Tiranë- Një alarm për bombë fals ka alarmuar zonën tek stacioni i Tranit e Bulevardi “Zogu I’ pasditen e sotme.
Policia gjeti në trotuar një çantë krahu, e cila u dyshua se kishte lëndë plasëse dhe brenda saj dëgjoheshin pulse zanore.
Strukturat e policisë dhe hetuesit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kryen verifikimet e imtësishme të zonës.
Teksa u bënë edhe prova nëse brenda kësaj çante ndodhej apo jo lëndë plasëse. Policia konfirmoi se alarmi i dhënë ishte fals.
Çanta ndodhej në trotuarin mes maternitetit dhe Fakultetit të Skencave të Natyrës.