Shuhet “Mbretëresha e Diskove”, Donna Summer
E konsideruar si “Mbretëresha e Diskove”, Donna Summer, ka mbyllur sytë gjatë mëngjesit të sotëm në Florida, në moshën 63-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Summer u bë e famshme në vitet ’70, kur dhe lulëzoi muzika dance dhe këngët e saj si Hot Stuff, Love to Love You Baby, Bad Girls, vazhdojnë që të dëgjohen edhe në ditët e sotme.