Liqeni është i nëndheshëm dhe ndodhet në kraterin McLaughlin, kështu njoftuan shkencëtarët e NASA-s.
Këto të dhëna rezultuan pas analizimit të fotografive të fundit të ardhura nga Marsi, prej MRO (Mars Reconnaissance Orbiter) që ndodhet në orbitë rreth Marsit.
Krateri McLaughlin ka diametër 91.7 dhe thellësi 2.25 km. Krateri gjendet në nivelin më të ulët të një ultësire prej qindra kilometrash në pjesën perëndimore të zonës Arabia Terra.
Sipas shkencëtarëve, kanale të vogla që fillojnë nga brenda kraterit përfundojnë në një nivel 500 metrash mbi pjesën e poshtme, fakt që dëshmon sipërfaqen e një liqeni.
Gjithashtu, spektrografi ka zbuluar karbonate dhe materiale të thata balte të formuar për shkak të ekzistencës së ujit./alb-observer/