Gjendet pa jetë në një kanal buzë rrugës një elektricist. Viktima është Xheladin Hasa 60 vjeç, me banim në Elbasan. Ai është gjetur pa jetë në mëngjes nga disa kalimtarë në vendin e quajtur Përroi i Thanës përgjatë rrugës nacionale në afërsi të Cërrikut.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë është konfirmuar se burri është aksidentuar nga një mjet tip benz, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e aksidentit janë gjetur disa pjesë stopi dhe një stemë e dëmtuar nga aksidenti. Policia është vënë në kërkim të mjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.
Familjarët kanë identifikuar kufomën në morgun e spitalit. Xheladin Hasa punonte në Cërrik si elektricist dhe mendohet të ketë qenë duke u kthyer në shtëpi, në kohën kur është aksidentuar.