Forumi Kuq E Zi
7 nga misteret e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 nga misteret e botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
7 nga misteret e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 nga misteret e botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

17 nga misteret e botës Empty 7 nga misteret e botës 21/4/2012, 00:52

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qefini i Torinos

Qefini i Torinos është një pëlhurë ku shfaqej një burrë, që dukej se kishte vdekur nga kryqëzimi. Shumica e katolikëve e konsiderojnë si veshjen me të cilën u varros Jezu Krishti. Tashmë ndodhet në Katedralen e Shën Gjon Pagëzorit në Torino të Italisë. Me gjithë investigimet shkencore, askush nuk ka arritur të shpjegojë deri më sot se si imazhi është vendosur në pëlhurë dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, askush nuk arriti ta riprodhojë këtë.

Testet e radiokarbonit tregojnë se pëlhura i përket mesjetës, megjithatë mbështetësit e hipotezës së parë, thonë se testet e radiokarbonit mund të dallojnë moshën vetëm në një pëlhurë që kalbet. Përpara mesjetës, ekzistojnë dëshmi për këtë rrobë, që prej shekullit të katërt. Për më tepër, një tjetër veshje (Sudarium) është e njohur akoma edhe në periudhën biblike, ku në Dhiatën sipas Gjonit shkruhet se ishte veshja me të cilën u mbulua Jezusi.

Një studim i vitit 1999 nga Mark Gaskin, pjesëtar i një grupi shumëdisiplinor për të hulumtuar këtë çështje, tentoi të shihte ngjashmëritë mes këtyre dy pëlhurave. Bazuar në histori, analiza kimike (Sudariumi thuhet se kishte njolla gjaku tip AB) dhe shkenca të tjera, ai arriti në përfundimin se këto dy veshje mbulonin të njëjtën kokë, në dy periudha të ndryshme, por të përafërta. Avinoam Danin (një studiues i Universitetit Hebre të Jeruzalemit) arriti në përfundimin se këto të dhëna tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtën pëlhurë.

Meri Seleste

Meri Seleste u nis nga Skocia e Re (Kanada) në vitin 1860. Emri origjinal i saj ishte “Amazon”, 60 metra e gjatë, duke mbajtur në total 280 tonë materiale. Për 10 vitet e ardhshme anija u përfshi në disa aksidente ujore dhe kaloi në pronësi të disa personave. Në fund u shit në një ankand në Nju Jork për vetëm 3 mijë dollarë.

Pas një sërë riparimesh ajo u rihodh në det me emrin “Meri Seleste”. Kapiteni i ri ishte Benjamin Brigs, 37 vjeç. Në nëntor të vitit 1872, anija u nis nga Nju Jorku dhe kishte në bord kapitenin, gruan, motrën e tij të vogël dhe tetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit. Anija u mbush me 1700 fuçi alkooli amerikan dhe do të ankorohej në Xhenova të Italisë. Kapiteni, familja e tij dhe ekuipazhi nuk do të shiheshin më kurrë. Anija u gjet duke lundruar në mes të Gjirit të Gjibraltarit.

Nuk kishte asnjë shenjë lufte në bord dhe i gjithë dokumentacioni përveç ditarit të kapitenit, mungonin. Në fillimvitin 1873 u raportua se dy varka shpëtimi zbarkuan në Spanjë; njëra me një trup të pajetë dhe një flamur amerikan dhe tjetra me pesë trupa. U dyshua se këto ishin trupat e ekuipazhit të anijes, por nuk u identifikuan kurrë.

Pëshpërima Taos

Pëshpërima Taos është një zhurmë shumë e butë e dëgjuar në disa vende anekënd botës e sidomos në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Veriore. Zakonisht dëgjohet në ambiente të qeta dhe përshkruhet si zhurmë e ngjashme me një motor që ndodhet shumë larg.

Por, është vërtetuar se nuk mund të kapet nga mikrofonat dhe antenat VLF e si pasojë burimi dhe natyra e saj është akoma një mister. Kongresi amerikan urdhëroi në vitin 1997 shkencëtarë dhe vëzhgues të disa prej instituteve kërkimore më të njohura në SHBA, që të hulumtonin mbi këtë zhurmë të dëgjuar nga shumë banor në qytetin e vogël Taos në Nju Meksiko.

Për vite me radhë, ata që dëgjuan zhurmën e quanin si një pëshpërimë, duke tentuar të gjenin burimin. Deri më sot, askush nuk e di natyrën dhe burimin e kësaj zhurme.

Xhek Rrjepësi

Në gjysmën e dytë të vitit 1888, Londra u terrorizua nga një seri vrasjesh në pjesën e saj lindore. Emri Xhek Rrjepësi u mor nga një letër e dërguar në një gazetë të kohës, nga dikush që pretendonte se ishte vrasësi. Viktimat ishin kryesisht prostituta të cilave u ishte prerë fyti dhe u ishte përdhosur trupi.

Në disa raste trupat u zbuluan vetëm pak minuta pasi rrjepësi kishte ikur nga skena e ngjarjes. Policia e kohës kishte shumë të dyshuar, por nuk arriti asnjëherë të gjente fakte të mjaftueshme për të dënuar ndokënd. Në kohët moderne ka pasur spekulime akoma edhe se Princ Albert Viktori ishte vrasësi. Akoma edhe me metodat moderne të policisë nuk është arritur të hidhet dritë mbi vrasjet. Deri më sot askush nuk e di se kush mund të ketë qenë rrjepësi.

Trekëndëshi i Bermudeve

Trekëndëshi i Bermudeve është një pjesë ujore në zonën veriore të Oqeanit Atlantik me një numër të madh zhdukjesh avionësh dhe anijesh në rrethana misterioze. Ndër vite shumë sqarime janë tentuar të jepen për zhdukjet, përfshi motin e keq, rrëmbime jashtëtokësorësh, udhëtim në kohë dhe ndalim të ligjeve të fizikës. Megjithëse ekzistojnë dokumentacione të mjaftueshme se këto hipoteza janë të ekzagjeruara, ende nuk ka asnjë sqarim për numrin jashtëzakonisht të madh të zhdukjeve në këtë zonë.

Vrasësi Zodiak

Vrasësi zodiak ka vepruar në Kaliforninë Veriore për 10 muaj në fund të viteve 1960. Ai vrau të paktën 5 persona dhe plagosi dy të tjerë. Dy vrasjet e para i kreu me pistoletë afër policisë së zonës. Në vrasjen e dytë, tentoi të vriste dy persona, por njëri prej tyre mbijetoi me plumba në kokë dhe qafë. 40 minuta më vonë policia mori një telefonatë anonime nga një person që pretendonte se ishte vrasësi dhe që pranoi edhe dy vrasjet e para.

Atë muaj tri letra të koduara u dërguan në gazeta të ndryshme në Kaliforni, në të cilat sipas vrasësit ishte shkruar edhe emri i tij. Letra e koduar u deshifrua dhe u zbulua se aty shkruhej: “Më pëlqen të vras njerëz, sepse është shumë qejf. Është më shumë qejf sesa të vrasësh në një pyll kafshë, sepse njerëzit janë kafshët më të rrezikshme nga të gjitha për të vrarë, diçka më jep një eksperiencë të bukur, akoma më të mirë sesa kur shkoj me një vajzë.

Pjesa më e bukur e saj është se kur të vdes, do të ringjallem në parajsë dhe ata që u vranë, do të bëhen skllevërit e mi. Nuk do t’ju jap emrin tim, sepse do të përpiqeni të ndaloni ose ngadalësoni koleksionin e jetës time të përtejme”. Tetë shkronjat e fundit nuk u deshifruan. Ndërkohë që i dyshuari kryesor ishte Arthur Lei Allen, të gjitha faktet e grumbulluara tregonin se ai nuk ishte vrasësi. Deri më sot, misteri i vrasësit Zodiak nuk është zgjidhur.

Zonja Babushka

Gjatë analizës së filmimit të vrasjes së Presidentit amerikan Jonn Kennedy në vitin 1963, një grua misterioze u vërejt. Ajo kishte veshur një pardesy ngjyrë kafe dhe një shall në kokë (shalli ishte arsyeja për emrin e saj, pasi ajo e kishte veshur në të njëjtën formë me gjyshet ruse, që quhen babushka).

Gruaja dukej se kishte diçka në dorë, që në pamje të parë i ngjasonte një kamere. Zonja Babushka dukej në shumë foto nga skena e ngjarjes. Akoma edhe pas të shtënave, kur shumë njerëz ishin larguar nga vendngjarja, ajo vazhdonte të qëndronte në vend, duke filmuar. FBI-ja kërkoi publikisht që gruaja të paraqitej dhe të jepte dëshmi për të shtënat, por ajo nuk e bëri kurrë diçka të tillë.

Në vitin 1970, një grua e quajtur Beverli Oliver u shfaq dhe pretendoi se ishte Zonja Babushka, megjithatë versioni i historisë që tregoi ishte imagjinar, pasi nuk përputhej me atë çka tregonin fotografinë. Deri më sot, askush nuk e di se kush është Zonja Babushka apo çfarë ishte duke bërë ajo në vendin e krimit më shokues të asaj dekade. Akoma më i pazakontë duket refuzimi që ajo i bëri FBI-së për të dëshmuar.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons