Zbulohen 10 vendbanime te qytetërimit të lashtë në shkretëtirën Jaran Badain në afersi te Mongolise veriore, më i madh në Kinë.
Një grup prej 11 arkeologësh kanë gjetur sasi të madhe mjetesh guri dhe qeramike te 5000 vjeteve më parë, në një sipërfaqe prej 15.000 metra katrorë, të cilat tregojnë se një qytetërim ka lulëzuar në shkretëtirë.
Një nga objektet më të rëndësishme te zbuluara, është një amforë me ngjyra te kuqe dhe te zeza, një objekt arti neolitike me nje moshe prej 4500 vjecare.
Në të gjitha vendebanimet janë gjetur objekte qelqi me gravura natyrore.
Shkretetira Jaran Badian mbulon 47.000 km katror dhe është pak e populluara por e famshëme për dunat e palëvizshme te rërës , më te larta në botë. Disa duna rere janë 500 metra te larta. Ka edhe liqene qe jane krijuar nga burime midis dunave.