Pasditen e sotme humbi jetën në Laç një elektiricts ndërkohë që po punonte për riparimin e një defekti. Elektricisti Pal Teska 48-vjeç, ka humbur jetën pas rënies nga shtylla.
Gjatë kohës që përpiqej të riparonte defektin, Teska ka rënë nga shtylla dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave paraprake nga policia e Laçit, dyshohet se 48-vjecari ka rrëshqitur nga shtylla.
Pritet që trupi i pajetë i 48-vjecari t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.