Eshte ende nje prototip laboratori por ajo qe ben eshte mbreselenese, si ne enderr. Eshte nje kompjuter qe eshte ne gjendje te lexoje mendimet. Bazohet ne nje sistem te afte per te analizuar aktivitetet e zonave te ndryshme te trurit, njeh alfabetin qe perdorin, si dhe germat qe formojne nje fjale.
Kjo pune, rezultatet e se ciles jane publikuar ne revisten PlosOne, eshte e grupit te ilaceve te labortaorit te Mjekesise Dignostikuese molekolare te kompanise spitalore universitare ne Pisa (ne bashkepunim me studiues te universitetit te Pavias dhe Ferraras) drejtuar nga Pietro Pietrini. Autori i pare eshte Emiliano Ricciardi.
Lidhet me trurin ne menyre jo-invazive, ky kompjuter di te dekodifikoje sinjalet qe vijne nga zona te ndryshme te trurit qe aktivizohen here-here me nje saktesi rreth 90%. Studimi evidentoi se perfaqesimi mendor i nje veprimi te kryer nga te tjere eshte i te njejtit kod neural, di tek individet qe shohin, edhe tek te verberit qe ne lindje.
Shkencetaret kane perdorur rezonancen magnetike celebrale dhe funksionale (fmri) per te matur skemen e pergjigjes se trurit te nje grupi individesh te cileve iu tregohej, ne menyre alternative, filma me aksion te kryer nga te tjere, me vepra si trokitje ne dere apo ngulje gozhde, apo me skena mjedisi (shiu qe bie apo era qe fryn).
Pastaj u pyeten nese ishte e mundur, duke filluar nga analizat e pergjigjeve se trurit, te kuptonin se cfare po shikonte individi ne nje moment. "Duke nisur nga analizat e ndryshme te pergjigjeve te ndryshme neuronale te levores celebrale, kopnjuteri ka zhvilluar nje pike klasifikimi te afte per te gjetur me saktesi nese nje njeri po sheh aksion apo mjedis.
Me thjesht, kompjuteri arriti te lexoje mendimin, apo me mire, kodin neural te mendimit",- shpjegoi Emiliano Ricciardi, nje shkencetaret e studimit. Por studiuesit nuk u mjaftuan me kaq.
Ata kerkuan nese klasifikuesi 'viziv' ishte i afte te njihte pergjigjen celebrale qe lidhet me perceptimin e nje veprimi, ne lidhje me nje zhurme te mjedisit si kur bie shi, tek individet qe nuk shohin qe prej lindjes, pra qe nuk kishin pare ndonjehere skena mjedisi apo aksioni.
Sic shpresonin, klasifikuesi ishte ne gjendje te parashikonte me saktesi nese nje individ, i verber nga lindja, po degjonte zhurme aksioni apo zhurma mjedisi.
"Ky studim tregon se prezantimi i botes se jashtme, ne trurin tone varet nga nje kod neural abstrakt, qe nuk varet nga nje modalitet i vetem ndijor dhe madje zhvillohet njesoj tek njerezit e verber dhe viziv",- tha Pietrini. Me fjale te tjera, te verberit kodifikojne nje aksion njesoj sikur ta kene pare.
"Me keto metoda analizash te aktivitetit te trurit po fillojme te lexojme fjale per fjale mendjet e njerezve. Shpresa eshte se me leximin e mendjes, mund te vihen ne nje pike te sofistikuar tru-kompjuter qe lejojne personat me aftesi te kufizuara te komandojne pajisje me forcen e mendjes".