Mbretëresha Elisabetta kërkon një shërbëtor. Një lajmërim i publikuar në sajtin e shtëpisë mbretërore bën me dije se punonjësi i ri do të punësohet kundrejt 15 mijë sterlinave për 45 orë punë në javë, me strehim dhe ushqim të paguar.
Shërbëtorit të ri do i takojë të shërbejë çajin dhe kafen, mëngjesin dhe gazetat sovranes dhe familjes së saj dhe mbi të gjitha duhet të jetë i edukuar dhe miqësor.
Ky shërbëtor do e ndjekë dhe shoqërojë mbretëreshën kudo që të ndodhet jo vetëm në Buckingham Palace.
Sakaq lajmërimi mbretëror ka ngjallur mjaft interes, pasi shërbëtori i cili ka punuar për mbretëreshën më vonë mund të marrë një rrogë prej 100 mijë sterlinash në vit në një vend tjetër pune.
Këtij kryeshërbëtori i takon të mbikëqyrë stafin e shërbyesve si dhe uniformat e tyre, që të paraqiten në mënyrë sa më korrekte.