Shkenctarët kanë shenuar një shpejtësi rekord të bartjes së të dhënave prej 186 GB për sekondë, duke hapur rrugë për formimin e rrjetit me shpejtësi standard prej 100 GB/sec.
Ky rekord i ri është i barabartë me 1000 DVD disqe në një sekondë apo 100.000 blu-ray disqe për një ditë.
Gjatë testit, të dhënat janë shkëmbyer ndërmjet Universiteti Victoria nga Kolumbia dhe qendra shtetërore në Washington për koncencione në Seattle, që janë larg njëra tjetrës 212 kilometra.
Hulumtuesit në të dy anët kanë arritur shpejtësin prej 186 GB për sekondë, duke thyer rekordin prej 119 GB për sekondë të vitit 2009. Rrjeti është vendosur nga kompania KANARIE.