Një përsëritje e eksperimentit me thërrmijat e quajtura neutrino ka zbuluar se ato nuk udhëtojnë më shpejt se drita.
Rezultatet e shpallura në shtator sugjeronin se neutrinot kalojnë shpejtësinë e dritës, por u pritën me skeptizicëm. Nëse do ishte e vërtetë diçka e tillë, atëherë do rrëzohej teoria e Albert Ajnshtajn për relativitetin.
Sipas BBC, rezultatet e testit të ri tregojnë se neutrinot janë po aq të shpejta sa drita.
Më përpara ishte deklaruar se kishte pasur probleme me matjen e shpejtësisë së neutrinove.