Per te apasionuarit e mistereve nuk eshte e re te degjojne te flitet per gjigande qe jetonin ne Toke para milona vitesh. Disa besojne ne kete teori magjepsese e te tjere jo. Por ne fakt gjetja e skeleteve te qenieve humanoid me dimensione me te medha se sa njerezit e sotem, ka qene e shpeshte dhe e dokumentuar, cka e bent e veshtire skepticizmin dhe rrit kuriozitetin.
Edhe bibla, ashtu si librat e tjere te shenjte te besimeve te tjera fetare (sidomos ato orientale) flet per disa gjigande, ne vecanti ne librin e gjashte te gjenezes:
“Kur njerezit ne Toke filluan te shumohen dhe linden vajzat e tyre, djemte e Zotit pane se vajzat e njerezve ishin te bukura dhe i moren per gra ato qe deshironin. Atehere Zoti tha: -Shpirti im nuk do te jete gjithmone me njeriun sepse ai eshte prej mishi dhe jeta e tij do te jete 120 vjecare.”
Ne ate kohe ekzistonin gjigandet ne toke, por edhe me vone. Kur bijte e Zotit u bashkuan me vajzat e njerezve linden femijet e tyre: keta jane pikerisht heronjte e antikitetit. Shume studiues shprehen te bindur per faktin se veprat gjigande te se shkuares jane vepra te ketyre qenieve gjigande.
Me ne fund u arrit te shpjegohej menyra e ndertimit te kesaj trashegime nga e kaluara: Tempulli Serapeum, monumenti gjigand Stonehenge, qyteti magjepses Machu Picchu, etj.