Pas përfundimit të ndeshjes Kukësi - Luftëtari, në momentin kur lojtaret e te dyja ekipeve u rreshtuan për t’u futur në dhomat e zhveshjes ,sapo janë rrethuar nga forcat speciale të policis së shtetit ne fushën e lojës dy lojtarët e ekipit të kukësit janë shembur në toka nga plagët që kanë marrë në trup. Nga amullija e krijuar mes lojtarëve dhe policisë,siq tregojnë edhe fotët e mara nga momenti I ngjarjes rezultojnë se dy futbollistët kanë shfaqur plagë të rënda në kokë dhe këmbë te shkaktuar nga mjete te mpreta. Dy të plagosurit janë Sokol Mëziu dhe Bledar Lena.
Ne ndihme te futbollistëve të plagosur është vënë autoambulanca e spitalit rajonalë e Kukësit duke I transportuar në urgjencën e këtij spitali. Sipasë mjekëve plagët e mara në trupe kanë qenë të rënda dhe jane shkaktuar jo nga goditjet me gurë por nga mjete të mpreta,që dishohet se mundë të jetë thikë. Nga mënyra se si janë plagosur dy futbollistët ngjarja paraqitet tepër e pa qartë pasi në castet e plagosjes së tyre nuk ka patur asnjë tifoz afër tyre, si dhe ata kanë qenë 20 metra brenda fushës së futbollit duke mos patur asnjë mundesi kontakti me tifozët apo përsona të tjerë për rrethë përjashtuar kordonin policor si dhe lojtarët e ekipit të miqëve.
Sipasë deklaratave të marra nga futbollistët e plagosur : “Ne kemi qenë në atë moment të rrethuar nga kordoni policor dhe në krahë kemi patur lojtarët e Luftëtarit. Nuk e dimë se nga na kanë ardhur goditjet.”. Ndërsa sipasë policisë së Kukësit, për këtë ngjarjë nuk ka dhënë detaje ,por duke shpjeguar se pas përfundimit të ndeshjes është goditur me gurë një lojtar I ekipit të Kukësit.
Po sipasë policisë së Kukësit në këtë ndeshje nuk ka patur asnje të plagosur me thike duke rënë ndeshë edhe me faktet e pa kundërshtuara te urgjenc së spitalit rajonalë të Kukës,ku në regjistrat e urgjencës janë të shënuar emrat e ty futbollistëve të plagosur për ndihmë mjeksore të dhënë nga bluzat e bardha rrethë orës 19;00 të ditës së sotme.