Forumi Kuq E Zi
Djali i 45-vjeçarit: Po doli Nazimja do e vras. Gruaja: Nëna e intrigave Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Djali i 45-vjeçarit: Po doli Nazimja do e vras. Gruaja: Nëna e intrigave Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Djali i 45-vjeçarit: Po doli Nazimja do e vras. Gruaja: Nëna e intrigave Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Djali i 45-vjeçarit: Po doli Nazimja do e vras. Gruaja: Nëna e intrigave Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Djali i 45-vjeçarit: Po doli Nazimja do e vras. Gruaja: Nëna e intrigave Nazimja-me-gruan-e-fiqirut
Tiranë- Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vjet burg Nazime Vishën për akuzën “vrasje me paramendim”, nga të cilat do të vuajë 10 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, bashkëshortja e viktimës Fiqiri Muça nuk është e kënaqur nga vendimi.

Mynyre Muça, nëna 40- vjeçare e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, ka dëshiruar dënim me burgim të përjetshëm për 18-vjeçaren, e cila i vrau të shoqin 45-vjeçar, pas një afere intime për katër vite me radhë. Shtëpia përdhese e familjes Muça në fshatin Kullë të Manzës ishte katandisur edhe më e varfër nga ç’e lamë nga morti i 9 muajve më parë.

Për të kaluar dimrin, Mynyrja thotë se është zhytur në borxhe edhe “për thesin e miellit”, ndërsa një kredie e marrë në bankë nga i ndjeri i janë shumëfishuar interesat. Nuk merr ndihmë financiare nga shteti, edhe pse nuk ka asnjë krah pune, dhe vajza e madhe ka probleme shëndeti e duhej të ishte në KEMP. Më i vogli i familjes, Danieli 6-vjeçar, duket mjaft i shkathët për moshën që ka. Me naivitet fëmije hiqet si burri i shtëpisë, por edhe të frikëson njëkohësisht, pasi flet për gjakmarrje. “Po doli ajo (Nazimja) nga burgu, do ta vras unë kur të rritem”, thotë 6-vjeçari, ndërsa shton sa e sa fjalë të tjera të këtij lloji. E ëma e kritikon ashpër, por ai, moskokëçarës, me ironi vogëlushi, përgjigjet vetëm “ëhëëë, ëhëëëëë”. Kjo është pak a shumë situata në shtëpinë Muça, pas vrasjes së kryefamiljarit nga 18-vjeçarja Nazime Visha mesnatën e 13 gushtit 2012. Dhe çfarë do të lexoni më poshtë, është një pjesë nga biseda për gazetën “Panorama” me bashkëshorten e viktimës, Mynyre Muça.

Gjykata e Tiranës e dënoi Nazime Vishën me 15 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit tuaj, prej të cilave do të vuajë 10 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Jeni e kënaqur me dënimin?

Jo, nuk jam aspak e kënaqur. Nuk mund t’ia hedh dot poshtë punën që ka bërë Prokuroria për çështjen. Na kanë qenë në shtëpi, kanë marrë dëshmitë disa herë etj. Megjithatë, prisja që ajo (Nazimja) të mbetej pas hekurave përjetë. Ajo duhet të dënohej maksimalisht, jo të dalë që andej në më pak se 10 vjet. Ajo vrau birin e një nëne, një bashkëshort, vrau babain e 5 fëmijëve, që sot janë jetimë dhe po vuajnë për copën e bukës. Nazimja vrau gjithashtu edhe përdhunuesin e saj…

Çfarë përdhunuesi?

Ajo ka bërë të gjitha llojet e intrigave për t’u martuar me Fiqiriun, për ta ndarë nga mua dhe fëmijët. Dhe ia arriti qëllimit, veçse për së vdekuri. Burri im po kalbet në varr, por ajo duhet të kalbet në burg. Por gjatë lidhjes së tyre 4- vjeçare Nazimja ka qenë minorene.

Vetë ajo deklaroi në gjyq se ka qenë një fëmijë, duke i kërkuar mëshirë gjykatës para vendimit. Burgimi përjetë që kërkoni ju, a nuk është paksa i ashpër nisur nga mosha e saj kur është abuzuar?

Nazimja është një fëmijë? Fëmijë-djall, ndoshta. Ohhh, ju nuk e njihni. Ju nuk e dini se çfarë është në gjendje që të bëjë ajo. Gjyqtarët mos ta shohin si viktimë, pse bën si e pafajshme dhe fshihet pas moshës. Ajo është “nëna e intrigave dhe e mashtrimit”. Ajo bëri lëmsh për 4 vjet dy familje, që ishim edhe krushqi. Edhe tani që është në burg, na merr në telefon dhe nuk flet.

Ku e dini ju se është Nazimja në telefon, derisa ajo nuk flet?

Kush do t’i bjerë kush tjetër numrit tim apo numrit të vjehrrit tim. Ajo i ka ditur numrat tanë përmendësh. Pastaj në telefon vijnë herë thirrje anonime dhe herë thirrje me numër kabine. Jam e sigurtë që po të verifikohen këto telefonata, do të vërtetohet se thirrjet vijnë nga burgu ku është ajo. Ka mendje aq djallëzore dhe vetëm fëmijë që nuk është ajo. Unë do të dëshiroja që kur Gjykata ta marrë në rishqyrtim çështjen e saj, ta lërë përjetë në burg. Ndryshe nga ajo çfarë nuk mund të presësh…

Për shembull, çfarë prisni ju se mund të bëjë Nazimja pasi të dalë nga burgu?

Po doli nga burgu ajo mund të vrasë sërish në familjen tonë. Na kanë ardhur “haberet” (informacionet) që ka thënë se “kur të dal nga burgu, do t’i shfaros një e nga një”. Ajo u mësua me vrasje dhe ngaqë nuk i ecën planet e veta, intrigat e veta, nuk ka për ta lënë kurrë me aq. A e keni parë edhe kur del në gjyq, se si kapardiset?

Si “kapardiset”?

Sikur po shkon në sfilatë mode dhe jo se po del për t’u gjykuar për vrasje. Kishte shkruar edhe një letër, sa kur e dëgjova desh thyeva televizorin nga nervat. Më vinte inat se si ajo (e shan me fjalë të rënda), përpiqej t’u hidhte hi syve edhe gjyqtarëve për t’u hequr si e pafajshme. Por po doli ajo nga burgu, mjerë familja jonë, por edhe ndonjë familje tjetër që ajo do t’u futet në mes. Se ajo është mësuar, nuk rri dot pa shkatërruar ndonjë familje, pa bërë intriga.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons