Në fillim të këtij viti themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg paralajmëroi ndryshime të mëdha në rrjetin më të populluar social.
“Graph Search” ishte njëri prej ndryshime dhe po shpërndahet gjithnjë e tek më shumë përdorues, duke u dhënë atyre mundësinë të kërkojnë gjithnjë e më thellë në përmbajtjen e Facebook.
Por çfarë do të thotë kjo? Të gjitha ato foto që ju mund ti keni “fshehur” në Facebook, tani ato do të jenë lehtësisht të kërkueshme nëpërmjet këtij motori kërkimi, mjafton të shkruani “Fotot e [emri që kërkoni].
Së pari dhe më kryesorja; Graph Search ka akses në parametrat tuaj të privatësisë. Kjo do të thotë se nëse ju keni një foto në dukje vetëm për miqtë apo miqtë e miqve tuaj, Graph Search do të jetë në gjendje ta shfaq atë për këdo që ka interes.
Ndaj sugjerohet që ju të kontrolloni gjithçka para se kjo të bëhet menjëherë e arritshme për çdokënd.
Facebook ka disa mënyra që ju vijnë në ndihmë për të fshehur të dhënat tuaja, që do ti bëjnë ato të pakapshme për Graph Search.
Për të fshehur të dhënat tuaja atëherë duhet të shkoni tek “Activity Log” që gjendet në krye të profilit tuaj në Facebook. Këtu ju mund të gjeni të gjitha postimet tuaja dhe fotot, përfshirë edhe ato që ju kanë etiketuar miqtë tuaj. Këtu ju mund të ndryshoni parametrat e privatësisë për çdo postim apo fotografi.
Gjithashtu ju mund të përdorni edhe opsionin e kufizimit të audiencës për postimet e shkuara, “Limit the Audience for Past Posts.”
Graph Search është një shërbim i ri i cili lejon përdoruesit të kërkojnë në Facebook për interesat e miqve, fotot apo edhe vendeve ku keni qenë dhe jeni.