“Small Tactical Munition”, ose e shqipëruar “Municion Taktik në Miniaturë”, është krijimi i fundit i kolosit të armëve të mbrojtjes amerikane Raytheon, që ka përpupunuar një mënyrë për të zgjidhur problemet e larta të kostos, që shoqërojnë blerjen dhe lëshimin e sondave Predator, që janë aeroplanët e famshëm pa ekuipazh dhe totalisht të pajisur me radarë në gjendje për të sjellë shkatërrim nga lart në mënyrë tërësisht të heshtur.
Siç bëhet e ditur nga faqja teknologjike Gizmodo, çdo ‘Predator’ kushton nga 4.5 deri 10 milionë dollarë, megjithëse ekzistojnë sonda pa ekuipazh, por jo të afta për sulm taktik aq sa Predator. Ja që ky problem tashmë mund të zgjidhet pikërisht falë SMT, një predhë e vogël e montueshme nëpëe sonda më të vogla dhe më ekonomike sesa Predator, si për shembull Shadow. Bëhet fjalë për një raketë të vogël, më e përpiktë dhe efikase. “Eshtë njësoj si të vrasësh një mizë me një vrasëse mizash e jo me një çekiç të madh”, shpjegon faqja teknologjike. Ky dispozitiv është ndër më të sofistikuarit, pasi mund të kontrollohet në disa mënyra, përmes koordinatave GPS, navigimit inercia, apo dezinjimit me lazer. Kurse mënyrat e shpërthimit janë “shpërthim me lartësi të programuar, me impakt, apo të vonuar. Ka një dispozitiv kërkimi lazer gjysmë-aktiv, që e bën më efikas kundër shënjestrave në lëvizje”. Mjeti i ri ka kryer udhëtimin e vet përurues, ndonëse ende nuk dihet se kur mund të vendoset në prodhim efektiv. Për momentin mund të thuhet se bëhet fjalë për një krijim, që mund të revolucionarizojë mënyrën e të bërit luftë, sepse me një numër të përshtatshëm të këtyre predhave, forcat e tokës mund të mos kenë më nevojë për një mbulim ajror.