Thesar i lashte egjiptian zbulohet "padashje" ne muze
Copëza të një libri të Egjiptit të Lashtë u zbuluan rastësisht në një muze australian duke ekzaminuar një copë të vogël të papirusit mes objekteve për një ekspozitë, bëri të ditur sot një historian britanik. John Taylor, një egjiptolog i famshëm i "British Museum", njoftoi se zbulimi i tij ishte bazuar në një copë të papirusit me hieroglife të Amenhophisit, që figuronte në ekspozitën e mumjeve të reja të "Queensland Museum" në Brisbane, një shtet në verilindje të Australisë. Kjo pjesë ndodheshe në një kuti antike për ekspozitën, në të cilën ishte varur rastësisht. Copat e papirusit ishin pjesë e një donacioni privat në vitin 1913 dhe nuk ishin ekspozuar në përgjithësi, por u nxorrën për të shoqëruar ekspozitën e mumjeve, në të cilën Taylor kishte ardhur për të ndihmuar. Mbreti i Egjiptit në shekullin e XV-të para J.K., ishte një ndërtues i madh dhe një nga ndërtesat e tij ishte tempulli i madh i Amun në Karnak, pranë Luxorit, një nga vendet aktualisht më të vizituar nga turistët.