Vdekja e 17-vjeçarit pak ditë më parë në kryeqytet vazhdon të jetë një tragjedi e rëndë për familjen e tij.
Djali xhaxhait të viktimës Gjergj Prenga ka folur për një të përditëshme se kushuririn e tij e kishin goditur me thikë në kraharor, e ndërsa trasportohej në spital ai vdiq.
“Xhaxhain tim e morën në telefon dhe i thanë se çfarë kishte ndodhur. Neve na thanë që gjithçka kishte nisur për shkak të një debati për punë shikimesh shtrembër. E kishin goditur me thikë në kraharor”-shprehet konkretisht djali xhaxhait të viktimës.
Burime nga policia bëjnë me dije, se në sherrin mes të rinjve në zonën e Kodrës së Priftit janë përfshirë 9 të rinj, kryesisht të moshave 16-18 vjeç. Sherri është zhvilluar mes dy grupeve, ku në njërin kah qëndronte viktima dhe shoku i tij i plagosur, dhe në kahun tjetër ishin 7 të rinj të tjerë. Ndërkohë, nga Strukturat e Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Komisariatin nr.4, janë arrestuar tre autorë të ngjarjes ku humbi jetën 17-vjeçari Gjergji Prenga dhe u plagos shoku i tij, Juland Rroku.