Befasohen astronomët, zbulojnë vrimë të zezë gjigande që rrotullohet me shpejtësinë e dritës!
Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtar, bënë një nga zbulimet më të vlefshme të dekadave të fundit. Zbuluan një vrimë të zezë gjigande që rrotullohet gati me shpejtësinë e dritës.
Më shpjet nuk bëhet!
Një ekip shkencëtarësh nga Qendra e Astrofizikës në Harvard-Smithsonian të SHBA-ve dhe të Observatorit Arcetri në Firence, përdorën observatorët hapësinorë të NuSTAR dhe të XMM-Newton X-ray për të studiuar vrimat e zeza që ndodhen në qendër të galaktikës spirale NGC 1365.
Galaktika ndodhet në një distancë 60 milionë vite dritë nga sistemin diellorë dhe vrima e zezë në qendër të tij, llogaritet se ka dimensione 3.2 milionë km. Shkencëtarët llogaritën se vrima e zezë rrotullohet me shpejtësinë marramendje, që i afrohet asaj të dritës.
“Është hera e parë që kemi një matje të saktë të rrotullimit të një vrime të zezë gjigande”, pohoi Guido Rizalti, kreu i hulumtimit.
Vlera e zbulimit!
Vetëm dy parametra përcaktojnë një vrimë të zezë, masa dhe rrotullimi i saj. Siç dhe pohojnë specialistët, nëse dikush i njeh këto dy parametra, di gjithçka për një vrimë të zezë. Madje, të dhënat rreth rrotullimit të një vrime të zezë janë më të rëndësishme nga ato të masës së saj. Kjo për faktin se të dhënat e rrotullimit mund të zbulojnë fakte për të shkuarën e galaktikën në të cilën ndodhet vrima e zezë.
“Rrotullimi i një vrime të zezë, përbën një lloj memorie, një arshivë të historisë së gjithë galaktikës në të cilën ndodhet”, referon Rizalti. Vrima e zezë NFC 1365 ka masë miliona herë më të madhe se ajo e diellit tonë.
Nuk lindi kaq e madhe, pasi siç duket me kalimin e kohës “gëlltiti” shumë yje dhe materie kozmike të pallogaritshme (gazra, pluhur), ndërsa studiuesit konsiderojnë se ekzistuan dhe bashkime të disa vrimave të tjera të zeza me njëra-tjetrën, që të arrij në madhësinë e sotme gjigande. Hulumtimi u publikua inspektimin “Nature”.