndojë e kaluara, pa marrë parasysh se çfarë ka qenë.

Gjithnjë jam e sigurt


Kur i mbajmë në vete ndjenjat tona, ose kur i ndrydhim, ne krijojmë një shkretëtirë të madhe në qenësinë tonë. Dojeni veten aq sa t’ia lejoni vetvetes një qasje të plotë në ndjenjat tuaja. Varësia, siç është varësia nga alkooli, vetëm i maskojnë ndjenjat tona dhe nuk na lejojnë t’i mbijetojmë.

Lejoni ndjenjat tuaja të dalin në SIPËRFAQE. Ndoshta do të detyroheni t’i “përçapni” shumë probleme të vjetra, probleme të ndrydhura në thellësinë tuaj, por kjo do t’ju ndihmojë.

Zgjidhni për vete afirmimet përkatëse që kjo nxjerrje në sipërfaqe të ndjenjave të ndrydhura të rrjedhë lehtë, këndshëm dhe pa shqetësime. Vërtetojani vetes se jeni të gatshëm t’i ngjallni ndjenjat tuaja të vërteta dhe, ç’është më kryesorja, përsëritjani vetvetes se ju JENI GJITHNJË TË SIGURT.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons