Forumi Kuq E Zi
	 Zbulohet Avaris, qyteti i zhdukur egjiptian Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
	 Zbulohet Avaris, qyteti i zhdukur egjiptian Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
	 Zbulohet Avaris, qyteti i zhdukur egjiptian Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
	 Zbulohet Avaris, qyteti i zhdukur egjiptian Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Arkeologët zbulojnë mbetjet e kryeqytetit antik të Egjiptit, i cili 3500 vjet më parë ishte qendra më e njohur e globit

Avaris u ndërtua 1.500 vjet para Krishtit, ishte kryeqyteti egjiptian i popullit Hyksos, populli sovran i vendeve të huaja, një popullsi nomade aziatike që ishte vendosur kalimthi në Egjipt. Por, së fundmi një mision arkeologjik australian ka arritur të lokalizojë disa mbetje të rëndësishme të këtij qytetërimi rrëze fshatit Tel El-Dab'a, pikërisht në veri të deltës së Nilit. Zbulimi mund të konsiderohet pa frikë si një ndër më të rëndësishmit në gjithë globin, edhe pse është ende në fazën e parë. Skuadra e arkeologëve po punon aty prej vitesh dhe duket se pas shumë përpjekjesh për të zbuluar Avaris, ata ia dalin. Në fakt për herë të parë ata e zbuluan këtë qytet në vitet 1975, por vetëm në dokumente, pasi vendndodhja mbetej një mister. Shefja e grupit të arkeologëve, Irene Mueller, pohon se qyteti antik është zbuluar falë përdorimit të një radari, ku edhe është identifikuar me saktësi Avaris. Ajo që bie në sy dhe pa dyshim tërhoqi vëmendjen e studiuesve, ishte pikërisht struktura urbanistike e Avarisit, e njohur për rrugët e shumta, ndërtesat gjigande, tempujt, një port buzë lumit Nil si dhe dy ishuj të vegjël. Të mendosh që gjithë ky qytet ka një shtrirje të konsiderueshme, zbulimi i tij për specialistët ka qenë mahnitës, për shkak se mbetjet ndodhen nën një zonë totalisht të gjelbër me pemë dhe shtëpi të vogla fshati, aq sa edhe pamjet e fiksuara me radarin e satelit ishin shumë të vështira për t’u realizuar. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë zbulim mbetet pikërisht harta e kryeqytetit të popullit Hyksos dhe pas një periudhe tjetër pritet që në marrëveshje me banorët të nisë zbulimi i rrënojave të qytetit.

Populli Hyksos

Edhe pa u zbuluar Avaris, Egjipti gjithmonë ka ngjallur një kuriozitet të pabesueshëm nga turistët për mbetjet e kulturës antike, por tani ka shumë mundësi që numri i vizitorëve të jetë edhe më i madh. Kjo pasi bëhet fjalë për një qytetërim mjaft të njohur, bëhet fjalë për Avaris, kryeqytetin egjiptian, i cili u ndërtua në një periudhë të shkurtër nga kolonët që ndalonin aty nga udhëtimet e gjata. Ata adhuronin zotin e tyre Seth, madje i kishin dedikuar dy tempuj që janë të dukshëm edhe nga pamjet me radar. Ajo që bie në sy në këtë qytetërim, është fakti se kjo popullsi duke qenë se vinte aty nga e gjithë bota barte kultura të ndryshme nga e gjithë bota. Kjo falë marrëdhënieve që ata kishin me Kretën dhe lidhjet me detin Egje, duke vazhduar deri tek faraonët. Në Hyksos ashtu si në Egjipt, mumifikimi ishte një mënyrë ideale për të ruajtur trupat e të vdekurve, një traditë që ata e morrin nga vendasit, ndërsa këta të fundit mendohet se kanë përdorur për herë të parë kuajt nga fqinjët e tyre të rinj. Qyteti i ri pritet që të jetë jo vetëm një mision i rëndësishëm arkeologjik, por do të nxjerrë në dritë të fshehtat e një prej qytetërimeve më të njohura në botë, që lidhte fort Lindjen e Mesme me Evropën.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons