Një grua nga Ohaio që provoi t’i telefononte të birit pasi u ndjekeq, ka gabuar numër, por sërish ka arritur të shpëtojë. Kjo falë ndihmës së personit që ndodhej në anën tjetër të telefonit , një i panjohur që ndodhej qindra kilometra larg saj.
70-vjeçarja Loretta Smith kishte ndjerë në pjesën e djathtë të trupit një mpirje të plotë, aq sa është rrëzuar përtokë në shtëpinë e saj në Cuyahoga Falls.
Ajo fatmirësisht ka mundur të marrë telefonin me dorën e majtë dhe ka tentuar të telefonojë të birin. Në fakt ka gabuar një numër dhe i ka telefonuar një personi që jetonte në Denver. 28-vjeçari Kenny Crater ka dëgjuar ankesat e gruas dhe menjëherë ka telefonuar shërbimin e urgjentës. Duke shpëtuar jetën e 70-vjeçares nga Ohaio.