Shkencëtarët besojnë se do mund të klonojnë një mamuth brenda pesë vitesh pasi kanë arritur të gjejnë një palcë kocke nga një kockë kofshe mamuthi, ruajtur shumë mirë në tokën e ngrirë në Siberi.
Skuadrat nga Rusia e Japonia do bashkojnë forcat për të nisur vitin e ardhshëm përpjekjet për të rikrijuar gjigantin.
Shkencëtarët besojnë se duke futur në qelizat vezore të një elefanti qelizat e palcës së kockës së mamuthit, do arrijnë të krijojnë embrione me ADN-në e mamuthit. Më pas ky embrion do futet në mitrën e elefantit.
Për shkencëtarët ka qenë një sfidë që të gjejnë qeliza të padëmtuara mamuthësh. Mamuthët janë zhdukur rreth 10 mijë vjet më parë. Por zbulimi më Siberi ka rritur ndjeshëm shanset për një klonim të suksesshëm.