Në vitin 2050, meshkujt do tradhëtojnë me prostituta robotë..
Vjen një kohë kur edhe tradita më të lashtë rinovohet. Në të ardhmen e afërt edhe puna më e vjetër do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Prostitutat të cilat do të zëvendësohen nga robotët e seksit, të programuar për të kënaqur dëshirat seksuale të njerëzve të ndryshëm. Ideja për të ndërtuar robotë, të projektuar ekskluzivisht për kënaqësinë seksuale të njeriut, nuk është e menduar vetëm në këto kohë.
Profesori Ian Yeoman dhe seksologia e njohur Michelle Mars, të dy nga Victoria University shpjegojnë një të ardhme komplet të robotizuar. Ata sugjeruan se rreth viteve 2050, Amsterdami do të jetë i populluar vetëm nga prostituta robotë, të sigurtë nga pikëpamja e shëndetit dhe të aftë për të përmbushur të gjithë presionin seksual të njeriut. Në librin ‘Robot, Uomini e Turismo Sessuale’, të dy autorëve Yeoman dhe Mars tregojnë se nevoja për të eliminuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe për të shkatërruar trafikimin e pashmangshëm të femrave nga Evropa Lindore, natyrisht që do të çojë në formimin e një ushtrie të tërë me prostituta robot.
Prostitutat e së ardhmes nuk do të jenë të vetë-punësuara, do të menaxhohen nga autoritetet lokale, të cilat do të kenë barrën e përcaktimit të llojit të shërbimit të ofruar dhe çmimet. Robotët e seksit do të jenë të ndërtuar nga një fibër e aftë të rezistojë të gjitha baktereve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nga njerëzit. Aq më tepër, shpjegojnë autorët e librit, që seksi me një robot nuk mund të quhet tradhti. “Seksi me një robot është një seks i sigurt, individi ndjehet i lirë nga çdo lloj obligacioni, masash dhe pasigurish që ekzistojnë në një marrëdhënie të vërtetë', argumentojnë autorët.