Gjendet 10- vjeçari i rrëmbyer nga një maniak, mendohet se ka rrëmbyer edhe Julian Çelën
Një vogëlush 10- vjeçar, i humbur ditën e djeshme, është gjetur në banesën e një dyshuari si maniak.
Djali i një polici burgjesh pati humbur në zonën e Laprakës.
Fëmija kishte humbur ditën e djeshme, pikërisht në atë vend ku tre muaj e gjysëm më parë ka humbur edhe Julian Çela, 11- vjeçar, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH.
Policia mendon se ky person ka gisht edhe në zhdukjen e Julianit.