Gruaja gjen foton e saj në një reklamë në Çeki
Një grua nga Missouri i SHBA është habitur teksa ka parë veten së bashku me burrin dhe fëmijët në një reklamë në Republikën Çeke.
Fotografia e tyre e përdorur në reklamë është vërejtur nga një mik i familjes të cilit dikush ia kishte nisur për ta uruar.
Mario Bertuccio, pronari i dyqanit "Grazie" në Pragë ka deklaruar se e kishte shkarkuar foton nga internet dhe nuk e dinte që ajo i përkiste një familjeje të vërtetë.