Londër, 6 Shkurt 2012, NOA – Shfaqja e luleve të para në planetin tonë të Tokës, rreth 470 milionë vite më parë, mund të ketë shkaktuar një seri të gjatë të epokave akullnajore.
Lulet, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, kanë ndryshuar rrënjësisht cilin e karbonit, duke shkaktuar një ftohje të fortë të planetit.
Diçka e tillë demonstrohet në një studim të koordinuar në universitetet britanike të Exeter dhe Oxford, i cili më pas është publikuar në revistën “Nature Geoscience”.
Bimësia e asaj kohe ka rritur prezencën e përbërësve si fosfori në oqeane, duke çuar drejtpërdrejtë në rritjen e depozitimeve të karbonit.