Vazhdon shkatrrimi i tokës bujqësore Humbja
e tokave pjellore për qëllime jo bujqësore ka kaluar në dukuri negative
në Kosovë. Kjo problematikë, po vlerësohet si një ndër sfidat kryesore
më të cilën përballen institucionet, por edhe shoqëria në përgjithësi.
Edhe pse ligji për tokat bujqësore ka hyrë në fuqi që nga viti 2006, ai
nuk po gjen zbatim në praktikë.Përhapja e fenomenit të shkatërrimit të tokës bujqësore dhe zvogëlimi
i saj, konsiderohet ndër sfidat kryesore me të cilat përballet sot
ekonomia bujqësore në Kosovë.
Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë, i tha Radio Kosovës se kjodukuri ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas tij ende nuk dihet numri i
ndërtimeve pa leje, meqë komunat asnjë të dhënë nuk e kanë dërguar në
Ministrinë e Bujqësisë, pavarësisht se ato janë të obliguara me ligj që
të raportojnë për degradimin e tokës bujqësore.
“Numri i ndërtimeve pa leje në tokat bujqësore ende nuk dihet
saktësisht sepse edhe përkundër asaj që komunat obligohen me ligj që t`i
përcjellin të dhënat në nivelin qendror, shumica prej tyre nuk i kanë
dërguar këto të dhëna. Derisa të përfundojë regjistrimi bujqësor ne nuk
mund ta dimë gjendjen reale në teren”, tha Behramaj.
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim
Rural dhe Mbrojtje të Ambientit, Liburn Aliu, tha për Radio Kosovën se
po të bëhet një krahasim me shtetet e rajonit, toka bujqësore në Kosovë
shumë pak i nënshtrohet kultivimit për bujqësi.
“Shtetet e rajonit, duke u nisur nga Sllovenia e cila e ka rreth 30
për qind të tokës nën kontroll të shtetit dhe e cila jepet me qira.
Pastaj, privatizimi i tokës në Kroaci është ndërprerë menjëherë kohëve të fundit, sepse
privatizimi i pakontrolluar i tokës nuk po qon drejtë kultivimit të saj.
Po ashtu edhe vende të tjera në rajon, privatizimin e tillë, çfarë
bëhet në Kosovë, nuk e kanë lejuar dhe nuk ndodh fare. Këtu tek ne
shumica dërmuese e tokave bujqësore që ka qenë pronë e ndërmarrjeve
shoqërore është shitur”, tha Aliu.
Kosova, me një sipërfaqe prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë, nga e
cila, vetëm tokë bujqësore llogariten të jenë 577 mijë hektarë, humb çdo
vit nga 500 deri në rreth 1 mijë hektarë.