Nen dhe ka disa bime e baktere qe bashkepunojne me njera-tjetren.Ky bashkim mahnites ben te mundur jeten.
Azoti eshte jetik per rritjen dhe riprodhimin e bimeveRizobium.Por qe te shfrytezohet nga bima,ky gaz duhet fiksuar ose shnderuar ne perberje,si amoniaku.Bishtajoret e zgjidhin kete problem duke bashkepunuar ngushte me nje bakter te quajtur Rizobium.Ky bashkim,nga i cili nxjerin dobi dy organizma te ndryshem,quhet simbioze.
Me ane te nje lende kimike,bishtajoret terheqin bakteret te rrenjet,dhe me pas bakteret hyjne brenda.Ndonese bakteret dhe bimet bejne pjese ne dy mbreteri krejt te ndryshme,revista NATURAL HISTORY thote se ato punojne tok ”per te krijuar nje organ qe ne thelb eshte i ri:nje nyje ne rrenje,plotesisht e afte per te fiksuar azotin”.Bakteret i futen punes brenda nyjes qe sherben si punishtja dhe shtepia e tyre e re.Vegla e tyre kryesore eshte nje enzime e vecante,pra nje lloj proteine,qe quhet nitrogjenaze.Ato e perdorin enzimen per te fiksuar azotin qe gjendet ne xhepat e ajrit brenda dheut.
”E gjithe sasia e nitrogjenazes ne planetin tone….do te mbushte vetem nje kove te madhe”,thuhet ne revisten NATURAL HISTORY.Pra cdo molekule ka mjaft vlere.Por ka nje problem:oksigjeni e shkaterron kete enzime.Cila eshte zgjidhja?Bishtajoret prodhojne nje lende te vecante qe e largon oksigjenin,i cili mund ta demtoje.
Nje membrane qe vesh nyjen,kontrollon shkembimin e amoniakut,sheqernave dhe lendeve te tjera ushqyese mes bakterit dhe bimes.Si te gjitha bimet,edhe bishtajoret se fundi vdesin.Kur ndodh kjo,amoniaku mbetet ne dhe.Prandaj,bishtajoret jane quajtur me te drejte ”plehu i gjelber”.