Autobusi i veçantë, bashkon Dubain me Abu Dhabin me shpejtësi rekord
Një autobus i një lloji të veçantë i një serie të veçantë për të mbuluar 120 kilometrat që ndajnë Dubain nga Abu Dhabi është krijuar së fundmi.
Bëhet fjalë për një mjet i cili mund të ecë me 250 kilometra në orë njëlloj si një makinë jashtë serie, por me një motor elektrik.
Siç raporton noa.al, i ndërtuar me materiale super të lehta, super autobusi është i gjatë 15 metra dhe i gjerë 2 metra e gjysëm dhe është në gjendje të transportojë 23 pasagjerë.