Vrasjet në Shqipëri fatkeqësisht po kthehen në një fenomen të zakonshëm. Ditën e sotme është gjetur pa jetë një shtetas 60-vjeçar në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Viktima është gjetur brenda në banesën e tij, i qëlluar me armë gjahu.
Burimet policore njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin Faik Poka. Nga hetimet paraprake mësohet se policia po shqyrton dy pista: krimin në familje si dhe një konflikt të vjetër.
Policia po punon për zbardhjen sa më të shpejtë të krimit dhe vendosjen e autorit/ve përpara drejtësisë.